Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Mirënjohje shqiptarëve për mbrojtjen e hebrenjve

  • Ersteller Ersteller Gelöschtes Mitglied 13212
  • Erstellt am Erstellt am
G

Gelöschtes Mitglied 13212

Guest
[h=1]Mirënjohje shqiptarëve për mbrojtjen e hebrenjve[/h]
f1_26hebre1335466687.jpg


Publikuar: 26.04.2012 - 21:02Washington 26 prill - Shtëpia muze e ish-presidentit amerikan, Woodrow Wilson, i vetmi muze presidencial në Washington, në bashkëpunim me Komisionin federal për trashëgiminë kulturore dhe me Ambasadën shqiptare në Shtetet e Bashkuara, kanë bërë një pritje të veçantë për kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Warren Miller, kryetar i Komisionit të Shteteve të Bashkuara, për Ruajtjen e Trashëgimisë amerikane jashtë vendit, agjenci qeveritare e ngarkuar për të ndihmuar në mbrojtjen dhe ruajtjen e përmendoreve, objekteve historike, dhe pasurive të tjera amerikane në Evropën Qendrore dhe Lindore, vlerësoi ndihmën e jashtëzakonshme të popullit shqiptar për mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe falënderoi veçanërisht kryeministrin Berisha për përkrahjen e propozimit amerikan për krijimin e një qendre kulturore-muzeale në Shqipëri ku njerëzit të mblidhen për të përkujtuar viktimat e holokaustit dhe aktin heroik e human të shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore.

“Me angazhimin e drejtpërdrejtë të kryeministrit Berisha, kjo qendër pritet të përurohet këtë vit, që përkon me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë”, tha Miller, duke i dorëzuar kryeministrit Medaljen e Mirënjohjes. “Në emër të qeverisë amerikane dhe të komisionit që unë kryesoj, e nderoj kryeministrin shqiptar Sali Berisha për kontributin e jashtëzakonshëm për çuarjen përpara të kauzës për përkujtimin e holokaustit dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të shtetasve amerikanë në Shqipëri”, tha Miller, raporton VOA.

Të dy palët falënderuan zyrtarisht njëra tjetrën për kontributin e ndërsjellë në forcimin e marrëdhënieve dhe miqësisë midis dy vendeve e popujve. Pritja u organizua jo rastësisht në shtëpinë muze të presidentit Woodrow Wilson - presidenti i 28 të i Amerikës, i cili u bë edhe mbrojtësi i vendosur i Shqipërisë më 1920, kur hodhi poshtë planin e Versajës për copëtimin e saj.

“Në vitin 1919, udhëheqësit e lartë të 4 vendeve fituese të Luftës së Parë Botërore - Angli, Francë, Itali dhe Shtetet e Bashkuara - u mblodhën në Versajë afër Parisit për të vendosur kushtet e paqes. Të shqetesuar nga sjellja e fqinjëve dhe nga një copëtim i mundshëm i vendit, patriotët shqiptarë që lobonin pranë konferencës, dolën me idenë që në kuadër të Lidhjes së Kombeve, Shqipëria të vihej nën mandatin e Shteteve të Bashkuara”, tha kryeministri Berisha.

“Sado jo praktike kjo ide, besimi i shqiptarëve ndaj Amerikës vërtet u përligj në janar të vitit 1920. Më 14 të atij muaji, Franca Anglia dhe Italia dolën me një zgjidhje përfundimtare të çështjes shqiptare: territori i Shqipërisë, thanë ata, duhej të ndahej mes Jugosllavisë, Greqisë dhe Italisë, ndërsa një pjesë e vogël territori të lihej autonom nën protektoratin italian. Plani u paraqit për t'u firmosur, por kur dokumenti iu dërgua presidentit Wilson, ai e shtyu tej duke e kundërshtuar kategorikisht. Konferenca nuk arriti t’i bënte ndonjë ndryshim të dukshëm kufijve të përcaktuar nga Protokolli i Firences më 1913. Automatikisht, Shqipëria rifitoi pavarësinë e saj, vetëm falë presidentit Woodrow Wilson”, tha Berisha.

“Kështu shqiptarët krijuan dhe ruajnë ndjenjën e thellë të mirënjohjes e miqësisë ndaj Shteteve të Bashkuara. Edhe pse për 45 vjet nën një propagandë komuniste anti-amerikane, kjo ndjenjë e thellë miqësie e mirënjohjeje shpërtheu menjëherë pas rënies së diktaturës, kur sekretari i atëhershëm i Shtetit, James Baker vizitoi Shqipërinë më 1991

Mirënjohje shqiptarëve për mbrojtjen e hebrenjve - Lajme - Koha Net
 
28 Prill 2012 - 16:38
Holokausti, kryeministri kanadez: Shqiptarët i dhanë 'besë' hebrejve

Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.


TIRANE-
Kryeministri kanadez, Stefen Harper, ka përmendur sot, në ceremoninë përkujtimore për Holokaustin, zhvilluar në Kanada, Shqipërinë si shembull dhe model për mënyrën se si shqiptarët pritën dhe ndihmuan popullin hebre që përndiqeshin nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

"Në fund të kësaj ceremonie, do të ketë pjesë nga ekspozita e përgatitur nga "Yad Vashem" (qendra kombëtare për kërkime mbi Holokaustin) për shqiptarët myslimanë, që ndihmuan hebrenjtë gjatë Holokaustit", tha kryeministri kanadez gjatë fjalimit të tij, kur nisi të flasë për Shqipërinë.

"Duhet të mësojmë shumë nga ky shembull. Pas pushtimit të nazistëve në 1943, shqiptarët refuzuan të dorëzojnë listat e hebrenjve brenda kufijve të tyre. Ata i dhanë dokumenta false hebrenjve, në mënyrë që këta të fundit t’i shpëtonin përndjekjes", u shpreh Harper.

Ai tha gjithashtu se Shqipëria ndihmoi jo vetëm shtetasit e saj hebre, por mirëpriti dhe shumë hebrenj të huaj. E si rrjedhojë shumë prej tyre shpëtuan. Cila është arsyeja e këtij shembulli të shkëlqyer?, pyeti Harper. "Është besa, kodi i nderit, kodi më i lartë etik në Shqipëri", tha Harper.

"Besa do të thotë fjalë për fjalë, të mbash premtimin që ke dhënë, të mbash fjalën. Zonja dhe zotërinj, ne duhet ta mbajmë këtë premtim. Kjo është kultura e nderit, të cilën ne duhet ta mbrojmë dhe ta përforcojmë, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në forumet ndërkombëtare kudo në botë", u shpreh ai.

Harper po ashtu ka folur edhe për antisemitizmin si një fenomen negativ që po kërcënon shoqëritë e sotme.
(BalkanWeb)

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2...shqiptaret-i-dhane--bese--hebrejve-88045.html
 

Anhänge

    Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
[h=2]Kryeministri kanadez: Të mësojmë nga besa e shqiptarëve[/h]“Kemi shumë për të mësuar nga shembulli i tyre”, kështu është shprehur kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper, në fjalën e tij mbajtur në një ceremoni përkujtimore të Holokaustit.
“Pas pushtimit nazist në 1943, shqiptarët refuzuan të japin listën e hebrenjve që hynë në kufirin e tyre. Ata u dhanë hebrenjve dokumente false, në mënyrë që t’i ndihmonin për t’iu shmangur zbulimit. Ky vend nuk mbrojti vetëm qytetarët e vet hebrenj; ata mirëpritën një numër të madh refugjatësh hebrenj që erdhën nga vendet fqinje. Rezultati ishte se thuajse të gjithë ata u shpëtuan”, është shprehur Harper.
Kryeministri kanadez më tej ka vënë theksin te “besa” e shqiptarëve.
“Cila është arsyeja për këtë shembull madhështor? Është besa, kodi i nderit, kodi më i lartë etik në Shqipëri. Besa germë për germë do të thotë ‘të mbash premtimin’”, ka nënvizuar Harper.
Ceremonia e ditës përkujtimore ndaj Holokaustit u mbajt në Muzeun e Luftës në Otava, ku u prezantuar dhe një ekspozitë kushtuar shqiptarëve myslimanë të cilët shpëtuar hebrenjtë gjatë pushtimit nazist.
Ndërkohë, Kanadanë me 10 dhe 11 maj pritet ta vizitojë zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, vizitë e cila do të zhvillohet me ftesë së homologut të tij kanadez, John Baird.


:app:
 
Zurück
Oben