You are using an out of date browser. It may not display this or other websites correctly. You should upgrade or use an alternative browser.
BalkanForum
Në vitin 1975, Mbreti Leka krijoi gjithashtu Ushtrinë Kombëtare për Çlirimin e Shqipërisë Etnike. Më 11.08.1972, senatori Strom Thurmond nga Karolina e Jugut i kërkoi kryetarit të Senatit Amerikan që marrëveshja e dalë nga Konferenca e Madridit të shkruhet në Rekordet (Records), organi zyrtar i Kongresit Amerikan. Në fjalën e tij në Senat atë ditë, Thurmond tha: “Shqiptarët në mërgim kanë rënë dakord për herë të parë që të bashkëpunojnë për t’ia kthyer lirinë një vendi, të cilit i është mohuar prej një kohe të gjatë”.
Menjëherë pas kësaj konference, Mbreti Leka nisi një turne të ri në vendet ku emigracioni politik shqiptar ishte i përqendruar. Në vitin 1973, ai vizitoi përsëri SHBA-të, ku zhvilloi takime të rëndësishme me Senatorë dhe Kongresmenë në Washington. Qëllimi i kësaj vizite ishte i shumëfishtë: shprehja e miqësisë dhe aleancës së popullit shqiptar me SHBA-të; sensibilizimi i opinionit ndërkombëtar për gjendjen në Shqipërinë komuniste dhe trojet shqiptare të robnueme; rikonfirmimi i konceptit të “Shqipërisë Etnike” dhe bashkimi i emigracionit shqiptar... Mbreti Leka: Nuk mund të ketë paqe në Ballkan, pa Kosovë e Çamëri - Lajme - Bota Sot
This site uses cookies to help personalise content, tailor your experience and to keep you logged in if you register.
By continuing to use this site, you are consenting to our use of cookies.