What's new
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Kosovo Polizei verhaftet 6 Angehörige der serbischen Geheimpolizei M

KS.Rosu

Real Madrid cf!!!
Prishtinë, 25 shkurt - Drejtoria për  hetimin e krimeve të renda në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës kohë më parë ka pranuar informacione  se strukturat e organizuara ilegale të Ministrisë se Punëve të Brendshme të Serbisë  janë duke kryer veprimtari kriminale në Kosovë.

Bazuar në këto informacione Policia e Kosovës nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qarkut në Gjilan ka zhvilluar hetimet preliminare, hetime të cilat kanë rezultuar me dyshimin e bazuar se ky grup personash kanë kryer veprat penale “ Sulm kundër rendit juridik të Kosovës dhe Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”

Sot me 25.02.2012  ne orët e hershme të mëngjesit, Drejtoria për hetimin e krimeve të renda e asistuar nga njësitet speciale të PK-së ,kanë zbatuar Urdhëresën e Gjykatës  se Qarkut  të Gjilanit për bastisje në shtatë lokacione, me qellim të sigurimit të provave materiale,  me ç’ rast janë ndaluar gjashtë persona  të dyshuar

Personat e  ndaluar gjatë këtij operacioni janë:  Z. Deniq, M. Dimitrieviq, T. Deniq, N. Trajkoviq, D. Stojkoviq. G. Matrapazovic

Gjithashtu gjatë këtij operacioni policor janë konfiskuar ne cilësi të provave materiale  armë dhe gjësendet të tjera: 1.  pushkë e llojit M48, 1. pushkë gjuetie, 1  pushkë ajrore,

1. Arme revole TT 762 m, 473 fishek 7.62 m , 2. Uniforme e policisë Serbe kompletë

4  Lop Top 2 Shtëpiza Kompjuterëve, 5  Kartela Identifikuese  të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.  Disa dokumente tjera relevante me ketë raste.

 Ky operacion policor është realizuar nën mbikëqyrjen e Prokurorisë se Qarkut ne Gjilan dhe me autorizim te prokurorit te dyshuarve iu është shqiptuar  masa e ndalimit policor.

 
Die kosovarische Polizei hat in den heutigen Morgenstunden 6 Angehörige der serbischen Geheimpolizei MPB in Gjilanë verhaftet ,die 6 Männer waren schwer bewaffnet.


Tja Herr "Fettsack Milosevic -Handlanger Dacic "der Schuss ging wohl in die Hose!
 

 
 
Top