Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Ndërroi jetë Gjeneral-Major Shaban Shala

Mbreti Bardhyl

Top-Poster
Të enjten në orët e pasdites ndërroi jetë papritmas Gjeneral-Major Shaban Shala, veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, ish-i burgosur politik, ish-bashkëthemelues e drejtues i KMDLNJ-së, pjesëtar dhe udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandandant në transformimin i Trupave Mbrojtëse të Kosovës.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Shala, me rastin e vdekjes së ish-oficerit të lartë të UÇK-së, Shaban Shala.
Ndërkohë Këshilli Organizues i Varrimit njofton se të premten nga ora 11:00 bëhen homazhe në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ndërsa, në po të njëjtën hapësirë, mbahet mbledhja komemorative, prej orës 12:00.
Varrimi i Gjeneral-Major Shaban Shalës bëhet të premten, më 6 janar 2012, në Varrezat e Dëshmorëve, në Lagjen Velania, në Prishtinë, në orën 14:00.
Të gjitha aktivitetet e ceremonisë së varrimit të Gjeneral-Major Shaban Shalës mbahen nën patronazhin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. /Telegrafi/



Am Donnerstagnachmittag verstarb plötzlich Major General Shaban Shala ehemaliger politischer Gefangener. Mitglied und Anführer der Befreiungsarmee des Kosovo UCK.

_110695_ben_brown_and_shaban_shala.jpg


thumbnail.php





shaban%20shala1.jpg


Ngushellime familjes dhe popullit shqiptar. I qofte i lehte dheu i Kosoves.
 





Shaban (Veli) Shala ka lindur më 1 dhjetor të vitit 1958 në Gjergjicë të Drenasit. Ka qenë pjesëmarrës aktiv në demonstratat e vitit 1981. Për veprimtari atdhetare kundër regjimit kriminal ka qenë i dënuar 10 vjet burg. Pas lirimit nga burgu ka zhvilluar aktivitet ilegal, ndërkohë që ka qenë edhe anëtar i Kryesisë së Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, në Prishtinë.

Me veprimtarinë e tij atdhetare i përket bërthamave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë kohës së luftës së UÇK-së ka qenë oficer i lartë në Zonën Operative të Drenicës dhe përgjegjës i Drejtorisë së Informimit të SHP të UÇK-së.

Pas luftës është sistemuar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Deri në shpërbërjen e TMK-së ka qenë komandant i Logjistikës së TMK-së, në kazermën Adem Jashari në Prishtinë. Në vitet e fundit ka qenë përgjegjës i Zyrës për çështjet e trashëgimisë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK). Shaban Shala është vëlla i dëshmorit, Bedri Shala.
 
Zurück
Oben