What's new
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Plani i ri serb: Amerikanëve 51 për qind të aksioneve të minierave në Kosovë, Serbisë

Ciciripi

Sfiduesi Demokrat
[h=2]Plani i ri serb: Amerikanëve 51 për qind të aksioneve të minierave në Kosovë, Serbisë pjesën tjetër![/h]Shtetet e Bashkuara së shpejti do të jetë në gjendje të marrin shumicën e aksioneve të të gjitha minierave në Kosovë, për të cilat “serbët kanë tapi”, derisa 49 përqindëshi tjetër do t’i mbetej Serbisë, shkruan ditorja serbe Informer.Gazeta, që thotë se thirret në burime të afërta me administratën në SHBA, shkruan se kjo çështje është kontraktuar nga ministri i Burimeve Natyrore të Serbisë, Milan Bacevic, gjatë vizitës së javës së kaluar në shtetin amerikan Illinois. Sipas kësaj “marrëveshjeve, Serbia do të ishte bashkëpronare e 49 për qind të aksioneve të minierave në Kosovë”.
Informer shkruan se fjala është për një projekt-marrëveshje, e cila më vonë duhet do të “përkthehej në një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve”.
“Në këtë mënyrë do të anulohen të gjitha privatizimet e diskutueshme që i kanë bërë shqiptarët e Kosovës dhe agjencitë të tyre privatizimit”, shkruan ditorja serbe.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun, thotë se kjo është një nga propozimet e mundshme për bashkëpunim.
"Kjo, para së gjithash, ashtu siç di unë, i referohet Trepçës. Nëse ka sukses puna me Illinoisin, kjo do ishte shumë mirë për vendin dhe qytetarët e saj. Prishtinës fillimisht do t’i mohohej posedimi i me pronën e minierës, ndërsa kjo pronë do të kthehej në juridiksionin e Serbisë. Një bashkëpunim i tillë do të kontribuojë në aspektin politik, sepse do të tregojë se Kosova nuk është një shtet i pavarur”, tha Drecun.
Aleksandar Vulin, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, thotë se “Serbia nuk e njeh privatizimin në Kosovë”.
"Këtë privatizim e ka bërë vetëm një komb. Ajo që në këtë moment mund të them është se shteti zotëron pronat në krahinën jugore. Sido që të bëhet me atë pronë në të ardhmen, garantoj se kjo do të jetë në interesin shtetëror dhe të qytetarëve tanë”, Vulin.
Drejtori paralel i Trepçës, Jovan Dimkic, nuk deshi të flas për këtë temë.
"Ende nuk ka informacione zyrtar nga Ministria në lidhje me këtë, për çka nuk do të komentoj përderisa nuk zyrtarizohet kjo në dokumente”, ka thënë Dimkic.
Oliver Ivanovic, ish sekretar shtetëror për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, deklaron se kjo marrëveshje do të ishte joreale, dhe se “e vetmja mënyrë për të parandaluar sekuestrimin e pronave serbe është dalja në gjykatat ndërkombëtare”. /Telegrafi/
Plani i ri serb: Amerikanëve 51 për qind të aksioneve të minierave në Kosovë, Serbisë pjesën tjetër! « Ekonomi - Telegrafi

[h=1]Amerikanci kupuju rudnike na Kosovu[/h]
255x160_33398-Trep%C4%8Da_Zve%C4%8Dan.jpg

Sjedinjene Američke Države se spremaju da kupe većinu akcija u svim rudnicima na Kosovu dok bi Srbija bila vlasnik 49 odsto vlasništva, saznaje Informer u izvorima bliskim američkoj administraciji.Kako navodi list, to je dogovorio ministar prirodnih resursa Milan Bačević tokom nedavne posete SAD.
Tim sporazumom bi praktično bile poništene privatizacije koje su sprovele kosovske vlasti.
"Reč je o nacrtu sporazuma, koji bi kasnije trebalo da se pretoči u finalni ugovor između dve države. Taj finalni dokument trebalo bi da potpišu predsednik Srbije Tomislav Nikolić i guverner Ilinoisa Pet Kvin, uz podršku administracije SAD", naveo je izvor.
Predsednik skupštinskog Odbora za Kosovo i Metohiju Milovan Drecun rekao je da bi ta kupovina, koja se pre svega odnosi na Trepču, imala i politički značaj jer bi obraćanje SAD Srbiji za kupovinu rudnika pokazalo da Kosovo nije nezavisno.

NoviMagazin.rs - Amerikanci kupuju rudnike na Kosovu


 
Top