Komploti i Serbisë me “veshka”
![]()
Mbetjet mortore serbe ishte planifikuar tash një vit e gjysmë të sillen në mënyrë ilegale në Kosovë dhe të varrosen skaj kufirit me Serbinë. Këto mbetje do të vendoseshin në zonat ku hetuesit e Tribunalit të Hagës do të nisnin gjurmimet për hetimet rreth trafikimit të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovës.
Shërbimet serbe kishin gjetur grupin e kosovarëve për ta realizuar këtë plan të Serbisë që të sjellin “dëshmi” së në Kosovë është bërë trafikim i organeve. Për transportimin ilegal të një mbetje mortore shërbimi serb do të paguante 20 mijë euro. Kështu bëjnë të ditur burimet e besueshme të gazetës “Zëri”, të cilat zbardhin në detaje planin e shërbimeve serbe me trafikantët kosovarë.
Madje, sipas këtyre burimeve, bartja e tyre është planifikuar që të bëhet me veturat e ndihmës së shpejtë të spitalit rajonal të veriut të Mitrovicës, për të mos u dyshuar gjatë kontrollit kufitar nga policia dhe Doganat.
Ky plan është zbuluar gjatë një hetimi tjetër, derisa po përgjohej grupi i trafikantëve, të cilët u arrestuan ditë më parë për bartjen në mënyrë ilegale të kosovarëve përmes Serbisë në Evropë.
“Plani për sjelljen e mbetjeve mortore është zbuluar gjatë përgjimit për trafikimin ilegal të kosovarëve tash një vit e gjysmë”, sqarojnë mes tjerash burimet, duke shtuar se gjithçka është zbuluar përmes përgjimeve të telefonave.
“Aktualisht hetuesia ka mijëra faqe përgjime”, ka thënë një zyrtar i lartë pranë hetuesisë vendore. Arrestimi i tyre zyrtarisht nga policia është deklaruara të jetë bërë vetëm për trafikimin e kosovarëve përmes Beogradit, por për disa brenda këtij grupi, ka fakte shtesë me të cilat do të përballen së shpejti të pandehurit.
Disa nga grupi i trafikantëve të arrestuar madje dyshohen se për këtë “miqësi” me këto grupe serbe kanë përfituar materialisht nga këta të fundit. Këta serbë kanë qenë bashkëpunëtorë edhe për kontrabandimin e mijëra kosovarëve që në vitin e fundit kanë arritur që përmes territorit serb të kalojnë kufirin me Hungarinë.
Janë premtuar dëshmitarë të rrejshëm
Ka disa muaj që një grup kosovarësh ishin kontaktuar nga shërbimi serb, për të realizuar planin që përfundimisht 14 vjet pas përfundimit të luftës do të “gjendeshin dëshmi se gjatë luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ka bërë trafikim me organe të civilëve serbë”.
Grupi serb kishte rënë në kontakt me disa kosovarë nga qyteti i Rahovecit, me të cilët kishin nisur biznesin. Këta serbë kishin ofruar para të majme për grupin e kosovarëve në këmbim të kontributit që ata do të jepnin me sjelljen e mbetjeve mortore serbe.
Për më tepër, trafikantët nga Kosova kishin premtuar dëshmi shtesë se në Kosovë ka pasur trafikim organesh. “Gjatë bisedave të tyre, grupi nga Kosova i ka premtuar shërbimit serb se do të gjejnë edhe dëshmitarë të cilët pa problem do të dëshmonin rrejshëm nëse do të paguheshin mirë”, ka thënë zyrtari nga hetuesia vendore.
Por jo vetëm shërbimet serbe kanë pasur interes për grupin nga Kosova. Këta të fundit janë marrë vesh me shërbimin serb që t’i ndihmojnë gjatë transportimit ilegal të kosovarëve refugjatë që përmes territorit serb kanë dalë në Evropë.
“Rrjeti i kontrabanduesve kosovarë, përveç që ka marrë para nga kosovarët për të dalë jashtë, disa prej tyre kanë marrë të holla edhe nga shërbimet serbe për të punuar drejt realizimit të planit serb”, ka bërë të ditur burimi i gazetës “Zëri”.
Ata tashmë kishin bërë gati planin se si të realizohej ky mision. “Serbët janë zotuar se mund të përdorin veturat e spitalit rajonal të veriut të Mitrovicës me qëllim të bartjes së mjeteve mortore. Këto vetura nuk kontrollohen nga askush në kufi dhe për vite të tëra janë të dyshuara kur flitet për kontrabandim të barnave, derivateve etj.”, ka sqaruara më tutje burimi.
Policia e as prokuroria nuk flasin
Një pjesë e rrjetit të trafikantëve është goditur nga Policia e Kosovës me datën 23 korrik të këtij viti. Në katër regjione të Kosovës, policia ka arritur që të arrestojë tetë persona ndaj të cilëve një ditë më vonë është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji dhe atë pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Por zyrtarisht nga policia është bërë e ditur përmes një konference të jashtëzakonshme se është kapur grupi që po organizonte e po transportonte përmes autobusëve kosovarët drejt azilit. Deri më tash zyrtarisht nuk është bërë i ditur asnjë detaj lidhur me bashkëpunimin e bandës së trafikantëve me shërbimin e Serbisë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, edhe gjatë ditës së enjte ka konfirmuar se grupi i arrestuar ka të bëjë me kontrabandimin e emigrantëve, falsifikimin e dokumenteve dhe krim të organizuar. Ndërsa ai nuk ka mohuar e as pohuar se në të njëjtën grup ka njerëz që kanë qenë të përfshirë në planin e grupit serb.
Gazeta “Zëri” gjatë javës ka bërë përpjekje që të kontaktojë me policinë serbe përkatësisht me Ministrinë e Punëve të Brendshme, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur. Atyre u janë dërguar edhe pyetje përmes postës elektronike, ndërkohë që nuk është marrë asnjë përgjigje nga ata.
Edhe zyrtarët e Prokurorisë Themelore të Kosovës, të cilët janë bartës të hetimeve kanë heshtur përballë insistimit të gazetës për rastin në fjalë.
Ndërkohë është mësuar se zyrtarët e misionit të EULEX-it, nuk kanë qenë të përfshirë në hetimin e këtij rasti.
Kjo është kuptuar edhe në komunikatën që ky mision e ka lëshuar një ditë pas aksionit të policisë ku ka komplimentuar Policinë e Kosovës për punën e kryer.
Të arrestuarit për trafikim
I pari në listën e të dyshuarve të prokurorisë është Shani Sahitaj (56) nga fshati Qifllak i komunës së Rahovecit. Nga e njëjta komunë, por nga fshati Dejnë, është edhe i dyshuari i dytë Bejtullah Bytyqi (37), i cili deri në ditën e arrestimit ka punuar në agjencinë e udhëtimit “Destani Trans”.
Pronari i restorantit “Bezeraj” që gjendet në Raushiq të Pejës, Sefedin Bezeraj (44) është i dyshuari i tretë, derisa i katërti në listën e prokurorisë është Lulëzim Bajrami (37) që deri në ditën e arrestimit ka punuar kamerier në restorantin “Luma Petroll” në Lipjan.
Në qytetin e Ferizajt policia ka arrestuar ditën e njëjtë edhe Bashkim Vladin (33), ndërsa është i pesti në listën e të dyshuarve. Në këtë mes është edhe Premton Harxhi 38-vjeçar me prejardhje nga Peja, por që jeton e studion në një universitet privat në Prishtinë. Musaj Krasniqi (41) nga Denja e Rahovecit është dyshuari i parafundit në këtë listë, derisa në fund është Emrush Gashi (37) nga qyteti i Ferizajt.
Këta janë arrestuar të martën, ndërsa me duar të lidhura, të mërkurën, ata janë dërguar në Departamentin për krime të rënda të Gjykatës Themelore, ku edhe u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh. Masa e paraburgimit është caktuar nga gjyqtarja e procedurës paraprake dhe atë pas kërkesës së Isufajt.
http://www.zeri.info/artikulli/11162/komploti-i-serbise-me-veshka
Serbische Dienste haben seit mehr als eineinhalb Jahren geplant sterbliche Überreste von Serben auf illegale Art nach Kosovo zu überführen und sie dort an der Kosovo-Serbien Grenze zu begraben unzwar in den Zonen, wo Ermittler des Haager Tribunals nach Hinweisen auf den Organhandel suchen sollten. Die Serben hatten auch eine Gruppe von Kosovaren aus Rahovec arrangiert um diesen Plan zu realisieren indem sie "Beweise" bringen sollten. Für den illegalen Transport sollten 20.000 Euro pro sterblicher Überreste an den Kosovaren gezahlt werden und der Transport sollte durch Fahrzeuge des Rettungsdienstes vom Krankenhaus von Nordmitrovica erfolgen um nicht von der Polizei verdächtigt zu werden. Die Kosovaren hatten den Serben auch versprochen, dass sie falsche Zeugen bezüglich des angeblichen Organhandels zur Verfügung stellen würden, falls man sie gut bezahlen werde.