Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Naim Frasheri-Statue wird errichtet in Bukarest (Rumänien)

Albanesi

Gesperrt
naim_frasheri_vogel.jpg


http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=2949

http://de.wikipedia.org/wiki/Naim_Frasheri

http://www.albanianliterature.com/authors2/AA2-05.html



Naimi përkrah Balzakut

Në sheshin kryesor të Bukureshtit u përurua busti i rilindësit tonë të madh


Naimi ynë do të jetë përkrah figurave më të shquara të kombit rumun e atyre të letërsisë evropiane, me pamjen e tij të bronztë. Në parkun qendror "Herastrau" të kryeqytetit rumun Bukuresht, pranë Honore de Balzac, Sandor Petoffi, Mihai Eminescu etj., u vendos dhe busti në bronz i poetit tonë kombëtar, riprodhim i veprës së skulptorit të mirënjohur Odhise Paskali. Ceremonia u zhvillua në kuadrin e veprimtarive me tematikë "Bukureshti Frankofon", që u zhvilluan paralelisht me punimet zyrtare të Konferencës së Kryetarëve të Shteteve dhe qeverive të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm autoritetet e larta të Bashkisë së Bukureshtit, përfaqësues të diasporës shqiptare të Rumanisë, të Shoqatës së Miqësisë Rumani-Shqipëri, emra të njohur të kulturës dhe artit rumun, diplomatë dhe miq e dashamirës të vendit tonë. Kreu i diplomacisë shqiptare, Besnik Mustafaj, që zbuloi bustin e rilindësit të madh, veçoi simbolikën e dyfishtë të këtij gjesti të madh kulturor. Duke falënderuar autoritetet rumune për ndihmesën e vyer që dhanë në realizimin e shpejtë të këtij projekti dypalësh, ai u shpreh se vendosja e bustit të poetit kombëtar të Shqipërisë në kryeqytetin e Rumanisë dëshmon për lidhjet e pandërprera të miqësisë tradicionale që ekzistojnë midis dy popujve dhe qeverive, në bazë të të cilave ka qëndruar gjithmonë një komunikim i përhershëm kulturor. Mustafaj veçoi rolin e shqiptarëve të Rumanisë, si një urë e qëndrueshme për çimentimin e këtij komunikimi dhe nxitjen e kulturës së prejardhjes, përmes veprimtarisë së shoqatave patriotike, të cilat, ndër të tjera, kontribuuan edhe për botimin e veprave të Naim Frashërit, që panë dritën e botimit për herë të parë në shtypshkronjat e Bukureshtit dhe Konstancës. Ai, gjithashtu, tha se "vendosja e bustit të Naim Frashërit në Bukuresht përbën gjithashtu një shenjë të mirëfilltë të diversitetit kulturor, si një realitet që zgjeron dhe afron kufijtë e kulturave drejt vlerave të përbashkëta universale".
 
Zurück
Oben