What's new
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Partei Vetevendosje

Vetëvendosje: Kandidatët për regjistrimin e popullsisë janë zgjedhur mbi baza partiake



Drenas, 2 prill 2011, NOA- Lëvizja Vetëvendosje në Drenas ka reaguar lidhur me mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve që do të merren me regjistrimin e popullsisë në këtë komunë.
Në një deklaratë për mediat Vetëvendosje shprehet se, “Lëvizja Vetëvendosje në Drenas shpreh shqetësim për ngjarjet e fundit për përzgjedhjen e kandidatëve në komisionin komunal për regjistrimin e popullsisë në komunën e Drenasit dhe për mënyrën se si pushteti komunal ka zgjedhur ti punësojë këta persona që nuk janë aspak të përgatitur për tu marrë me një proces kaq të rëndësishëm siç është regjistrimi i popullsisë dhe i pronave, reagon dhe dënon ashpër mënyrën se si është bërë selektimi i tyre”.
Lidhur me këtë mënyrë përzgjedhje, Vetëvendosje shprehet se, dënon mënyrën se si është bërë selektimi i këtyre kandidatëve në baza partiake dhe klanore.
Sipas degës së Drenasit thuhet se, “Nuk është në rregull që të punësohen për një proces të tillë, persona që nuk janë të përgatitur për tu marrë me këtë, por që vetëm janë militantë të një partie të caktuar e cila ka pushtetit aktualisht në Drenas. Pra, shumica dërmuese e të pranuarve janë persona që kishin vjedhur vota për PDK-në, në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar”.
Ndër të tjera thuhet se lidhur me këtë proces nuk janë pranuar personat që nuk i takonin këtij subjekti politik edhe pse kishin ofruar dokumente të bollshme shkollimi.
Sipas Vetëvendosjes në këtë proces janë favorizuar vetëm militantët partiakë dhe familjarët e të punësuarve në Kuvendin Komunal të Drenasit.
Lëvizja Vetëvendosje në Drenas, konsideron se kjo është shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të njeriut, dhe kërkon që diskriminimi i qytetarëve dhe dallimi në baza partiake të ndalet një herë e përgjithmonë.
 

Mbreti Bardhyl

Top-Poster

KJO QEVERI I KA HIPUR SKIJAVE!

20 PRILL 2011 - E Mërkurë 16:51
IMG_50501676723144.JPG


Sot më 20 prill, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të pranishëm në ligjëratën mbi Planin e zhvillimit ekonomik të mbajtur nga Hashim Thaçit në Universitetin AAB e ballafaquan këtë të fundit me çështjet:


- Ky “plan” i ri, gjoja për zhvillimin ekonomik të vendit, dëshmon që Qeveria është zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës pa pasur plan qeveritar.


- Ky i ashtuquajtur plan i ri për zhvillimin ekonomik të vendit po ashtu tregon që Qeveria në mandatin e kaluar nuk paska pasur plan për zhvillim ekonomik, të cilin vetëm do ta vazhdonte gjatë këtij mandati.


- Nisma për privatizimin e PTK-së, ndërtimin e autostradës, buxheti për vitin 2011, privatizimet e tjera që tashmë janë kryer, i bije të jenë bërë pa kurrfarë plani e strategjie ekonomike për zhvillim.


- Funksionimi ad hoc, i aty-për-atyshëm, ku vendimet merren në bazë të rrjedhave ditore e jo në bazë të një plani strategjik që ka për synim të mirën e qytetarëve, e kanë sjellë Kosovën para kolapsit ekonomik.


Në fakt, Qeveria e Kosovës ka pasur gjithmonë plan. Plani i Qeverisë ishte dhe është shkatërrimi ekonomik i Kosovës. Shitja e shkatërrimi i gjitha pasurive të vendit dhe pasurimi personal i pushtetarëve.


Ky argumentim i Lëvizjes VETËVENDOSJE! u përcoll me shpalosjen e parullës “Kjo Qeveri i ka hipur skijave” dhe shpërndarjen e fletushkave me argumentet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! tek të pranishmit, të cilët tërë aktivitetin e miratuan me duartrokitje.


Kjo gjë nuk i pëlqeu Hashim Thaçit dhe truprojave të tij, të cilët në mënyrë të dhunshme nxorën nga salla aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! duke i grushtuar dhe shqelmuar ata.


Lëvizja VETËVENDOSJE! e quan sjelljen e dhunshme të truprojave të Hashim Thaçit si pengim i fjalës së lirë në një ligjëratë që ishte e hapur për të gjithë.


Reagimet e tilla na e dëshmojnë edhe një herë se kjo qeveri është e mbushur vetëm me retorikë bosh dhe sa herë dikush ja venë në pah këtë fakt, e shpreh nervozizmin e saj me dhunë.


Ndërkaq reagimi i Universitetit AAB dëshmon edhe një herë se licenca e akreditimit është më e vlefshme sesa shpalosja e ideve, debatit dhe kritikës, siç i ka hije një universiteti.


Pra, qeveria na e konfirmon edhe njëherë se qeveria i ka hypur skijave.


Lëvizja VETËVENDOSJE!
 
Top