Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Polizei Chef von Kukes wegen Drogen Schmuggel in D.verhaftet

lupo-de-mare

Gesperrt
Der typische Vertreter der vollkommen kriminellen Familie Krasniqi, welche u.a. im Kosovo als UCK Verbrecher Bande, sehr aktiv in der Politik ist.

Richtig heisst er Agim Krasniqi und als Polizei Chef von Kukes Andrin Gjanës!

Alle UCK Kosovaren Banden, tauchten immer wieder mit neuen Namen auf, weswegen sie auch einen eigenen Staat haben wollen.
, independent daily.

13/10/2004

-A police chief, drugs' carrier. His name is Andrin Gjana and he was sentenced to Germany.

Faqja 12 - AKTUALITET

Tetor 13, 104
E kaluara e Andrin Gjanës zbulohet pas informacionit të mbërritur nga Interpoli

Shefi policisë korrier droge në Gjermani
Kukës, përjashtohet kreu i SAEF, i dënuar në 2001

Erjon Tase


Përjashtohet nga policia oficeri i dënuar për shitje droge në Gjermani. Andrin Gjanës, deri ditën e djeshme shef i sektorit të antikrimit ekonomiko-financiar në Kukës, është zbuluar se i kishin mbetur për të vuajtur edhe plot 550 ditë burg në Gjermani. Shkak i këtij zbulimi të papritur është bërë një kërkesë e Interpolit shqiptar, drejtuar të gjitha agjencive të tjera homologe, për të verifikuar të kaluarën e uniformave blu. Pas përgjigjes pozitive të mbërritur nga zyra e Berlinit, Ministria e Rendit ka vendosur largimin e Gjanës nga detyra.

Oficeri trafikant
Sipas informacione të mbërritura pak ditë më parë nga Interpol Berlini, 28-vjeçari Andrin Gjana është arrestuar në qytetin e Menheit në Gjermani në vitin 1999, nën akuzën e trafikimit të drogës. Në këtë periudhë ai ishte regjistruar në Gjermani si shtetas kosovar me identitetin Agim Krasniqi, gjë që nuk u zbulua fillimisht nga autoritetet gjermane. Pas hetimeve dhe grumbullimit të provave të shumta, në vitin 2001 gjykata gjermane e dënoi atë me katër vjet burg si fajtor për akuzën e vjedhjes, shitjes së drogës dhe vënies së gjobave. Po në vitin 2001 mësohet se Gjana është deportuar në Kosovë për të vazhduar dënimin aty. Ndërkohë, drejtësia gjermane ka vendosur si kusht që, nëse ai kthehet sërish në Gjermani, do të vuajë aty edhe 550 ditë të tjera burgu.

Nga burgu në polici
Ende nuk është e qartë nëse Gjana ka kryer vitet e dënimit në Kosovë apo ka përfituar për t'u liruar përpara kohe, por pas disa muajsh ai është rikthyer në Shqipëri. Gjurmët e tij janë shfaqur sërish në vitin 2003, kur ai është emëruar në Drejtorinë e Policisë së Kukësit si efektiv i saj drejtues. Aktualisht, Andrin Gjana mban detyrën e shefit të zyrës së SAEF-it në policinë e Kukësit dhe deri më sot sjellja e tij nuk kishte sjellë asnjë dyshim te krerët e Drejtorisë së Kukësit. Pas informacionit të marrë nga Interpoli, dje është bërë gati në Ministrinë e Rendit urdhri i përjashtimit të tij, i cili pritet të komunikohet sot në policinë e Kukësit.

Hetimi për dokumentacionin
Në të njëjtën kohë, drejtuesit e ministrisë kanë urdhëruar edhe nisjen e një hetimi nga SHKB-ja për mënyrën se si ka arritur të fillojë punë në polici Gjana. Sipas rregullores, të gjithë uniformat blu duhet ta kenë të pastër dosjen penale, ndërkohë që strukturat lokale të SHKB-së duhet të kryejnë verifikime të herëpashershme mbi çdo efektiv. Nuk është ende e qartë nëse oficeri i dënuar për trafik droge ka paraqitur dokumente të falsifikuara apo dënimi që është dhënë në Gjermani nuk është regjistruar në dosjen e tij penale, për shkak se kishte përdorur një identitet të rremë më parë. Nëse do të vërtetohet se janë kryer shkelje në pranimin në polici të oficerit 28-vjeçar, pritet që përjashtimi i tij të shoqërohet edhe me masa të tjera nga Ministria e Rendit për personat që kanë firmosur emërimin.


Hetimi për të inkriminuarit

Ministria nis kontrollin në listat e Interpolit
Andrin Gjana nuk është viktima e parë e informacioneve të mbërritura nga Interpoli. Pak muaj më parë, një tjetër punonjës i Gardës është larguar nga detyra, megjithëse arsyet e largimit të tij nuk janë bërë publike, për shkak se ishte i implikuar në një hetim për trafik droge të nisur në shtetin e Zvicrës. "Fajin" për të gjitha këto telashe për uniformat blu e ka pasur një verifikim që ka nisur Ministria e Rendit në zyrat e Interpolit në të gjithë botën. Prej disa muajsh, Interpol Tirana ka kryer verifikime mbi të kaluarën e të gjithë efektivave dhe, si rrjedhojë, kanë mbërritur edhe informacionet e para për implikime në trafiqe apo probleme të tjera në të kaluarën e punonjësve të policisë në shtetet e tjera. Një informacion i tillë bëri të mundur zbulimin e dosjes penale në Gjermani të Andrin Gjanës, i cili deri në këto momente ishte njëri prej drejtuesve më të lartë të policisë së Kukësit. Ndërkohë, në zyrën e Interpolit mësohet se kanë mbërritur të dhëna tepër kompromentuese edhe për disa punonjës të tjerë policie, të cilat pritet që të verifikohen më tej dhe më pas të marrin formën edhe të masave ndëshkuese. Rasti i shefit të zyrës së antikrimit ekonomiko-financiar në Kukës ka qenë shembulli më i mirë se si persona të inkriminuar mund të depërtojnë deri në strukturat drejtuese të policisë. Në të gjitha këto raste është vendosur që të hetohen më tej edhe procedurat e emërimit të personave me të kaluar të inkriminuar në radhët e uniformave blu.

www.balkanweb.com

heutige Schlagzeile der Gazetta Shqitare
 
und jetzt???

lupo auf welche droge bist du hängen geblieben??? hat es hofmann nicht so gut mit dir gemeint????
 
Funky schrieb:
und jetzt???

lupo auf welche droge bist du hängen geblieben??? hat es hofmann nicht so gut mit dir gemeint????

Du hast halt null Durchblick, weil Deine neuralen Verbindungen im Hirn, schon durch den Drogen Konsum ausgefallen sind.

Aber hier noch eine Ergänzung

Bajram Ibraj përjashton Andrin Gjanën. Kishte vuajtur 449 ditë burg në Manhem dhe më pas u emërua në polici

Përjashtohet oficeri i dënuar për drogë

A.Qoraj

TIRANË- Një i dënuar në Gjermani për trafik droge ka punuar deri dje në Policinë e Shtetit. Andrin Gjana, inspektor i policisë së Hasit, është përjashtuar nga policia, pas konfirmimit të autoriteteve gjermane se ai ka kryer 449 ditë dënim në burgun e Manhemit, për trafik të lëndëve narkotike.
Gjana ka qenë i dënuar në këtë vend për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga viti 1999-2001, ku ka kryer dhe dënimin e dhënë dhe më pas është liruar. Pasi është kthyer në Shqipëri, ai ka mundur të emërohet në Policinë e Shtetit, madje ka qenë dhe shoqërues i ish-nëndrejtorit të përgjithshëm të policisë së asaj kohe. Sipas zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Rendit, kjo vërtetohet nga dokumentacioni i gjetur në arshiva. Momentalisht ishte emëruar si inspektor në komisariatin e Hasit. Urdhrin për përjashtimin e Andrin Gjanës nga Policia e Shtetit e ka firmosur drejtori i përgjithshëm, Bajram Ibraj. Motivacioni i këtij përjashtimi ka qenë precedenti penal i inspektorit Gjana në Gjermani.
Përjashtimi
Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Rendit Publik, Ibraj ka firmosur dje shkresën e përjashtimit të inspektorit të komisariatit Has, pasi ka verifikuar gjendjen penale të ardhur nga interpoli gjerman. Kërkesën për verifikim e ka kërkuar Ministria e Rendit nëpërmjet strukturës së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Kjo strukturë ka kryer edhe hetimet, të cilat janë finalizuar pas konfirmimit të ardhur nga autoritetet gjermane. Mësohet se numri një i Policisë së Shtetit nuk ka nguruar të firmosë përjashtimin, duke u kërkuar vartësve në qark që t’i bëjnë komunikimin zyrtar efektivit që ende shërbente në polici. Andrin Gjana ka mbaruar Akademinë e Rendit, por ai është emëruar në kohën që dëshmia e penalitetit nuk ishte e pastër, gjë që bie në kundërshtim me rregulloren e Ministrisë së Rendit.

http://www.shekulli.com.al/index.ph...14&PHPSESSID=061adb09cf5c78831d794e0908f5f030
 
Zurück
Oben