Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Maqedoni: Shqiptaret ortodoks te harruar e te asimiluar.

Ciciripi

Sfiduesi Demokrat
Maqedoni: Shqiptaret ortodoks te harruar e te asimiluar.

Shqiptarët ortodoks në Maqedoni janë një komunitet që nuk njihet zyrtarisht edhe pse ata janë realitet dhe realiteti rreth tyre është një çështje e heshtur. Janë në numër të vogël apo simbolik ata që deklarohen se janë shqiptarë, mirëpo me fe ortodokse. Branko Manolovski është shqiptari ortodoks, një patriot dhe atdhetar që për agjencinë e lajmeve INA rrëfen historinë dhe të vërtetën e sotme për ortodoksët, rrënjët dhe shuarja e tyre. Fshatrat e Rekës së Gostivarit janë zonat e populluara dikur me shumicë popullësi shqiptare me fe ortodokse, por edhe vendbanime në pjesën juglindore të Maqedonisë.
Manolovski bën të ditur se pas pushimit serb nga viti 1913 filloi edhe asimilimi dhe presioni ndaj shqiptarëve ortodoks të këtyre trevave për të ndryshuar mbiemrat e tyre.
”Familjes sonë iu imponua mbiemri Tanasheviq, kurse familjes se katër vëllezërve të Josif Bagerit, – Simonit, Todorit, Mihailit dhe Manailit, – që jetonin po në këto hapësira, iu imponua mbiemri Jovanoviq, meqë Babai i Josifit dhe i vëllezërve të tij quhej Jovan, i biri i Nikollës. Mbiemrin Tanasheviq u detyrua ta mbaj edhe djali i Dhimitrit, gjegjësisht Babai im, Manojli, i cili lindi në vitin 1903 dhe rrojti deri në vitin 1983”, thekson për agjencinë INA, Manolovski.
Sipas tij, janë akademikë, personalitete të mirënjohura të fushave të ndryshme të politikës, letërsisë, artit dhe fushave të tjera që janë shqiptarë ortodoks, mirëpo ata deklarohen publikisht se janë maqedonas.
Ish Kryetari i Akademisë se Shkencave të Maqedonisë, Mateja Matevski është shqiptarë. ”Akademiku i shquari Matevski vazhdon të heshtë se prindërit e tij ishin shqiptarë. Do të bënte gjynah nëse do të thoshte se ata ishin tjetër soj. Kisha një shok timin të ngushtë në shkollën 8-vjeçare në Gostivar. Me te flija në të njëjtën dhomë në konvikt. Emrin e ka Gligor Jovanovski, i cili tani është anëtar i Akademisë se Shkencave të RM-së. I njihja prindërit e tij – që të dy shqiptarë. Dhe vetëm para 6 vitesh mësova se ky shoku im është stërnip i Josif Bagerit, pra, djali i Isaisë ishte djal i Manojlit, e ai ishte vëllai i Josifit”, nënvizon Manolovski.
Historianët dhe gjeografët shqiptarë në Maqedoni nuk meren akoma me studimin e detajuar të origjinës dhe shpërndarjes së shqiptarëve ortodoks. Rënia e martesave midis familjeve ortodokse shqiptare, migrimi i brendshëm dhe zonat e izoluara kanë bërë shumë familje të shpërngulen në qendra të mëdha dhe të asimilohen brez pas brezi. Një pjesë e këtyre familjeve kanë qenë të detyruar që të ndryshojnë identitetin e tyre kombëtar nga presionet e regjimeve në të kaluarën.
Një nga emrat e dalluar gjatë historisë nga shqiptarët ortodoks është Josif Bageri, i lindur në Nistrovë të Rekës, në vitin 1870, në një familje e shquar për atdhedashurinë e saj, por i njohur si një nga atdhetarët dhe intelektualët e dalluar shqiptarë të periudhës së Rilindjes Kombëtare. Për herë të parë në Shkup së shpejti pritet të ngritet busti i tij në pjesën qendrore të kryeqendrës.
 
ich habe noch nie orthodoxe albaner gesehen immer nur katholische dabei solls ja von denen garnichtmal so wenige geben, früher dachte ich sogar es gibt mehr orthodoxe als katholische mittlerweile bin ich mir nicht mehr so sicher
 
Warst du noch nie in Albanien ? In Albanien gibt es doppel so viele Orthodoxe Albaner wie katholische .
 
Gibt auch mehr orthodoxe Albaner, habe das erste mal in New York einen kennen gelernt :D Glaube die meisten sind eh in Griechenland, vielleicht Italien und den USA
 
Warst du noch nie in Albanien ? In Albanien gibt es doppel so viele Orthodoxe Albaner wie katholische .

nein ich war noch nie in albanien, in kosovo macht es für mich den eindruck als gäbe es mehr katholische als orthodoxe, wie es in albanien ist weiss ich nicht.
 
Gibt auch mehr orthodoxe Albaner, habe das erste mal in New York einen kennen gelernt :D Glaube die meisten sind eh in Griechenland, vielleicht Italien und den USA

also ich hab noch keinen kennengelernt, dafür katholische halt desöfteren, vielleicht hab ich deswegen einfach das gefühl dass die katholischen mehr vertreten sind :D
 
Zurück
Oben