Kosova_Kid
Top-Poster
Nderim Nedzipi(albnischer mazedone der bei Rabutnicki spielt und U-21 Spieler von Mazedonien) hat geäußert das wenn briegel ihn für die nächsten Freundschaftsspiele nominieren tät er nicht nein sagen würde.
Sorry hab die quelle nur auf albanisch:
Deri tani për kombëtaren e futbollit shqiptar, nuk është aktivizuar asnjë lojtar shqiptar nga Maqedonia. FSHF deri më sot nuk ka dërguar asnjë përfaqësues të saj në Maqedoni për të ndjekur futbollistët shqiptarë, ndërsa interesimi i futbollistëve për të mbrojtur ngjyrat kuq e zi është i madh
Viti që sapo lamë pas për kombëtaren shqiptare mund të themi se ka qenë relativisht i mbarë. Këtë e themi duke u bazuar vetëm në dy aspekte, i pari është se me angazhimin e gjermanit Hans Peter Briegel Shqipëria arrin të lëvizë në renditjen përfundimtare të FIFA-s, ndërsa e dyta se edhe në grup Shqipëria ka bërë lëvizje pozitive ku përfundoi në pozitën e pestë. Megjithatë, pas gjithë asaj euforie të madhe që u bë, pas gjithë mbështetjes me zemër e shpirt e të gjithë tifozëve shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe pas disa fitoreve historike të realizuara, kombëtares shqiptare shumë shpejt edhe kësaj radhe i ishin shuar shpresat për kualifikim në Kampionatin Botëror 2006 që do të mbahej në Gjermani.
Trajneri gjerman dhe vet Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) kishin paralajmëruar se kombëtarja do të jetë e hapur për të gjithë shqiptarët, se kësaj radhe janë të vendosur maksimalisht që të bëjnë një skuadër me të cilën do të ndihen krenar të gjithë shqiptarët në botë. Në çdo deklaratë të Briegelit thuhej se ai është në kërkim të futbollistëve shqiptarë kudo qoftë që luajnë ata nëpër shtete të ndryshme. Briegel dhe FSHF kërkuan lojtarë, gjetën disa dhe ende kërkojnë nëpër të gjitha vendet e Evropës. Tani në radhë janë dy kosovarë të tjerë, Bekim Kastrati dhe Debatik Curri.
Mirëpo, siç duket e harruan shtetin fqinjë, Maqedoninë dhe futbollistët shqiptarë të cilët jetojnë dhe aktivizohen në këto troje shqiptare dhe nuk janë më pak të talentuar se shumica dërrmuese e lojtarëve anëtarë ose kandidatë për të veshur fanelën e ekipit kombëtar.
FSHF ka interes, për të gjithë shqiptarët
“Në FSHF deri më tani nuk është paraqitur asnjë futbollist shqiptar nga Maqedonia që do të kishte dëshiruar të luaj për kombëtaren e Shqipërisë”, ka cilësuar Presidenti i FSHF-së, zoti Armando Duka në një deklaratë ekskluzive për redaktorin sportiv të gazetes FAKTI dhe bashkëpunëtorin e Albaniasoccer.com, Hajrush Mani. “Ne kemi shprehur interesim të madh që të gjejmë futbollistë cilësorë dhe t’i angazhojmë ata në kombëtare nga cili vend qofshin ata. Tash për tash nuk kemi ndonjë interesim për lojtarë që luajnë në kampionatin e Maqedonisë, pasi që ata janë shtetas të Maqedonisë”, ka deklaruar Duka. Pyetjes se a ka ndonjë përfaqësues të FSHF-së për të ndjekur futbollistët shqiptarë në Maqedoni, Presidenti i është përgjigjur: “Jo. Deri në momentin që po bisedojmë nuk kemi asnjë përfaqësues tonin atje. Megjithatë nëse ka ndonjë interesim më të madh të ndonjë futbollisti ne jemi të hapur për çdo njërin dhe duke vlerësuar aftësitë e tij do të shikojmë edhe inkuadrimin e tij në kombëtaren shqiptare”, ka përfunduar në deklaratën e tij presidenti i FSHF-së.
Ne rast ftese lojtarët janë të gatshëm
Edhe pse lojtarët shqiptarë nga Maqedonia janë mësuar që të jenë tifozë të flaktë të kombëtares shqiptare,ata janë të interesuar që të jenë pjesë e kombëtares së Shqipërisë dhe nga bisedat që kemi zhvilluar me ta interesimi është i madh.
Nderim Nexhipi njëri ndër lojtarët më cilësorë të Maqedonisë, e ka pranuar publikisht se ka marrë një ftesë nga zyrtarë të FSHF-së, megjithatë asgjë më pas nuk është konkretizuar. “Unë kam marrë një ftesë nga FSHF-ja për tu aktivizuar me kombëtaren, por më pas asgjë nuk u konkretizua dhe për momentin nuk ka asgjë konkrete”, ka vazhduar Nexhipi. Pyetjes, nëse shprehet interesim nga Shqipëria për ju, a do të angazhoheshit, ai i është përgjigjur: “Me gjithë dëshirë. Unë kam luajtur vetëm për U-21 dhe ekziston mundësia që të luaj për kombëtaren shqiptare dhe jam i gatshëm që tani të vesh fanellën kuq e zi nëse më vjen ftesë nga Brigel.
Kujtim Saliu, njëri ndër mbrojtësit më të mirë të Slloga J. i cili ka edhe një eksperiencë në aspektin ndërkombëtar të ndeshjeve pasi është angazhuar për të rinjtë e Maqedonisë, U-17, U-19 dhe U-21, ka deklaruar: “Nëse marrë ftesë nga FSHF-ja me gjithë dëshirë do ta pranoja atë. Eshte fakt që ne si futbollistë këtë po synojmë që të luajmë me kombëtaren një ditë. Ne gjithmonë si shqiptarë kemi qenë të lënë mënjanë nga seleksionuesit e Maqedonisë. Ata na kanë ftuar vetëm atëherë kur kanë pasur shumë nevojë për ne dhe gjatë gjithë kohës vendet tona i kanë zënë futbollistë më të dobët se ne. Prandaj, për Shqipërinë do të ishte gjithnjë kënaqësi për të luajtur. Shqipëri, ja ku më ke edhe mua”, ka përfunduar talenti i ri shqiptar Saliu.
Tifozët kërkojnë lojtarë shqiptarë edhe nga Maqedonia
Tifozët e shumtë shqiptarë nga Maqedonia kanë përkrahur në mënyrë të parezervë kombëtaren shqiptare në të gjitha ndeshjet që ka zhvilluar gjatë kualifikimeve për Botërorin 2006 dhe më parë. Ata në mënyrë të organizuar bashkë me tifozë nga Kosova kanë udhëtuar me qindra kilometra drejt Tiranës që të shohin kombëtaren e zemrës, të përkrahin futbollistët shqiptarë dhe t’i tregojnë botës mbarë se edhe shqiptarët luajnë futboll cilësorë, ndërsa tifozët dinë të përkrahin futbollistët e tyre.
Shumë tifozë të ndryshëm nëpërmjet Website –it kërkojnë pandërprerë që në skuadrën e kombëtares Shqiptare mbi të gjitha të shohin lojtarë cilësorë që me gjithë sakrificën më të madhe do të bëjnë gjithçka për kombëtaren. Shumë grupe tifozësh kanë kërkuar nga FSHF-ja që të marrë lojtarët më të mirë të cilët po arrijnë rezultate të shkëlqyera nëpër vende të ndryshme të Evropës, qoftë edhe nga Maqedonia.
Megjithatë më shumë se shpesh dështojë angazhime të tilla të lojtarëve. Ku qëndron faji ende nuk është e qartë. Nga Maqedonia ende nuk ka asnjë lojtarë të aktivizuar në kombëtaren shqiptare, ndoshta nga mos interesimi i njërës apo tjetrës pale, ose nga vështirësitë që qendrojnë dhe do të qendrojnë gjithmonë në ndryshimin e nënshtetësisë së lojtarëve. Padyshim, që ky është një faktor objektiv në neglizhimit nga ana e FSHF-së, por që gjithmonë mund të tolerohet në ndonjë rast special