Jean Gardi
Spitzen-Poster
Kosova verbietet den Import des Mehls aus Serbien was krebsgefährdend ist.
Vor paar Tagen hat man auch im Mais der aus Serbien importiert wird den Schimmelpilz
"Aspergillus flavus" entdeckt der Krebs, Herzversagen oder Nierenbluten verursachen kann.
Das ist nicht das erste mal dass man solche Nachrichten hört aber die Leute in KS sind selbst
schuld wenn eines Tages einige von ihnen tot umfallen.
Kosova ndalon miellin e misrit kancerogjen nga Serbia
Publikuar: 16.12.2012 - 18:14Prishtinë, 16 dhjetor - Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit ka marrë vendim që të ndalojë importimin e miellit të misrit nga Serbia, pasi që ky miell është konstatuar të përmbajë veti kancerogjene.
Disa tonë miell me përmbajtje kancerogjene nga Serbia janë importuar së fundi edhe në Maqedoni. Agjencia qeveritare për ushqime dhe veterinari në Shkup ka bërë të ditur se 1.5 ton miell me përmbajtje kancerogjene ka përfunduar tek konsumatorët në Maqedoni, ndërsa një pjesë e madhe prej 8 tonëve është tërhequr nga tregu.
Lamir Thaçi, zëdhënës i AVUK ka njoftuar për ORAinfo se Kosova para dy javësh ka ndaluar importin e miellit të misrit nga Serbia.
Mirëpo, sipas tij, me të marrë lajmin se në Maqedoni është zënë miell kancerogjen nga Serbia, AVUK ka kontaktuar autoritetet maqedonase për të shikuar se për çfarë mielli bëhet fjalë, pasi që edhe Kosova importon nga ky shtet.
“Me të marrë lajmin që në Maqedoni janë vërejtur sasi të tilla të miellit, kryeshefi i AVUV-it ka kontaktuar autoritetet maqedonase për të marrë informata më të detajuara për këtë rast. Dhe aty jemi njoftuar që bëhet fjalë për miell misri që është ndalur për import para 15 ditësh nga ne”, është shprehur Thaçi.
Edhe udhëheqësi i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku ka tërhequr vërejtjen për rrezikun që kanoset nga importi i miellit nga Serbia.
“Ne si organizatë para 3 vjetësh kemi kërkuar nga institucionet që të bëhet një analizë e miellit dhe grurit të importuar nga Serbia, por kurrë deri më tash nuk kemi marrë ndonjë raport zyrtar të këtyre analizave”, është shprehur Kaçaniku.
Kosova ndalon miellin e misrit kancerogjen nga Serbia - Lajme - Koha Net
Misri nga Serbia i rrezikshëm dhe kancerogjen
Publikuar: 11.12.2012 - 09:54Prishtinë, 11 dhjetor - Bereqeti i sivjetm i misrit në Serbi është i kontaminuar, i helmuar, i infektuar me Aflatoksinë, një lloj këpurdhe “Aspergillus flavus “, që është bashkëdyzim i rrezikshëm, kancerogjen dhe sulmon mëlqinë duke shkaktuar kancer, por që prekë dhe organet tjera, thotë në një komunikatë shoqata “Konsumatori”.Ndërmarrja për kontrollin e cilësisë “ SGS Srbia “ ka njoftuar për dështimin e të lashtave të sivjetme të misrit në Serbi, që është një nga eksportueset më të mëdha në Rajon. Në laboratoret e SGS është konstatuar Aflatoksina, bashkëdyzim tejet kancerogjen i cili mund të gjendet në ushqimin për njerëz por edhe në ushqimin e kafshëve. Sipas SGS-së arsyeja e shfaqjes së Aflatoksin-nës, është thatësia e madhe që përcolli verën e sivjetme dhe agrobiznesin. SGS njofton po ashtu se vetëm 32% e bereqetit të sivjetshëm të misrit në Serbi është i shëndetshëm dhe i sigurt për ushqimin e njerëzve dhe për procesim. Një pjesë e të lashtave të sivjetme të misrit në Serbi që i përmbushë standardet mund të përdoret për ushqim kafshësh e pjesa tjetër për prodhimin e bioetanolit dhe të nishestes.
Koncentrimet më të larta të Aflatoksin-ës nga të lejuarat imponojnë reagimin e duhur dhe të menjëhershëm edhe në Kosovë, e cila është një nga importuesit më të mëdhenj të misrit nga Serbia. Importuesit, distributorët, depot, shitësit me shumicë e me pakicë, përpunuesit...duhet të jenë tejet të kujdesshëm në raport me këtë artikull jetik për ushqimin e njerëzve dhe kafshëve si dhe për industrinë dhe agrobiznesin. Masat për mbrojtjen e konsumatorit duhet të jenë të organizuara mirë dhe me një përfshirje të gjerë horizontale e vertikale të të gjithë faktorëve relevantë. Këto masa është dashur të ndërmerren me kohë dhe menjëherë. Çuditërisht Institucionet, Asociacionet e as Mekanizmat e mbrojtjes së tregut akoma nuk kanë reaguar as me informim as me fushata vetëdijesimi të publikut, pikë së pari të konsumatorit.
Problemi me Aflatoksin-ë, ka marrë përmasa pandemike sepse është shfaqur, në përmasa më të vogla, edhe në Hungari, Rumani e Bullgari – kryesisht shtete ku furnizohet Kosova. Duke pasur parasysh afërsinë gjeografike dhe kushtet e ngjashme atmosferike që mbretëruan sivjet edhe në Kosovë është e pritur dhe e mundshme që ky problem të ketë prekur, ndoshta në përmasa më të vogla, edhe Kosovën. Është e udhës që kompetentët t i bëjnë studimet dhe analizat e duhura laboratorike dhe të dalin me një Raport kompetent para opinionit.
Duke pasur parasysh kufirin poroz, rrjetin e kontrabandës Serbi-Kosovë, performansat e pamjaftueshme të Mekanizmave të mbikëqyrjes së tregut dhe të sistemit të drejtësisë, e mbi të gjitha nivelit të ulët të ndërgjegjes dhe të kulturës / edukatës së disa afaristëve, në nivel Shtetëror duhet të ndërmerren masat e sigurisë dhe të parandalimit të importit të këtij misri në Kosovë, thuhet në një komunikatë të nënshkruar nga Selatin Kaçaniku.
Misri nga Serbia i rrezikshëm dhe kancerogjen - Ekonomi - Koha Net