Zhvillimet në Palestinë dhe çështja e Kosovës, janë dy gjëra diametralisht të kundërta, thotë ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan.
“Kosova gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë, ndërsa Gaza dhe Bregu Perëndimor kurrë nuk kanë qenë në kuadër të Izraelit. Këto janë territore të okupuara ndërsa Serbia kurrë nuk e ka okupuar Kosovën. Paralelja do të ishte e arsyeshme në rast se serbët do të ishin okupatorë”, thotë ambasadori palestinez në një intervistë për gazetën “Danas” të Beogradit.
Në konstatimin se zyrtarët e Serbisë vazhdimisht falënderojnë shtetet që mbështesin sovranitetin serb në Kosovë, si dhe Izraelin dhe nëse autoritetet serbe Izraelin e konsiderojnë aleat, diplomati palestinez thotë se Izraeli nuk ka ndikim në zhvillimet rreth pavarësisë së Kosovës.
“Perëndimi e ka njohur Kosovën, e jo vendet muslimane dhe arabe. Nëse Izraeli ka ndikim mbi Perëndimin, përse nuk e ka shfrytëzuar në kohën e shpalljes së pavarësisë? Nëse dikush beson në ndikimin e Izraelit në lidhje me Kosovën, është në iluzione. Kosova nuk e ka fituar statusin e shtetësisë falë vendeve arabe dhe muslimane e jo falë Izraelit. Arabët kanë mbështetur qëndrimin e Serbisë dhe ende e mbështesin”, vlerëson ambasadori palestinez, edhe pse sipas gazetës autoritetet serbe nuk do ta njohin shtetin palestinez.
Pasi pranon se palestinezët janë shkolluar në Jugosllavinë socialiste e cila ka mbështet fuqishëm palestinezët, ai thotë se “tani edhe Serbia na mbështet”. Sipas tij, Serbia në OKB ka mbështetur shumë rezoluta për Palestinën. /qik/
This site uses cookies to help personalise content, tailor your experience and to keep you logged in if you register.
By continuing to use this site, you are consenting to our use of cookies.