What's new
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Isa Mustafa: Kosova Flagge wird geändert

B

Bendzavid

Guest
Die Flagge sieht besser au als dieser billige Zypernabklatsch.
 
L

Liiinaaa

Guest
ich finde, die normale flagge (die albanien hat) trotzdem am besten !!
 
L

Liiinaaa

Guest
und außerdem finde ich, dass auf dieser flagge zu viel schnick schnack dauf ist !! und ich denke nicht dass >>dardania<< drauf stehen wird, das bringt nur alle "nicht albaner" durcheinander :)
und außerdem passt der blaue hintergrund nicht -.- wenn dann nur kuq e zi bre bac
 

FloKrass

Dvoglavi orao
ich bin für die neue Staatsflagge, sie hat starke Symbolkraft und repräsentiert uns am besten :fts:

Gjendja-Sociale-ne-Kosove.JPG
 
Isa Mustafa (LDK) verspricht dass die Flagge von Kosova plus Hymne die von Hashim Thaci vorgeschlagen wurde geändert wird sobald die LDK an die nötige Macht gelangt. Man wird versuchen ein Einverständnis von den kosovarischen Bürgern einschließlich den Minderheiten zu bekommen.

Die Flagge von Ibrahim Rugova soll zukünftig als Staatsflagge dienen
frag mich wie das gehen soll die Serben werden sich wieder quer stellen
falls das klappen sollte bin ich auch für diese Flagge sie sieht viel besser aus und hat immerhin was historisches (Dardania alte Bezeichnung Kosovas plus Doppelkopfadler)

800px-Dardania_Flag.svg.png


Do ta vendosim flamurin e Rugovës



Jeton Llapashtica | 04-03-2012 09:01 CET


Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka premtuar të shtunën se do t’i ndërrojë simbolet shtetërore të Kosovës sapo të vijë në pushtet partia që ai e drejton, dhe në vend të tyre do t’i sjellë simbolet e propozuara nga ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova. Largimin e flamurit dhe himnit shtetëror, që konsiderohen si simbole të sjella nga kryeministri Hashim Thaçi, kryetari i LDK-së ka thënë se do ta bëjë në pajtim me të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe minoritarët.
“Vlerësojmë qind për qind se do të vijmë në pushtet dhe atëherë ne do të zhvillojmë procedura qind për qind demokratike, në mënyrë që flamuri i ardhshëm i Kosovës të jetë flamuri i Dardanisë dhe himni i ardhshëm të jetë himni i Ibrahim Rugovës, por jo me procedura jodemokratike. Nëse pajtohen të gjithë qytetarët e Kosovës, natyrisht kjo kërkon edhe pajtimin e minoriteteve, edhe pëlqimin e faktorëve që na kanë ndihmuar, ne do ta bëjmë me një procedurë të rregullt demokratike. Synimi ynë është se Kosova i meriton ato simbole dhe ato të jenë simbole të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa.
Këtë deklaratë i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka bërë pak kohë pas përfundimit të Kuvendit të Punës, ku anëtarët e LDK-së e kanë miratuar programin dhe statutin e ri të partisë.
Mustafa: Po forcohemi për të qeverisur
Kryetari i partisë më të madhe në opozitë, Isa Mustafa, ka thënë se miratimet në fjalë janë shenjë se LDK-ja po përparon dhe po forcohet që në një të ardhme të vijë në pushtet dhe ta forcojë shtetësinë e Kosovës. “Ne e bëmë një hap të cilin e kemi premtuar me kohë se do ta zgjerojmë LDKsë me njerëz të rinj. Sot, pranuam njëzet të rinj si anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike, prej të cilëve njëmbëdhjetë janë femra dhe nëntë meshkuj. Po ashtu e kemi si orientim tonin që ta përmirësojmë pjesëmarrjen e femrave në organet udhëheqëse të LDK-së”, ka thënë Mustafa.
Ai ka bërë të ditur se pas ndryshimeve të statutit dhe programit, LDK-ja tashmë e ka një Këshill të Përgjithshëm me disa anëtare të rinj dhe me tetë anëtarë më pak. Por, teksa janë zhvilluar punimet e Kuvendit të Punës, anëtarë të kësaj partie janë larguar nga salla. Njëri nga ta, ish-kryetari i Degës së LDK-së në Gjakovë, Haxhi Kamberi, ka thënë se po eliminohen figura të caktuara dhe se partia e Isa Mustafës nuk po punon sipas vlerave që ka instaluar Ibrahim Rugova.
Por, lideri i LDK-së ka thënë se ndryshimet në Këshill të Përgjithshëm kanë të bëjnë me largimin e personave të shumtë nga një degë që përfaqësohen në Këshillin e Përgjithshëm dhe atyre që tashmë nuk përfaqësojnë ndonjë degë. “Nuk është përjashtuar nga partia Haxhi Kamberi, por ai nuk do të jetë më anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, sepse ai nuk është më pjesë e degës në Gjakovë, e cila i ka bërë zgjedhjet dhe e cila i ka përcaktuar njerëzit se kush do të jetë në këtë Kuvend dhe në Këshillin e Përgjithshëm”, ka theksuar ai.
Sejdiu: Të mbahet miqësia me BE dhe SHBA
Në Kuvendin e Punës i pranishëm ka qenë edhe ish-presidenti i vendit dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, i cili megjithatë është larguar nga Kuvendi pak kohë pasi ai ka nisur punimet. Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm, Sejdiu, ka dhënë vërejtjet e tij për mbarëvajtjen e Kuvendit të Punës. “Mendoj se do të kishte qenë e udhës që të pyeten edhe delegatët për rendin e ditës se si do të zhvillohet puna e krejt kuvendit, por ishte në mënyrën si u prezantua. Unë mendoj se është e rëndësishme që secili anëtar i LDK-së të japë kontributin e tij maksimal në këtë kohë për zhvillimin e mëtejshëm të LDK-së”, ka thënë Sejdiu.
Derisa ka thënë se ndryshimet në statut dhe program nuk janë progres i veçantë, ai ka përmendur disa herë se LDK-ja duhet të mbajë miqësi të përhershme me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian dhe të jetë aktere e rëndësishme në procese të mëdha. “Miqësia ecën me mbajtje aktive të këtyre veprimeve, dhe kjo është e rëndësishme për ne, flas edhe për Kosovën edhe për LDK-në dhe nuk është një çështje që mund të jetë deri në një moment, të themi, e kapërceva lumin”, ka thënë ai, duke shtuar se LDK-ja duhet të jetë më produktive në opozitë.
Amerika e injoroi opozitën
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se opozita është injoruar nga përfaqësuesi i SHBA-ve në Kosovë. “Ne përmendësh nuk e dimë se kush çfarë mendon, sepse asnjëri nga përfaqësuesit diplomatik nuk na ka thirrur neve si parti e parë opozitare dhe të na thotë se po kërkohet kjo apo ajo. Ne nuk jemi konsultuar për këtë dhe natyrisht se meqë nuk jemi konsultuar dhe nuk kemi qenë pjesë e asaj marrëveshjeje (për fusnotën), i kemi dhënë qëndrimet tona prapa të cilave ne qëndrojmë, por kurrsesi kjo nuk do të thotë se nuk kultivojmë marrëdhënie të mira me SHBA-në, por ne e kultivojmë demokracinë që e kemi mësuar nga demokracia amerikane dhe ajo perëndimore”, ka thënë Mustafa.


Zëri • INFO - Ditari - Politik - Do ta vendosim flamurin e Rugovs

Einfach nur peinlich was sich einige Politiker Kosovas sich erlauben , hier wird ganz klar die albanische national flagge misshandelt .. hier wird ja iwie alle paar jahre dann eine neue flagge gebracht oder ?!?!
95% albaner , und in einem albanischen gebiet kann man die bürger dieses landes nur mit der albanischen flagge und hymne zufrieden stellen !!
 

BIG-Eagle

Top-Poster
Werde ich niemals akzeptieren. Es ist eine Parteiflagge, scheiss egal, von wem sie ist. Sie stellt eine Partei im Land dar und sollte auch so bleiben.

1. Selbst wenn , dich würde keiner Fragen.

2. Soetwas verstößt gegen die Verfassung Kosovo´s , da mann alle Minderheiten miteinbeziehen muss , auch laut dem Athisaari-Plan ist das Pflicht.
 

donnie_yen

speci kastraveci
Wenn, dann die Flagge Albaniens!!
Aber wird wohl nie passieren!
Alles leere Versprechungen von Musti!
 
Top