Jean Gardi
Spitzen-Poster
[h=1]Kishat ortodokse në Kosovë nuk janë trashëgimi serbe[/h]
Publikuar: 17.11.2012 - 09:38
Prishtinë, 17 nëntor - Politikanët dhe klerikët serbë i kanë mbyllur sytë para realitetit bashkëkohor dhe shohin ëndrra mitologjike mesjetare. Kështu thotë akademik Mark Krasniqi, sipas të cilit është koha që Serbia të heqë dorë nga politika e saj imperialiste, zaptuese të trojeve shqiptare në përgjithësi dhe nga ideologjia fashiste e Slobodan Milosheviqit. Në një intervistë për “Kohën Ditore”, akademik Krasniqi thotë se kishat, xhamitë, sinagogat e objektet tjera fetare janë vende ku, përveç tjerash, predikohet morali, toleranca e dashuria vëllazërore mes njerëzve. Nga ky aspekt këto objekte meritojnë respekt përkatës, pa marrë parasysh se cilës fe i takojnë.
“Mirëpo, disa kisha ortodokse mesjetare që janë në Kosovë, janë bërë ‘mollë sherri’ në marrëdhëniet serbo-shqiptare gjatë shekujve, për arsye të politikës ekspansioniste të Serbisë e të kishës së saj ortodokse”, thotë Krasniqi. Akademiku argumenton se si kishat i ka uzurpuar Serbia, megjithëse ato janë ndërtuar në kohën e sundimit të Bizantit në këto vise, para shtrirjes së Serbisë në këto anë.
Akademik Krasniqi flet edhe për atë se si kishat në Kosovë i kanë ruajtur me shekuj shqiptarët. E quan gabim fatal nëse do të pranohej propozimi i kryeministrit serb Ivica Daçiq, që të krijohet një njësit i veçantë me shumicë serbe, brenda policisë së Kosovës, për t’i ruajtur kishat.
Intervistën të plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”
Kishat ortodokse në Kosovë nuk janë trashëgimi serbe - Kultura - Koha Net