Nuk po e njofsha.
A ka ba najsen për atdhëun, dhe cka ?
Ich weiss nicht ob ich James Belushi wirklich nackt sehen möchte
Hatte er denn auch auf Hitlers seite gekämpft zu der Zeit des 2. WK´s? Gab ja genug Albaner die in der 21. SS-Skanderbeg Division waren darunter auch mein Uropa.Nationalist der Attentate auf serbische Soldaten verübte, so wie ich es weiss.
Oh Luli, da ist ja eine Taschenbibel übersichtlicher als dieser Text.Përkushtimi i një studiuesi atdhetar në përjetësimin e figurave të nacionalizmit shqiptarTrimi i Dukagjinit Ndue Perlleshi një jetë të tërë për Shqipërin Etnike. Ketë argument, më së miri e plotëson vepra jetëshkrimore: “Ndue Përlleshi - Trimi i Dukagjinit”, botuar në Prishtinë 2002 nga shkrimtari e studiuesi Jetish Kadishani. Për një shkrimtar e studiues me përvojë, sikurse është Jetish Kadishani, të përkushtuar për zbardhjen në dritën e së vërtetës historike, të jetës dhe veprimtarisë patriotike të nacionalistëve të Kosovës (në kohën e sundimit të pushtuesve të huaj shekullorë serbë e komunistë), ka qenë shumë e vështirë dhe shpesh një punë me sakrifica titanike, për të ruajtur me mbijetesë dorëshkrimet e pasura historike. Më së fundi, pas një hulumtimi shumë të gjatë, ecejakjet e pambarim shtëpi më shtëpi, nga katundi në katund, erdhi kënaqësia shpirtërore, intelektuale dhe historike, që i dha fati i madh, rasti e privilegji, për të nxjerrë nga pluhuri i harresës shumëvjeçare figurën e madhe të nacionalistit të shquar, trimit të bjeshkëve të Kosovës, heroin sypatrembur Ndue Përlleshi. Që kur isha fëmijë, pranë flakëve të zjarrit dhe më vonë i ri, në mendjen time, kanë qendruar të ngulitura thellë disa ngjarje, emra nacionalistësh, që në odën e burrave të Lugut të Drinit diskutoheshin nga im atë Nikollë Mrijaj dhe bashkëkohës të tij. Me kalimin e viteve, edhe pse larg Atdheut në New York (ShBA), kam shkruar disa kujtime, që më janë rishfaqur sa herë që përmendej emri i trimit Ndue Përlleshi në gazetën shqiptaro - amerikane “Illyria”, “Gazeta55”, “Shqipëria-etnike”, “Shkodra” etj. Megjithëse larg vendlindjes, që është burim i pasur informacioni, më tepër njohuri munda të marr gjatë leximit të fejtoneve me vijim të studiuesit të palodhur Jetish Kadishani, në disa gazeta e revista si: “Victoria”, “Dielli”, “Fjala e lirë”, “Trojet tona”, në Kosovë e jashtë saj, që miqtë e mi në vendlindje mi dergonin për të mësuar shumë detaje të jetës dhe luftës së madhe, që ka zhvilluar në malet e Rrafshit të Dukagjinit udhëheqësi i çestës nacionaliste Ndue Përlleshi. Tashmë për mua heroi Ndue Përlleshi, do të bëhet pjesë e interesimit tim gjatë kohës që po punoja, për të shkruar librin kushtuar një bashkëluftëtareje, të legjendes Ndue Përlleshi, sokoleshës së Shkodërloces Marie Shllaku, që këto ditë do të dalë nga shtypi në New York. Autori Jetish Kadishani, para 14 viteve i lindi idea, për mbledhjen e të dhënave për jetën dhe bëmat e Ndue Përlleshit - trimit të Dukagjinit. Emri dhe trimëria e spikatur e tij, përmendej ngado që studiuesi Kadishani, me një vullnet të madh përkushtimi, hulumtoi me skrupolozitet shkonte udhëve nga fshati në fshat, në verë e dimër, për të mbledhur si bleta punëtore nektarin e historisë së lavdishme të shumë çetave nacionaliste dhe prijësve, që vepruan në Lugun e Drinit, por edhe në krahina të tjera të Rrafshit të Dukagjinit, të Llapushës, Anadrinit dhe të kalasë së pamposhtur që ishte e mbeti Drenica. Ata luftuan ballë për ballë me armë në dorë armikun, iu kundërvunë pushtuesve shekullorë serb dhe komunistëve shqiptarë, që nuk donin vatanin, por internacionalizmin proletar, që e kishte shtëpinë propagandistike antishqiptare tek ujku i bardhë i Rusisë bolshevike. Sa më shumë që autori Kadishani futej në gjurmët e historisë, aq më shumë rritej dorëshkrimi i ngjeshur në faqet e lavdishme të historisë për udhëheqësin nacionalist Ndue Përlleshin, që në planprogramin e luftës së tij i kishte venë si qëllim vetës çlirimin e trojeve kombëtare dhe bashkimin e tyre në një shtet shqiptar. Për studiuesin, nuk ishte e lehtë të grumbullonte, verifikonte e sistemonte ngjarje, data, përsonalitete nacionalistësh, dëshmi rrënqethëse, që rrëfenin të intervistuarit e tij (një pjesë prej të cilëve gjatë viteve të mëvonshme kanë ndërruar jetë). Jo të gjithë kishin guximin, të shpreheshin hapur nga frika e pushtetit komunist, që gjithnjë asokohe përhapte terror e frikë ndër shqiptarë, mbasi sikurse shkruan autori Kadishani në parathënien e tij, komunistët figurën e Ndue Përlleshit dhe të bashkëluftëtarëve të tij i quanin gjithnjë “armiq të popullit, kuisling, kolaboracionist, kundër vëllazërim - bashkimit, kundër komunizmit etj.” Biografi i palodhur, kishte raste të shumta, kur informatorët flisnin të vërtetën për Ndue Përlleshin, por kërkonin nga ana e tjetër që emrin e tregimtarit bashkëkohës të episodeve të ndryshme të mos përmendet, sepse do të kishin pasoja nga sistemi aktual që sundonte në Kosovë. Përkundrejt pengesave të tjera, Kadishani mundi më së fundi të nxjerrë në dritë nga thellësia e viteve historike figurën e madhe të patriotit të vendosur për idealet kombëtare Ndue Përlleshi, mbi jetën dhe veprën e trimit të Rrafshit të Dukagjinit. Duhet pranuar për hir të së vërtetës historike, se në sajë të punës së madhe hulumtuese e shkencore të studiuesit Jetish Kadishani, në ndriçimin e jetës së nacionalistit Ndue Përlleshi edhe autoritetet shtetërore, brezat e rinj kosovarë, zyra e Urbanistikës, që emeton dhe përjeton figurat e kombit, kanë nderuar një rrugë në Prishtinë me emrin e trimit të Dukagjinit - Ndue Përlleshi. Kështu është vijuar edhe me figura të tjera, që autori Kadishani, u ka përkushtuar libra jëtëshkrimorë. Ky mbetet roli i madh e i pazevendësueshëm që luan historiani dhe studiuesi serioz në të mirë të kombit dhe figurës, që ka marrë përsipër të lartësojë me gjuhën e fakteve historike, mbasi dëshmorët e paharruar me gjakun e tyre përjetësuan emrin e Kosovës martire. Libri mbështetet nga një literaturë e pasur e sjellë përmes një pune të palodhshme nga autori Kadishani, i cili e bën veprën e vet më të besueshme e të qëndrushme në përjetësi. Me shumë interes, mund të shihen referencat dhe burimet arkivore, si: Gjyqi Ushtarak për Kosovë - Metohi, Dosjet e panumërta të viteve 1945 -1949, që sot ruhen për fat të mirë në Arkivin Kombëtar në Prishtinë (AKP); Gjyqi i Qarkut në Prizren (asokohe ishin si materiale topsekret), Mbledhje, që i përkasin peridhave të viteve 1945 - 1949, në AKKP; Gjyqi Popullor Krahinor, Prizren, KZP 9 - 73, viti 1945, kutia 2, AKKP; Dosja nr. 243, MPSh, 19 gusht 1949, Tiranë, në AKKP, për të vijuar në serinë e gazetave dhe revistave të kohës dhe deri në ditët tona në Kosovë e Shqipëri. Çfarë përmban libri jetëshkrimor: “Ndue Përlleshi - Trimi i Dukagjinit” me autor Jetish KadishaninAutori për të treguar truallin në të cilin lindi, u rrit dhe u mëkua me dashurinë për trojet shqiptare përsonazhi i veprës së tij Ndue Përlleshi, ka bërë një pasqyrë të hollësishme historikut të Lugut të Drinit, duke na dhënë një vështrim të përgjithshëm gjeografik me të gjithë elementët e saj dhe ka depërtuar natyrshëm në historinë e lavdishme të krahinës në zë në Kosovë. Ai përmend qëndren e banimit Jagoden, për të ardhur natyrshëm në Zllakuqan, që njihet si një nder venbanimet e hershme të krahinës, të mbështetur bindshëm nga një literaturë shumë e pasur për temën në fjalë. Me pas, studiuesi, i jep jetë historisë së çetës së atdhetarit Kolë Gojanit, qytetit të Klinës, sikurse dashurisë për arsim, që kanë pasur e kanë gjithnjë banorët e jagodas. Në kreu e dytë, në libër, lexuesi mund të kundrojë, përmes një stili rrëfimtari të ëmbël të studiuesit Jetish Kadishani, gjenezën e familjes Përlleshi gjatë rrjedhave të historisë, duke shtruar që në fillim pyetjen retorike: Kush ishte Ndue Përlleshi? Vetë faktet, që ka hulumtuar me kujdes dhe durim të një studiuesi skrupoloz Kadishani, na jep një pasqyrë të hollësishme të familjes së Ndue Përlleshit, duke e ilustruar shpesh edhe me foto origjinale, që ruajnë identitetin e kohës, kur ato janë fiksuar në celuloid. Si pa e ndier natyrshëm futesh në brëndësi të faqeve jetëshkrimore, ku kupton më së miri se si u mëkua me ndjenjën e hollë të atdhedashurisë, që shpesh njerëzit e krahasojnë si një frymë e ngrohtë politike e kohës, me të cilën të gjithë shqiptarët e pushtuar nga serbët dhe komunistët shqiptarë ishin të detyruar të merreshin dikush hapur dhe dikush në ilegalitet. Pra kazani i zemërimit popullor vlonte dhe priste momentin, që si një termet të lëkundë themelet e kolonizatorëve dhe si një vullkan të nxjerrë dufin e zemërimit dhe të urretjes, për sllavët, që në Kosovë gjithnjë mblodhën terror, gjak, masakra, shfarosje, gjenocid të përbindshëm në sy të Evropës plakë, që bënte shpesh sehir përpara gotave të shampajës, konjakut apo metaxa-s greke. Për respektin që gëzonte Ndue Përleshi në krahinën e vet, ai një ditë do të zgjidhet në detyrën e kryetarit të komunës, duke qendruar më pranë halleve dhe shqetësimeve të bashkëkatundarëve të vet, duke spikatur me cilësitë e një burri të urtë, të mençur në zgjidhjen e problemeve që e shqetesonin krahinën e familjet shqiptare, kuvendar e patriot. Autori Kadishani, duke e njohur në detaje të gjithë jetën e përsonazhit të vet, se çfarë është shkruar kundra dhe pro tij, përshkruan me përkujdesje aktivitetin luftarak të Ndue Përlleshit dhe pse ai doli në mal, si e priti ai luftëtaren trime shkodrane intelektualen e mirënjohur të trojeve etnike shqiptare Marie Shllaku, takimet e njëpasnjëshme të Ndue Përlleshit me bashkëluftëtarët dhe patriotet e flaktë prof. Ymer Berisha (që ishte dhe mbeti trupi dhe zemra morale e të gjithë kryengritësve kundër pushtuesve sllave dhe komunistëve), luftëtari sypatrembur ose siç thirrej në të gjithë Kosovën “Luani i Kosovës” Ukë Sadiku dhe luftëtarë të tjerë të 50 çetave nacionalistë, që asokohe vepronin në tërritorin e pushtuar të nënës Kosovë. Cilësitë e mira dhe plot vlerë atdhetare e njerëzore, spikatën tek Ndue Përlleshi, në bashkimin e të gjithë forcave nacionaliste, për t’u bërë një ballinë e fortë kundër forcave sllavokomuniste, që kishin dhunuar trojet etnike shqiptare. Kështu shohim në faqet e librit, se patrioti i Dukagjinit kontribuon shumë në forcimin e çetës së vet me elemënt të rinj antisllave e antikomunist, bashkëpunimin me çetat e tjera kryengritëse, për të forcuar e organizuar edhe më mirë luftën liridashëse. Për këtë një kontribut të madh kishte luajtur edhe formimi i Organizatës Patriotike, të pagëzuar me emrin kuptimplotë: “Besa Kombëtare”. Ngjarjet pasojnë njera tjetrën. Në kreun e pestë, mësojmë se nacionalistët fillojnë të shkruajnë historinë e tyre dhe të Kosovës martire, kur organizojnë “Kuvendin e Dobërdolit”, që me të drejtë nga autori Jetish Kadishani në libër cilësohet, si një ngjarje e rëndësishme historike. Sigurisht, për të ardhur tek ky kuvend i krerëve nacionalistë, më përpara ishte mbajtur “Mbledhja e Pllaçicës”, që i parapriu vendimeve të rëndësishme, që mori Kuvendi i Dobërdolit, ndaj të cilit media sllave dhe kalemxhijtë komunistë servilë shqiptarë përmes fëjtoneve dhe shkrimeve denigruese janë përpjekur që të hedhin baltë dhe të fyejnë figurën e luftëtarit trim Ndue Përlleshit dhe të gjithë bashkëkohësve nacionalistë asokohe. Jemi në zemër të faqeve historike të librit, që për meritë të autorit Jetish Kadishani, lexuesi mbarëshqiptarë, mund të shoh se si zhvillohen ngjarjet e mbarsura plot emocione dhe momente dramacititeti, në të cilën qenë përfshirë përsonazhi kryesor Ndue Perlleshi me të gjithë trimat e tij, lufrat e njëpasnjëshme, që gdhendin në trojet shqiptare, epopenë e lavdishme të dëshmorëve të lirisë. Për këtë meritë, çetat e kuptojnë frymën e bashkimit dhe rolin, luajnë intelektualët e kualifikuar, si: prof. Ymer Berisha, Marie Shllaku, etj., dhe të gjithë bashkohën me çetën e Ndue Përlleshit. Por, si gjithnjë në histori gjatë luftrave ka fitore dhe dështime. Autori Kadishani, në veprën e vet i shkoqitë hapur edhe arsyet e shpërndarjes së çestës së Ndue Përlleshit, se si kryetrimi i Dukagjinit me shokë i shpëtoi grackës së spiunëve në Zhdrellë dhe më pas mbledhja e luftëtarëve në Prrue t’Zi. Vrasja e prof. Ymer Berishës e ligështon, por nuk e dobëson luftën e trimit të vendosur kundër armiqve të popullit shqiptar. Në krerët që do të vijnë në libër, mësojmë se udhëheqësi i çetës gjen strehë dhe bujari në zemrat e shqiptarëve. Shpesh Ndue Përlleshit iu desht të kalonte ditët e vështira në Shpellën e Jerebisë (Istogut-Burimi), për të ripërtërirë forcat, që në pranverën e vitit të ardhshëm të rifillojnë përsëri luftrat, kundër armikut të përbashkët, që ishin sllavokomunistët. Rreziqet nuk do të mbarojnë në Nduen dhe me sa duket, përshkrimi me hollësi nga autori Kadishani, ka bërë të mundur, që libri të mirëpritet dhe të mbetet thellë në kujtesën e disa bashkëkohësve dhe të rinjve sot, mbasi në librin e Kadishanit nuk shohim vetëm fitoret e çetave nacionaliste, por edhe dështimet, shkaqet, trathtitë e bëra nga vetë shqiptarët (që i shërbenin me besnikëri serbëve e komunistëve në Prishtinë e Tiranë), rrethimet nga forcat e ndjekjes të ashtëquajtura partizane, që ishin të gatshëm të vrisnin bashkëvëllezërit e tyre të një gjaku e gjuhë dhe jo serbët që i kishin paguar për trathinë e tyre. Me shumë interes mund të kundrohen pjesët: “Rruga e pasigurtë drejt vendlindjes”, “Qëndresa e tre trimave”, “Zogu u shpëtoi nga dora”, “Dita kobzeze për shqiptarët e mobilizuar”, “Lufta e Bokshiqit (këngë)”, “Mobilizim i përgjithshëm për zënien e Ndue Përlleshit”, “Dueli me Jank Buriqin e Jagodës”, “Burgosjet dhe torturat vazhdojnë”, “Ku u shërua Ndue Përlleshi?”, “Drejt Drenicës”, “Ikja në Shqipëri”, “Nga Shqipëria sërish në vendlindje”, “Për herë të fundit në mesin e familjes së tij në Paskalicë” e shumë episode të tjera, që në mënyrë historike, janë trajtuar nga autori i veprës shkrimtari e studiuesi Jetish Kadishani. Mbetet në kujtesën e popullit episodi i të riut Pren Gojanit nga Dugajeva, i cili i hapi rrugën kryetrimit Ndue Përlleshit të plagosur rëndë (me vragë) nga rrethimi në mal të Bokshiqit, ku UDB-ja me të marrë vesht e pushkatoi Prenin në vend të ngjarjes. Në vepër përveç shkrimeve kronologjike, që e shoqërojnë veprën në mënyrë organike, autori ka bërë përshkrimin e shumë portreteve, që janë njohës, bashkëluftëtarë, dëshmitarë, fotografi, informatorë dhe njerëz, që kanë lënë shënimet e tyre mbi Ndue Përlleshin. Së fundi, libri jetëshkrimor: “Ndue Përlleshi - Trimi i Dukagjinit”, i botuar në vendlindje (Kosovë, Prishtinë) nga autori Jetish Kadishani, i shtohet serisë së veprave serioze, që janë shkruar deri më sot në Kosovë dhe trojet etnike shqiptare, pa ngarkesa politike e ideologjike, me gjuhën bindëse e argumentuese të fakteve historike, që flasim më shumë se zhgarravinat serbe dhe nga koministët shqiptarë. Në këtë mënyrë autori, ka përjetësuar emrin, luftrat dhe figurën e madhe të kryetrimit të Dukagjinit, që një jetë të tërë luftoi me mish e shpirt, për çështjen e bashkimit të trojeve etnike, në një shtet të vetëm, duke pasur mbi krye pushtuesit shekullorë serb dhe komunistët shqiptarë, që bënë gjithçka, që Kosova prej shumë dekadash të mbetet nën çizmen e zezë serbe. Jetish Kadishani, i shtoi fondit të artë të librave historikë një perlë më shumë në gjerdanin e gurëve të çmuar, që ruan në zemër të saj nënëlokja Kosovë. Emri dhe vepra e Ndue Përlleshit mbeti në histori, në saj të studiuesit serioz Jetish Kadishanit, që ndezi një qiri në kujtimin e tij të pashuar... Nju Jork (Sh.B.A.), Korrik 2003
Nacionalisti Ndue Perlleshi ( 1908-1949 ) ra dshmor me ndrrn e pashuar pr Shqiperin Etnike
Folge dem Video um zu sehen, wie unsere Website als Web-App auf dem Startbildschirm installiert werden kann.
Anmerkung: Diese Funktion ist in einigen Browsern möglicherweise nicht verfügbar.
Wir verwenden essentielle Cookies, damit diese Website funktioniert, und optionale Cookies, um den Komfort bei der Nutzung zu verbessern.
Siehe weitere Informationen und konfiguriere deine Einstellungen