MEHMET PASH DERALLA - Herroy Kombetar (ILIRIDA)
Fati e ka sjellë që pikërisht këtë vit, është 168 vjetori i lindjes dhe 90 vjetori i vdekjes. Është një rastësi ndoshta që mund të na sjelli një situatë të re në Pollogun që është derdhur shumë gjak dhe që jo rastësisht Skënderbeu fitoi një ndër betejat më të fuqishme për hir të qumështit të nënës që ishte nga Gradeci i Pollogut. Në vitin 1843 kur lindi gjyshi im Mehmet Pash Deralla, pikërisht në Gradecin e Vojsavës në Pollog, ishin valët e kryengritjeve të mëdha të udhëhequra nga heroi kombëtar Dërvish Cara nga Pallçishti. Ishte viti kur shqiptarët e këtyre trevave drejtuan armët kundër Perandorisë Osmane, dhe siç shkruan prof. Seqirja Idrizi në studimin e tij botuar në 2007: "Pollogu në lëvizjen Shqiptare Kombëtare" 1899-1913, dhe në këtë lëvizje të fuqishme udhëhoqën dhe : Hasan Pash Deralla, Aqif Pash Deralla, Hifzi Pash Deralla. Nga gjiri i kësaj familje u rrit dhe u edukua dhe gjyshi im. Mësimet e para i mori ne vendlindje, shkollën e mesme e bëri në Shkup, (Shkruan Bardhosh Gace te gazeta "Flaka"1997, "Ata që shpallën Pavarësinë"). Studimet e larta i bëri në Stamboll, ndërsa Shtatëmadhërin përsëri në Stamboll ( 668 Gj. Titani), ishte koha kur Shqipërisë i mungonte një ushtri e vetja. Si ushtarak i lartë i Perandorisë Osmane M.P.Deralla u emërua Komandant i Xhandarmërisë në Bagdad të Irakut, Halep të Sirisë, ndërsa në vitet e Lidhjes së Prizrenit ishte emëruar komandant xhandarmërie në këtë qark në gradën "Gjeneral" që e kishte marrë që në moshën 35 vjeç. Nuk dua të shkruaj gjatë për gjyshin tim se me siguri do të shkruaj në këto dy përvjetorë prof. Vangjel Kasapi autor i monografisë, nga Shqipëria, prof. Zeqirja Idrizi studiues i thellë i trevës së Pollogut, Kryetari i Fush-Kosovës prof. Skënder Zogaj i cili ka shkruar në rrethana krejt të tjera, kur Kosova nuk ishte shtet që ndërmjet të tjerave thotë: Mehmet Pashë Derralla i njohur edhe me 4 mbiemra të tjerë: Tetova, Kallkandeli, Ruzhdija e Kosova. Është i pari gjeneral i vërtetë në historinë e ushtrisë shqiptare, i pari ministër lufte dhe themelues i Forcave të Armatosura Shqiptare. Në kulmin e karrierës së tij , në kuvendin e lidhjes së Prizrenit hoqi nga trupi uniformën grandioze të gjeneralit dhe nuk e veshi kurrë më. Kur vdiq sytë i mbetën të hapura për të parë Kosovën e lirë dhe të bashkuar me tokën amë.
Pse hesht Kosova për ministrin e vetëm në qeverinë e Ismail Qemalit nga Kosova,Tetova dhe trevat e tjera shqiptare. Nuk u arrit pavarësia vetëm me meritat Ashim Thaçit që nuk kujton asnjë nga këto figura në asnjë moment . Z. Ashim Thaçi ka shumë për të bërë për të arrit idealet dhe amanetet e këtyre burrave të kombit.
Me rastin e një përvjetori prof. Sefer Demiraj nga Shipkovica e heroit kombëtar Regjep Vokës shkruan: Jo veç trevën e Tetovës, jo veç krejt Shqipërinë lindore por tërë mëmëdheun e kanë nderuar me përmasa kombëtare një babë dhe një bir, Baba i quajtur Hasan dhe i biri Mehmet, mbiemri i tyre Derallë. Vërtet qenë familje me emër, vërtet u pasuruan por gjithë kamjen e tyre e derdhën për Shqipërinë tonë. Hasan Pash Deralla ky organizator i Lidhjes së Prizrenit, ky trim i çartur i dha shkollë trimërie të birit, aq sa burrat e mbledhur në Vlorë më 28 Nëntorin e 1912 kur krijuan për herë të parë shtetin Shqiptar pas 500 vjetësh robërie e emëruan Ministër Lufte, pra trimat e LABËRISË dhe të KOSOVËS të SHKODRËS e të MALSISË së MADHE , të TROPOJËS e të MIRDITËS të SKRAPARIT e të MYZEQESË i dhanë atë portofol me aq peshë e tension kombëtar M.P.Derallës dhe autori e mbyll artikullin me një apel: Ama ime!
Mblidhi në panteonin tënd trimat e tu! I ke anë e kënd të panumërt si rrezet e diellit.
Ndërsa Labëria ku u ngrit shteti i parë Shqiptar e hymnizoi si askërkënd tjetër, me këngën:
O Mehmet Pashë Deralla,
Rritur me përshesh baruti,
Të kishte shku fjala dhe palla,
Lisi i tyre je te supi.
Të këndon Labëria,
Siç këndonte për Gjon Lekën
Të këndonte historia,
Kur për nënën të japin jetën.
Po ku i rri valles së rëndë,
O Mehmet Pashë Tetovari,
Nëna prapë të do në këmbë,
Tundu dhe, çohu nga varri.
Ndërsa Zeqirja Idrizi duke folur për Mehmet Pashën thotë: Gjenerali i mbylli sytë e i pushoi zemra atje ku i rrahu për herë të parë. Po e linte Kosovën që i dha emër dhe nder në qëndresë heroike, por të pushtuar me këtë brengë i kaloi minutat e fundit duke lënë dhe amanetin.
"Amanet burra, katër shtyllat e kombit" ( Katër Vilajetet Z.I se janë një bashkësi me një gjuhë, më një gjak dhe një histori.
Kështu, ky gjeneral i zbuluar tashmë nga terri i harresës, që tërheq pas emërtimit "Ministri i Parë i Luftës" që shkëlqeu në gjerdanin e personaliteteve ushtarake të kohës së tij mund të thuhet pa droje se ishte nga më të shndritshmit (40 vjet gjeneral), sepse vendosi themelet e para të Armatës Kombëtare Shqiptare së bashku me korpusin e ushtarakëve të tjerë të shquar që pati përkrah, një ndër të cilët ishte major, ALI SHEFQET SHKUPI, që e vendosi Shefin e Shtabit Madhor.
Unë uroj me rastin e 168 vjetorit të lindjes së gjyshit tim dhe 90 vjetorit të vdekjes, arritjet e mëdha për çështjen e Kosovës, por në një përvjetor sa më të afërt uroj një zgjidhje të vetme për gjithë Shqiptarët në trojet e tyre etnike, ideal për të cilin luftuan të gjithë paraardhësit tonë.
Faleminderit Labërisë
ALSAT-M -Edicioni shqip - Ahmeti: ?Nuk lejojmë të përbaltet flamuri jonë?
infos über Mehmet Pash Deralla
Mehmet Pashë Deralla - Wikipedia
nderime per derallen
Në Gradec u shënua manifestimi qendror i 99-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë - YouTube
Gradec Vendoset Busta E Mehmet Pash Deralles 28 Nentor 2011 Facebook - YouTube