Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Nexhmie Pagarusha

Leverkusen98

legend...
Nexhmije Pagarusha

Nexhmije Pagarusha (* 7. Mai 1933 in Pagarusha bei Malisheva im Kosovo) ist eine ehemalige jugoslawische Sängerin und Schauspielerin.
Nach ihrer musikalischen Ausbildung in Belgrad war sie seit den 1950er Jahren die bekannteste albanischsprachige Sängerin Jugoslawiens. Daneben war sie als Schauspielerin auf der Bühne und für Fernsehproduktionen tätig. Sie beendete ihre Karriere 1984.
Als ihr bekanntestes Lied gilt Baresha (Die Hirtin), das von ihrem Ehemann Rexhep Mulliqi komponiert und von dem Schriftsteller Rifat Kukaj getextet wurde; in dem annähernd sechs Minuten langen Lied wechseln sich ein langsamer 7er-Rhythmus und ein schneller 9er-Rhythmus ab. In den 1960er Jahren trat sie gemeinsam mit dem Folklore-Ensemble Shota auch im Ausland (u. a. Deutschland, Österreich, Israel und Bulgarien) auf.

1973 trat sie mit dem Lied E vetmja dashuri (Nur die Liebe) beim Jugovizia (jugoslawischer Vorentscheid zum Eurovision Song Contest) an, bei dem sich jedoch nie ein albanischsprachiger Titel durchsetzen konnte.

Ihr bekanntester Hit (echt ein Klassiker): Baresha

YouTube - Nexhmie Pagarusha - Baresha (Origjinal)
 
Artistja shqiptare Nexhmije Pagarusha lindi më 7 maj 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës në Kosovë.
Kur flitet për të, përdoren në një frymë shumë epitete si: Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe,
Primadona e Melosit Popullor, Ema Sumak Shqiptare, Madam Butterfly, Fyti i Kristalte, etj.

Mori shumë çmime, ndër të tjera "Këngëtare e Shekullit".
Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon.
Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera .

Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.
Në Beograd vijoi shkollën e muzikës për solo kanto, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më.
Po ashtu në Beograd kishte paraqitjen e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar soliste në Radio Prishtinë.

Bashkëpunoi edhe me këngëtarët nga Shqipëria dhe u paraqit edhe në Shqipëri me ansamblin "Shota" me rastin e një turneu.
"Baresha" është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj.
Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.

Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit,
Puçinit, Verdit, etj. Ky koncert ka qenë i pari i këtij lloji. Fatkeqësisht,
asnjërit nga organizatorët teknikë nuk iu kishte kujtuar që të regjistronte këtë koncert! Për fat të keq,
nuk janë evidentuar as të gjitha koncertet dhe repertori i këngëve të kënduara nga ajo, ngaqë, siç ka thënë ajo një herë,
për të vetëm muzika ishte me rëndësi; ajo dhe muzika ishin një. Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 këngë.
Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Izrael, etj.

Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.
Pas 16 vjetësh larg skenës, ajo u paraqit në vitin 2000 me këngën "Për ty" në një emision të udhëhequr nga Ardit Gjebrea,
i cili e bindi të bëjë këtë.
Ishte në jurinë e festivalit "Kënga Magjike 2005". Aktualisht është këshilltare e lartë për muzikë në Radio Kosovë
dhe në Radio Blue Sky.

Krijimtaria Disa nga këngët e saj: * "Baresha" * "Ani mori nuse" * "Mora testin" * "Kur më shkon si zog n'hava" * "Kur më del në derë" * "Ke selvitë" * "Ç'u ngrit lulja në mëngjes" * "Çil njat zemër plot kujtime" * "Dallëndyshe" * "Një lule" * "Zambaku i Prizrenit" Interpretoi në filmat dhe shfaqjet teatrore: * "Dasma e përgjakur", (1967) * "Jugovizioni" (1973) * "Gëzuar viti i ri" (1976) * "E kafshoja terrin" (1977) * "I ikuri". (1980) * "Tre vetë kapërcejnë malin" (1981) * "Lepuri me pesë këmbë" * "Fluturimi i Micakut" * "Daullet e të çmendurve", * "Rexha i nënës në grazhd të kalit" * "Vrasësit bëjnë dasmë natën" (1997)
 
Zurück
Oben