Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

perurohet memoriali "Adem Jashari ne Tiranë

Leverkusen98

legend...
Kryeministri Sali Berisha priti kryetarin e PDK-së

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri, ku do të marrë pjesë në përurimin e bustit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, sot në një mëngjes pune në Tiranë u takua me kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha. Në njoftimin nga ky takim thuhet se takimi i punës me kryeministrin Berisha është në shërbim të avancimit të angazhimeve për statusin politik të Kosovë dhe për stabilitetin në rajon në përgjithësi.

"Në këtë kuadër, kishim një dakordim të plotë të agjendës sonë të ardhshme. Përgëzoj kryeministrin Berisha për të gjitha qëndrimet e deritanishme që ka shprehur për Kosovën, që janë edhe qëndrime të popullit dhe
institucioneve të Kosovës”- tha kryetari Thaçi pas takimit me kryeministrin shqiptar Berisha. Pas takimit, kryetari i PDK-së Hashim Thaçi dhe kryeministri shqiptar Sali Berisha, u prononcuan para mediave. “Ishte një takim prej miqve, në këtë mëngjes pune. Kishim përputhshmëri të
plotë në qëndrimet për angazhimet e Kosovës dhe të Shqipërisë. Qëllimi i vizitës sime sot në Shqipëri është pjesëmarrja në përurimin e bustit të komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari”, tha kryetari Thaçi. Duke theksuar se “takimi i punës me Berisha është në shërbim të avancimit të angazhimeve për statusin politik të Kosovës, për stabilitetin në rajon në përgjithësi”, kryetari i PDK-së u shpreh se “kishim një dakordim të plotë të agjendës sonë të ardhshme”. Kryetari i PDK-së Hashim Thaçi përgëzoi kryeministrin Berisha për të gjitha qëndrimet e deritanishme që ka shprehur për Kosovën, që janë edhe qëndrime të vet popullit të Kosovës dhe institucioneve të Kosovës.
Kryetari Thaçi shprehu domosdonë e vazhdimit të takimeve të tilla mes udhëheqësve shqiptarë kudo që ndodhen ata, sepse këto takime, sipas kreut të PDK-së “janë në shërbim të unitetit të politikës kosovare dhe të gjithë lidershipit shqiptar”.
“Sot, ndër prioritetet e rëndësishme për zgjidhjen e statusit të Kosovës është stabiliteti dhe paqja në gjithë rajonin por edhe uniteti i politikës kosovare. Prandaj, jam optimist se Nëntorin e ardhëm do ta kremtojmë me një mëngjes punë të përbashkët, në Kosovën e pavarur dhe sovrane” u shpreh anëtari i Ekipit të Unitetit Hashim Thaçi.
Ndërsa, në deklarimin e tij pas takimit me kryetarin Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, theksoi: “Patëm një mëngjes pune shumë të mirë, patëm një shkëmbim mendimesh për qëndrimet tona të përbashkëta. E përshëndeta punën e shkëlqyer të Ekipit Negociator të Kosovës dhe të Thaçit, i cili grup si me unitetin e tij,
ashtu edhe me platformën, ka dëshmuar përkushtimin e tij për zbatimin në Kosovë të projektit perëndimor, për një Kosovë të pavarur dhe evropiane”, tha kryeministri shqiptarë Berisha.
“Diskutuam gjerësisht mbi vlerat e mëdha të këtij uniteti për këtë fazë dhe në vazhdim, sikundër i ftoj qytetarët e Kosovës për gjakftohtësi të plotë dhe të mbështesin udhëheqjen e tyre politike, e cila ka mbrojtur dhe mbron interesat e qytetarëve të Kosovës, për një Kosovë të lirë dhe evropiane” u shpreh kryeministri i Shqipërisë .Sali Berisha.

Quelle: http://www.rtklive.com/site/news/news_view.php?id=36122
 
Ja und in Malisheva 8)

1tf8.jpg


ps: dieses bild hab ich geschossen :wink:
 
Zurück
Oben