Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Kosovo Security Force

I

IbishKajtazi

Guest
Fsk i blen armet e para

Zyrtarë nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe drejtuesit e kësaj force thonë se po punojnë që sa më parë të bëhet funksionalizimi i plotë të FSK-së, duke përfshirë këtu edhe pajisjen me armatim ashtu siç është e paraparë me ligj. Në kuadër të këtij procesi, zyrtarë nga MFSK deklaruan për Kosovapress së tashmë e kanë bërë pagesën e 375 armëve të gjata dhe bartja e tyre nga vendi i blerjes do të bëhet shumë shpejt për Kosovë.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në shtator të vitit të kaluar ka filluar së vepruari me kapacitete të pjesshme operative dhe më pas i ka nisur stërvitjet e avancuara, nga të cilat do të përgatiten pjesëtarët, që më vonë t’i marrin përgjegjësitë për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë në Kosovë.

Në kuadër të këtyre përgatitjeve është duke vazhduar puna e Grupit të Përbashkët Punues për përcaktimin e llojit të armatimit që do të ketë FSK-ja dhe tashmë është bërë edhe pagesa e armëve të para me të cilët do të pajiset FSK.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi gjatë prezantimit të raportit njëvjeçar mbi zhvillimet në FSK edhe ka pohuar për nënshkrimin e disa kontratave për blerjen e disa llojeve të armëve dhe municionit.

Është bërë prokurimi dhe nënshkrimi i kontratave nga MFSK dhe për armët e gjata G36 janë të paguara 375 copë. Të gjitha procedurat janë kryer dhe pritet vetëm licenca e bartjes së transportit të tyre. Municioni një pjesë ka ardhur është 5.56 i cili është kontraktuar me Zvicrën, pajisjet e komunikimit Harres janë të SHBA-ve, si dhe pistoletat Glok 17 të cilat kanë ardhur para vitit të ri”, ka thënë Selimi.

Zyrtarët e Ministrisë së FSK-së, vlerësojnë se kjo forcë është në rrugë të mbarë për të arritur në nivelin e dëshiruar të profesionalizmit të saj dhe se gradualisht dhe me hapa të sigurt do të jetë e gatshme që sipas afateve të t’i marrë përgjegjësitë në lidhje me sigurinë në Kosovë.

Zëdhënësi i MFSK-së, Ibrahim Shala ka thënë për Kosovapress se procedura e armatimit të FSK-së është në përfundim e sipër dhe tani pasi ekspertët e FSK-së kanë përzgjedhur llojin e armëve dhe janë përcaktuar për sasinë, armët pritet së shpejti të vijnë në Kosovë.

“Procedura për armatimin e FSK-së pothuajse është në përfundim të saj. Është shpallur një konkurs inter - ndërkombëtar, është përzgjedhur kompania, pastaj ekspertët e FSK-së kanë përzgjedhur edhe llojin e armëve, janë marrë vesh edhe për sasinë e armëve dhe armët pritet së shpejti të vijnë në Kosovë, të magazinohen dhe pastaj t’u shpërndahen pjesëtarëve të FSK-së. Do të thotë jemi në procedurat e fundit dhe shumë shpejt ndoshta do të kemi mundësinë për të informuar mediat se kur do të bëhet armatosja e pjesëtarëve të FSK-së me armë të krahut, me armë të lehta, që e përcakton edhe ligji”, ka thënë Shala.

Mirëpo, zyrtarët nga MSFK nuk kanë treguar në detaje për llojin e armatimit dhe paratë që janë shpenzuar për të blerë armët e para për FSK-në.

Ndërkohë, gjenerallejtënant Sylejman Selimi gjatë prezantimit të raportit njëvjeçar mbi zhvillimet në FSK para Komisionit për Mbikëqyrjen e FSK-së, tregoi edhe për përgatitjet që janë duke u bërë në hartimin dhe plotësimin e disa ligjeve.

Forca e Sigurisë së Kosovës parashihet të ketë 2500 pjesëtarë aktivë dhe 800 rezervë. Aktualisht personeli i FSK-së është i përbërë prej 1816 pjesëtarëve, prej tyre minoritete janë 111 ose 6.11 për qind, femra 58 ose 3.1 për qind, ndërsa të trajnuar janë të gjithë pjesëtarët. Numri nga ish- pjesëtarët e TMK-së të përzgjedhur në FSK është 1423, do të thotë e përbëjnë mbi 50 për qind të FSK-së, ndërsa nga rekrutimi i shoqërisë civile është prej 382 pjesëtarëve.
Misioni i parë i FSK-së jashtë vendit është intervenimi gjatë përmbytjeve në Shqipëri, i cili si nga autoritetet vendore, ashtu edhe nga ato të KFOR-it dhe NATO-s është vlerësuar të ketë qenë i suksesshëm.


Für alle die kein albanisch können die Kosovoarmee führt das G36 als Standartlangwaffe ein, daneben wurden auch Pistolen vom Typ Glock 17 gekauft die bereits geliefert wurden ausserdem wurde auch Kommunikationstechnik gekauft. Die ersten 375 Gewähre werden geliefert sobald von einigen Ländern eine Transitgenehmigung erteilt wurde.
 
Procedura për armatimin e FSK-së pothuajse është në përfundim të saj.

Und sowas will in die EU? :rolleyes:
 
Zurück
Oben