Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Mutter Theresas

KS_Drenica

Neuling

Viti i Nënës Terezë
vija_lajmi.jpg
Viti 2010, i cili është shpallur nga Presidenti i Republikës, viti i Nënës Terezë, po shënohet me një varg aktivitetesh. Organizatorët nga Ministria e Kulturës, thanë se për të gjitha aktivitetet nuk ka buxhet të mjaftueshëm....Postuar: 11:56:23 / 27.06.2010

Ndërkohë, institucionet kulturore dhe shkencore, po vazhdojnë me disa aktivitete, të cilat deri në fund të vitit do të përfundojnë me përurimin e shtëpisë muze “Nëna Terezë”, në Prizren.

Aktiviteti më kulminant gjatë vitit të Nënës Terezë, do të jetë më 5 shtator, kur pritet të përurohet edhe Katedralja në qendër të kryeqytetit. Zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Lirie Kajtazi, tha se kjo do të jetë ngjarja me e rëndësishme për shënimin e 100-vjetorit të Nënës Terezë.

Ministria e Kulturës, ka hartuar një program të ngjeshur të ngjarjeve kulturore, shkencore dhe të veprimtarive të tjera, përmes të cilave do të nderohet dhe përkujtohet figura madhore e humanistes shqiptare. Kajtazi përmendi disa nga aktivitetet që janë shënuar deri më tani dhe ato të cilat do të organizohen deri në fund të vitit.

Por, për të gjitha këto aktivitete, buxheti nuk është i mjaftueshëm. Kajtazi, sqaroi se Qeveria ka ndarë 100 mijë euro për pjesën e aktiviteteve, ndërkohë Ministria e Kulturës, ka ndarë 100 mijë euro për mbulimin e projektit të shtëpisë muze “Nëna Terezë”. Sipas saj, të gjitha aktivitetet, që janë paraparë të zhvillohen gjatë këtij viti, nuk mund të mbulohen më këtë shumë.

Për shënimin e 100-vjetorit të Nënës Terezë, janë harmonizuar aktivitete të përbashkëta edhe me Shqipërinë, tha Kajtazi.
Uvertyrë e këtij programi, ka qenë Koncerti i Filharmonisë dhe Operës së Kosovës, kushtuar 30 vjetorit të marrjes së Çmimit Nobel nga Nënë Tereza, i cili është mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar.

Të gjitha ngjarjet me karakter shkencor, kulturor po mbahen nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ndërkaq organizimi i tyre nga Ministria e Kulturës, dhe nga institucionet e larta shkencore dhe kulturore.




YouTube - Dava Gjergji - Nene Terezes - Live

YouTube - Nene Tereza -Biografia

YouTube - Dave Gjergji - Kenge per Nene Terezen


YouTube - Mother Teresa: How to Love God
 
India i kërkon Vatikanit të shenjtërojë Nënë Terezën

New Delhi, 29 qershor – Kisha Katolike e Indisë ka kërkuar nga Vatikani që të shpallë të shenjtë humanisten shqiptare Nënën Terezë, në 100-vjetorin e lindjes së saj, më 26 gusht të këtij viti.
Në adresë të Vatikanit janë dërguar me qindra letra nga India, vendi ku veproi humanistja shqiptare, përmes së cilave kërkohet që Selia e Shenjtë të shenjtërojë Nënën Terezë.
Nëna Terezë është bekuar nga Vatikani në vitin 2003, kur edhe mori titullin “e bekuar”.
Burime të Kishës Katolike të Indisë kanë thënë se shumë njerëz që u përkasin feve të ndryshme, por edhe të tjerë të organizatave katolike, i kanë shkruar Papa Benediktit XIV duke kërkuar shenjtërimin e Nënës Terezë për veprimtarinë e saj disavjeçare në ndihmë të njerëzve të varfër.
Kjo kërkesë është përkrahur edhe nga Konferenca Katolike e Ipeshkvisë së Indisë (CBCI).
“Ne i kuptojmë aspiratat e robërve katolikë dhe anëtarëve të besimeve të tjera. Megjithatë, shqyrtimi i procesit të shenjtërimit do të marrë kohë”, ka thënë zëdhënësi i CBCI-së, Babu Jozeph, citon agjencia e lajmeve IANS. Sipas tij, procedura për shenjtërim zgjat disa vjet.
“Kisha ndjek një proces rigoroz dhe të gjatë përpara se dikush të shpallet i shenjtë. Nëna Terezë është nderuar tashmë nga kisha pasi asaj i është dhënë titulli ‘e bekuar’”, ka thënë ai.
Indiania e fundit që ishte shenjtëruar ishte motra Aplhonsa. “Nëse kërkesa pranohet, atëherë Nëna Terezë do të jetë e treta nga India që do të shenjtërohet”, shkruan agjencia IANS.
Por ish-anëtari i Komisionit Ndërkombëtar të Komuniteteve, V.V. Augustine, ka thënë: “Për mua dhe të tjerët që e njohim punën e saj, ajo tashmë është një shenjtëreshë. Jam duke u lutur dhe duke pritur momentin kur Nëna Terezë do të shpallet e shenjtë, por njerëzit e dinë se procedura është mjaft e gjatë”, ka thënë Augustine.
Me këtë rast CBCI ka njoftuar se ka një program të ngjeshur me aktivitete për shënimin e 100-vjetorit të lindjes së Nënës Terezë. Presidenti Pratibha Patil do të kryesojë një takim përkujtimor që do të mbahet në New Delhi, më 28 gusht.
Po ashtu do të mbahet edhe një simpozium ndërkombëtar me titull “Life and Message of Mother Teresa” (Jeta dhe mesazhet e Nënës Terezë). Një ekspozitë me fotografi nga puna e Nënës Terezë do të hapet në New Delhi, nga data 23 deri më 30 gusht, kurator i së cilës do të jetë fotografi Raghu Rai.
Nëna Terezë është nderuar me disa çmime prestigjioze, duke përfshirë edhe Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 dhe në vitin 1980 me “Bharat Ratna”, çmimin më të lartë që ndahet në Indi.
 
[FONT=Verdana, Arial, Helvetica, sans-serif]"Dear Mr. President of our dear Country Albania,
After many years of prayer and desire to visit my oën countring after visiting so many throught out the Ëorld, at last the good God gave this beautiful gift to come and to see my people. My oën family lived here for many years and they also died here so I ëas able to visit theis graves… I hope together ëe ëill do something beautiful for God and for our people".
[/FONT][FONT=Verdana, Arial, Helvetica, sans-serif]
nene_tereza_leter.jpg

God blest You,
M. Teresa, mc".

Ky është një fragment hyrës nga letra që Nënë Teresa i drejtoi kryetarit të shtetit në mbarim të vizitës së saj në Shqipëri, më 16 gusht 1989. Në një përkthim të përpiktë shqip të këtij fragmenti është kjo përmbajtje:
"I dashur zoti president i vendit tim të dashur Shqipëri,
Pas shumë vjet lutjesh dhe dëshire për të vizituar vendin tim; pasi kisha vizituar aq shumë vende të ndryshme jashtë nëpër botë, i lumi Zot më dha dhuratën e bukur: të vij e të shoh popullin tim. Njerëzit e familjes sime kanë jetuar këtu për shumë vite dhe këtu vdiqën dhe unë pata mundësi të vizitoj varret e tyre… Unë shpresoj se … së bashku mund të bëjmë diçka të bukur për Zotin dhe për popullin tonë"
[/FONT][FONT=Verdana, Arial, Helvetica, sans-serif]
Zoti ju bekoftë,
Pashaporta Shqiptare e Nene Terezes
[/FONT]
 
Zurück
Oben