Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Jericho-muzik me mesazh

CrazyDardanian

Gesperrt
“Kanga jonë” - thirrja e “Jerichos” për zgjim kolektiv
Publikuar: Sot, më 10 maj 2011

jericho2_1005111314_4.jpg


Prishtinë, 10 maj – Tre vjet pasi e kanë kompozuar, grupi “Jericho ”, ka vendosur t’i bëjë orkestrimin këngës që bën thirrje për unitet e aktivizim më të madh të shoqërisë. Në tre muajt e fundit, ata kanë punuar intensivisht për t’i dhënë formë përfundimtare asaj që mban titullin “Kanga jonë”. Me këngën është promovuar edhe logoja e grupit, që tash do ta shoqërojë “Jerichon” në secilën paraqitje të tyre. “Kanga jonë” është e pesta në mesin e atyre që “Jericho” po grumbullon për të bërë kompilacionin “Gegë rock”, që synon ta përfundojë brenda vitit. Një koncert i madh në Prishtinë është planifikuar për fillimin e qershorit. Detajet për këto i ka dhënë Petrit Çarkaxhiu, frontmen i “Jerichos”, në një bisedë për “Kohën Ditore”.

Kujtimi për të kaluarën si thirrje për aktivizim

Për të nxjerrë më të mirën të mundshme, 6 minuta e 26 sekonda të këngës, “Jericho” ka punuar në studion e kompozitorit Florent Boshnjaku, muajin e fundit. Në tekstin, që e ka shkruar Çarkaxhiu, kujtohet e kaluara e shqiptarëve, derisa bën thirrje për një të ardhme ku ata do të ishin më të bashkuar. Çarkaxhiu ka thënë se kënga ka dalë natyrshëm aq e gjatë. Ka thënë se ndahet në dy pjesë.
“Pjesa e parë e këngës flet kryesisht se si jemi ne sot si shoqëri, e pjesa e dytë është si një lloj përkujtimi i asaj nëpër çka kemi kaluar 10-15 vjet më parë”, ka thënë Çarkaxhiu.
“Të paktën ne po mendojmë se në qoftë se njerëzit e kujtojnë atë që kemi kaluar më parë, interesi personal kish me ra e do të ngrihej interesi shoqëror më tepër”, ka shtuar ai.
Çarkaxhiu ka thënë se “Jericho ” gjithmonë muzikën e ka përdorur si medium së pari për të treguar se çka po mendojnë e me vonë edhe për të ndikuar te shoqëria.
Ai është kritik edhe ndaj klasës politike në vend, që sipas tij është e dhënë në përfitime të ngushta.
“Po shohim që populli është i dëshpëruar prej klasës politike, kemi parë shumë përçarje, teksa janë më shumë të koncentruar në interesa të ngushta personale”, ka thënë ai. “Prandaj kënga bën thirrje për një aktivizim më të madh qytetar”.
“Sa shpejt vitet kaluan, kjo këngë kujtimin ma sjell, sa lehtë të gjithë e harruam dhembjen që kishim njëherë”, janë disa nga vargjet e “Kanga jonë”. “Zemra për zemrën e tjetrit të jetë për ne si flamur”, është një tjetër varg.
Në videoklipin e që është lansuar përmes faqeve sociale facebook.com dhe yotube.com, ka përfshirë edhe arkivat e xhirimeve të asaj që ka ndodhur gjatë historisë së re të Kosovës.
“Kur punohet mirë dhe me përkushtim, njeriu e arrin efektin”, ka thënë ai.
Kori “Newborn” është mysafir i bendit në “Kanga jonë”, aranzhimi i të cilit është bërë nga kompozitori Trimor Dhomi.
“Me të jemi konsultuar për aranzhim, edhe të pjesës së fundit të këngës”, ka treguar Çarkaxhiu.
“Jericho ” ende nuk do të mund të performojë “live” këngën e prodhuar rishtas. Për këtë i duhen ushtrime shtesë. Çarkaxhiu premton se ajo do të ndodhë gjithsesi në një koncert që grupi është duke planifikuar ta mbajë në verë.
“Janë duke u negociuar datat 3 dhe 4 qershor, por ato mund të lëvizin. Me gjasë koncerti do të mbahet në sallën e Pallatit të Rinisë, për shkak se kemi vërejtur se aty akustika është më e mirë”, ka thënë ai.

“Gegë rock” - në fund të vitit

“Kanga jonë” është e pesta, në mesin e këngëve që do të përthekohen në kompilacionin “Gegë rock” që grupi synon të përfundojë brenda vitit. “Kur do të pushojë kjo kangë”, “Zgjohu”, “Tomlin e nonës”, dhe “Shkaba”, që nuk është pjesë e asnjë albumi, janë edhe katër këngët tjera që do të jenë pjesë e atij kompilacioni. Deri në fund të vitit do të prodhohen edhe 2 ose 3 këngë të tjera.
“Do të përfshijë këngë që janë përafërsisht të stilit të njëjtë, që kanë elemente folklorike, që kryesisht janë të kënduara në dialektin gegë”, ka thënë Çarkaxhiu.
Meqenëse janë këngë folklorike të rajonit të Kosovës, Shqipërisë së Veriut e Maqedonisë, për Çarkaxhiun nuk do të kishte kuptim nëse nuk do të këndoheshin në gegnishte. E në të njëjtën kohë, ata kanë dashur ta përdorim këtë si një lloj brendi që do të identifikonte stilin e tyre.
“Por kjo nuk do të thotë se ne gjithmonë do të bëjmë këso lloj muzike. Është një projekt që po duam ta finalizojmë”, ka thënë ai.
Bashkë me “Kanga jonë”, “Jericho” ka lansuar edhe logon që do ta shoqërojë së paku kompilacionin, e mbase do të shndërrohet në “letërnjoftim” të “Jerichos”. Faton Mikullovci, Shkumbin Brestovci e Edi Agagjyshi janë bërë bashkë për të krijuar atë. Skeleti në të zezë i shqiponjës, me koka të kthyera nga njëra-tjetra të vendosura në fushë të kuqe, është përmbajtja e saj. Ajo tregon ashiqare idealin e grupit. E skeleti tregon frymën e rockut.
“Mbase është pasqyrimi më i mirë i asaj se si është shoqëria shqiptare sot”, ka thënë Çarkaxhiu.
“Kanga jonë” - thirrja e “Jerichos” për zgjim kolektiv - Kulturë - Koha Net

kanga komplet:
YouTube - JERICHO - Kanga jone (Official HD)

vetem pjesa e dyt:
YouTube - JERICHO - Kanga jone ( B )
 
Ich mag Jericho, ihre Lieder haben so etwas melancholisches und passt gut zu den Texten, die sie singen.
 
Eine sehr interessante Band. Ja, besonders fallen sie mit ihren tiefsinnigen Texten auf. Sie haben auch eine recht poetische Ader, die man am meisten bei "Tomli nones" bemerkt. Die ganze Symbolik hat ihren Sinn und Zweck.

Persönlich gefällt mir das Lied ,,Kur do't pushojë kjo kâng" am besten. Denn nur ne massage kann ich mir auch in Büchern oder Vorträgen anhören. Da muss es auch musikalisch passen : )

MfG
 
Eine sehr interessante Band. Ja, besonders fallen sie mit ihren tiefsinnigen Texten auf. Sie haben auch eine recht poetische Ader, die man am meisten bei "Tomli nones" bemerkt. Die ganze Symbolik hat ihren Sinn und Zweck.

Persönlich gefällt mir das Lied ,,Kur do't pushojë kjo kâng" am besten. Denn nur ne massage kann ich mir auch in Büchern oder Vorträgen anhören. Da muss es auch musikalisch passen : )

MfG
Absolut meine Meinung wiedergespiegelt ;-)
 
Zurück
Oben