Ciciripi
Sfiduesi Demokrat
[h=1]Krusha e Madhe dëshiron të bëhet komunë[/h]
Banorët e Krushës së Madhe, që llogaritet të jetë fshati më i madh në Kosovë, i kanë drejtuar Ministrisë së Pushtetit Lokal një letër me të cilën kërkojnë që fshati i tyre të avancohet në komunë.
Kadri Dellova, zyrtar i Këshillit të fshatit për themelimin e Komunës së Krushës së Madhe, ka thënë se kërkesa e tyre për status të komunës bazohet edhe në Ligjin për decentralizim të Kosovës, shkruan Koha Ditore.
“Këshilli i fshatit të Krushës së Madhe, që nga nëntori i vitit 2012, e ka adresuar kërkesën në MAPL për formimin e Komunës së Krushës së Madhe, që do të përfshijë edhe fshatrat Celinë dhe Nagavc. Kërkojmë nga MAPL-i i Qeverisë së Republikës së Kosovës që fshati Krushë të shpallet Komunë, duke u bazuar në Ligjin për decentralizim të Kosovës”, ka thënë Dellova. Sipas tij, kërkesat e shumë aktivistëve të këtij fshati janë përsëritur në takime të ndryshme dhe se janë në pritje të marrin një përgjigje pozitive nga përfaqësues të institucioneve të vendit. ”Krusha e Madhe llogaritet si fshat më i madh në Kosovë. Ai ka 7 mijë banorë dhe si bashkësi lokale me fshatrat Celinë dhe Nagavc ka rreth 13 mijë banorë. Në të zhvillohen disa veprimtari ekonomike, por prioritet mbetet bujqësia me degët e saj”, ka bërë të ditur ky zyrtar fshati, derisa ka numëruar se ka infrastrukturë të zhvilluar, institucione dhe shoqata të ndryshme. Dellova ka treguar se shkolla fillore “Bajram Curri”, ka rreth 1 mijë nxënës, ajo e mesme “Ukshin Hoti”600 nxënës, pastaj qendrën rinore “Shpresa”, kooperativën bujqësore “Krusha e Madhe”, fabrikat për përpunimin e perimeve dhe ajvarit “Gratë fermere”, si dhe shumë shoqata e klube të tjera.
”Në Krushë ushtrojnë veprimtari shumë ndërmarrje, biznese dhe operatorë të ndryshëm që, pos që kanë shumë të punësuar, gjenerojnë mjete financiare, që në të ardhmen mund të mbajnë financiarisht Krushën e Madhe, nëse bëhet komunë në vete”, ka siguruar Dellova. Ai gjithashtu ka pohuar se fshati ka infrastrukturën urbane, rrugë të asfaltuara, rrjetë kanalizimi dhe ndriçim publik, gjë që i përngjan një qytetit që e meriton të bëhet Komunë.
Në mbështetje të Këshillit për themelimin e Komunës së Krushës kanë dalë edhe banorë të këtij dhe të fshatrave të sipërthënë. Qerim Rexhepi, banor i Krushës, thekson se ky vendbanim i përmbush të gjitha parametrat për të qenë komunë. ”Është kërkesë e arsyeshme dhe valide, sepse populli e kërkon. Do të krijonte jetë më të përshtatshme. Ka kuadro për të gjitha nevojat e një organi vendimmarrës. Ndoshta do të shtohen shpenzimet në nivel qendror, por do t`u ndihmonte banorëve të mos ngarendin për një dokument deri në Rahovec”, shprehet ky banor. Njëjtë shprehet edhe banori tjetër i këtij fshati, Halit Gashi. Ai thotë se ky fshat e meriton të bëhet komunë në bazë të numrit të popullsisë.
”Më mirë do të ishte me u bë komunë, sepse do të kishim më afër shërbimet komunale, jo të udhëtojmë deri në Rahovec, etj.”, ka thënë Gashi. Kurse, Aliriza Fetahu, thotë se Krusha i ka 7 mijë banorë, Celina 3 mijë e po aq edhe Nagavci.
”Madje, edhe Krusha e Vogël, që i takon Komunës së Prizrenit, mund t`i bashkohet Komunës së Krushës së Madhe, sepse është shumë e logjikshme. Nuk e di sa mund t`i bashkohen edhe fshatrat Fortesë dhe Hoçë e Vogël. Nagavci dhe Celina, gjithnjë bazë e kanë pasur Krushën e Madhe”, ka pohuar Fetahu.
Nga ana tjetër, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbështetur kërkesën e banorëve të Krushës, sepse, sipas tij, krijimi i dy apo më tepër komunave në këtë rajon do të ndikojë në dinamizmin e jetës institucionale, politike dhe ekonomike, ndaj duhet të ecim në përputhje me kërkesat e ligjshme dhe të natyrshme të qytetarëve.
”Bazuar në Planin Zhvillimor Komunal 2013- 2022, Rahoveci ka qendrën komunale (Rahovecin) dhe dy qendra sekondare, Krusha e Madhe dhe Ratkoci. Mbi këtë bazë mendojmë se do të ishte zhvillim normal dhe logjik që këto dy qendra sekondare të avancohen në njësi komunale. Në debatet e zhvilluara me qytetarë për PZHK është kërkuar që edhe Xërxa të jetë qendër sekondare, për shkak të numrit të madh të bizneseve dhe potencialit të madh ekonomik, turistik e njerëzor”, ka theksuar kreu komunal. Latifi mendon se me krijimin e komunave të reja do të hapej mundësia e zhvillimit më të hovshëm ekonomik të këtyre
rajoneve, prandaj ne i mbështesim tendencat pozitive në terren.
Nga ana e tyre, zyrtarë të MAPL-it, janë shprehur krejt ndryshe në lidhje me kërkesën e krushjanëve. Besnik Osmani, sekretar i MAPL-it, tregon se Këshilli i fshatit Krushë e Madhe në muajin dhjetor 2012 ka bërë një kërkesë në këtë Ministri që ky vendbanim të organizohet si njësi e vetëqeverisjes lokale (komunë) në të ardhmen e afërt.
”Janë rreth 15 kërkesa të ngjashme. Procesi i ndryshimit të kufijve administrativë të komunave është paraparë me Ligjin e kufijve administrativë anekënd Kosovës, të cilat nuk mund të trajtohen pa një Ligj për referendumin lokal (kur ndryshimet vijnë si kërkesa qytetare) dhe që ende nuk është miratuar, ose kur Qeveria do të ketë një strategji për riorganizimin komunal (që nuk e ka për synim në dokumentet e tanishme)”, ka shpjeguar Osmani. Ai përmes postës elektronike ka bërë me dije se MAPL-i tani është duke punuar në Strategjinë Afatmesme 2014-2017, ndërsa ky dokument pritet të miratohet në Qeveri në fund të vitit 2013.
Krusha e Madhe dëshiron të bëhet komunë - Nacionale | ORAinfo.com - Nuk ndalet