Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Polizei Chefs von Sarande verhaftet, wegen Drogen Schmuggels

lupo-de-mare

Gesperrt
Polizei Chefs von Sarande verhaftet, wegen Drogen Schmuggels

17-7-06_1.jpg


Eduart dhe Ylli Kapo, të arrestuar dje në Sarandë

Arrestohet bashkëpronari i qendrës turistike “DEA” në Butrint, Klement Balili

Arrestohen 3 policë me 750 kilogramë hashash

Arrestohen dhe babë e bir, punonjës të policisë në Delvinë dhe në Sarandë

Thoma Nika

Policia ka vënë dje në pranga tre efektivë të policisë dhe një biznesmen, të cilët u kapën me 750 kilogramë kanabis sativa të presuar. Aksioni është realizuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, ndërkohë që një person ka arritur t’i shpëtojë operacionit. Policia tha se pas një ndjekjeje disamujore, nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Policinë e Shtetit dhe struktura të tjera të specializuara në luftën kundër krimit, dje rreth orës 14.00’, në aksin rrugor Muzinë- Delvinë, u krye kapja arrestimi në flagrancë i punonjësve të policisë dhe biznesmenit. Sipas policisë, janë vënë në pranga Ylli Eduard Kapo, Inspektor i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe babai i tij Eduard Kapo, me detyrë punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Delvinë. Gjithashtu janë arrestuar Gentian Ramiz Baba, Inspektor i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Klement Balili lindur dhe banues në Sarandë, bashkëpronar i qendrës turistike “Dea” në Butrint, si dhe i disa subjekteve të tjera private. Policia tha se ata janë kapur ndërsa po transportonin lëndën narkotike me një furgon.
Burimet policore thanë se nga hetimi paraprak rezulton se destinacioni i saj ka qenë Greqia. Policia tha gjithashtu se ka mundur të largohet nga vendngjarja dhe është shpallur person në kërkim shtetasi Ermal Foto Nika, lindur dhe banues në Sarandë, person me precedentë të mëparshëm kriminalë. Në momentin e arrestimit u është sekuestruar një furgon me targa gjermane, brenda të cilit ishin të fshehura 26 çanta të mbushura me 750 pako njëkilogramshe kanabis sativa, gjysmë i gatshëm, i presuar dhe i ambalazhuar.
Policia tha se në vendngjarje u kryen të gjitha veprimet proceduriale dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi këta persona vepronin si një grup i organizuar kriminal.

Të arrestuarit
1-Ylli Eduard Kapo, Inspektor i Sektorit te Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Komisariatin e Policisë Sarandë
2-Gentian Ramiz Baba, Inspektor i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Sarandë
3- Eduard Kapo, babai i inspektorit Ylli Kapo me detyrë punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Delvinë.
4- Shtetasi Klement Balili lindur dhe banues në Sarandë, bashkëpronar i qendrës turistike “Dea” në Butrint, si dhe i disa subjekteve të tjera private.


17/07/2006
KATEGORIA: Kronike nga rrethet

http://www.shekulli.com.al/index.php?page=lajmedite&newsID=98455
 
Zurück
Oben