Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Qeveria e re shqiptare zgjedh Turqinë partner kryesor

Ciciripi

Sfiduesi Demokrat
Qeveria e re shqiptare zgjedh Turqinë partner kryesor

Kryeministri i ri i Shqipërisë, Edi Rama duket se e ka bërë zgjedhjen e vet mbi prioritetin diplomatik të qeverisjes së vet në planin dypalësh. Në raport me Shqipërinë politike, partneri kryesor do të jetë Turqia, ndonëse orientimi europian mbetet objektivi kryesor. Një ditë pasi dha një intervistë në televizionin CNN Turk, Edi Rama ka pasur një takim rreth 2 orë e 30 minuta me homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan, për të cilin vetë kryeministri i zgjedhur ka nënvizuar se për “rreth 2 orë e 30 minuta me kryeministrin Erdogan e një sërë ministrash të dy palëve. Një plan i gjerë bashkëpunimi në proces. Mikpritje e shkëlqyer”.
Nga një aspekt formal është për t’u theksuar se përshkrimi i thukët që ka bërë Edi Rama, ka shmangur sherbetosjen e deklarimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha, që kur vinte fjala për takime a vizita në Turqi, nxitonte të shpallte vëllazërinë dhe përbashkësinë e gjakut. E megjithatë, qasja e qeverisë socialiste, njëfarësoj përfaqëson një diplomaci të vijimësisë pasi aktualisht socialistët vijnë në krye të vendit kur disa projekte strategjike janë miratuar dhe detyrimisht duhen ndjekur. Një e dhënë që flet shumë lidhur me nivelin e marrëdhënieve mes të dy vendeve është përbërja e delegacionit socialist; përveç Edi Ramës si kryeministër i ri, bashkë me të ishte edhe ministri i ri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja si dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Për sa i përket sektorit të Shëndetësisë, Edi Rama sqaroi një ditë më parë në CNN Turk se modeli i ndjekur nga Turqia në këtë fushë është shumë tërheqës për Shqipërinë , shkruan sot Shekulli.
Nga ana tjetër, Shqipëria ka nevojë për asistencë konkrete dhe të menjëhershme, çka një vend si Turqia, ka gjasa që ta ofrojë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe lidhur me Ministrinë e Brendshme, pasi që në kohën e demokratëve bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe trafiqeve ka qenë shumë i mirë. Kjo u vu re edhe në festimet për 100-vjetorin e Pavarësisë ku përfaqësuesit turq kishin një vend të veçantë. E rëndësishme në këtë hapje diplomatike është përfshirja në delegacion e ministrit të Jashtëm. Kjo pasi Shqipëria trashëgon një mori problemesh nga qeverisja e Sali Berishës në drejtim të politikës së Jashtme.
Aktualisht me Turqinë Shqipëria ka një marrëveshje bashkëpunimi që rregullon përfaqësimin e vendit tonë në disa vende ku ne nuk kemi seli diplomatike. Po kështu Shqipëria dhe Turqia janë aktorë kryesorë në stabilitetin e Kosovës dhe të Maqedonisë, pra kanë çfarë të ndajnë në këtë lëmë. Në fund, është shumë e qartë se një vend me përmasat e Turqisë nuk ka sesi të mos interesohet për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Ankaraja zyrtare ka një përvojë të vlefshme në negociata të vështira me Greqinë siç janë ato për ndarjen e zonave ekskluzive ekonomike në rajonin e Egjeut. Në analogji, edhe Shqipëria trashëgon një negociatë të dështuar për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese me Greqinë për ndarjen e zonave të Shelfit Continental në detin Jon.
Është një çështje e nxehtë, për të cilën Athina zyrtare po pret ridiskutimin, por që siç është e kuptueshme nuk mund të mbetet një problem thjesht dypalësh. E gjithë kjo panoramë flet se vizita e Ramës në Turqi ka rëndësi parësore për të ardhmen e afërt të Shqipërisë. Këtu do kujtuar se Greqia merr së shpejti Presidencën e radhës së Bashkimit Evropian që përputhet me nismën greke të zgjerimit të kufijve të BE-së në 100-vjetorin e Luftës së Parë Botërore. Janë një mori problemesh që pleksen, por që në finale zbardhin interesin kryesor, atë ekonomik. Gazeta e njohur turke “Zaman” i kushtonte një analizë vizitës së Ramës dhe autori Peter M. Tase rendiste fusha si bujqësia, agrikultura, shëndetësia, mbrojtja dhe gazi si hapësira me interes për Shqipërinë. Për më tepër që fakti se sot “Turqia është partneri i dytë tregtar i Shqipërisë e bën Turqinë një model të origjinal për të përmbushur aspiratën e Shqipërisë që të përqafojë botën e zhvilluar”./Indeksonline/
Portali Indeksonline - Qeveria e re shqiptare zgjedh Turqinë partner kryesor
 
wen sonst mein freund, wen sonst...


rama%20ne%20turqi.jpg
 
Naja ich habe aber immer gedacht das Rama und Pro Grieche ist , hätte nicht gedacht das er die Türkei als Albaniens wichtigsten Partner wählt .
 
nicht das es mich kratzt......übersetzung sonst landet der thread in der tonne und du bei den gesperrten usern cirpipi........
 
Naja ich habe aber immer gedacht das Rama und Pro Grieche ist , hätte nicht gedacht das er die Türkei als Albaniens wichtigsten Partner wählt .

rama dreht sich nur in die richtung des geldes
was glaubst du warum rama nicht schon damals die türkei als wichtigsten partner ausgewählt hat???

rama ist im herzen viel mehr pro-griechisch aber noch mehr liebt er das geld wie alle anderen albanischen politiker auch
 
rama dreht sich nur in die richtung des geldes
was glaubst du warum rama nicht schon damals die türkei als wichtigsten partner ausgewählt hat???

rama ist im herzen viel mehr pro-griechisch aber noch mehr liebt er das geld wie alle anderen albanischen politiker auch

Weiß ich nicht , ich weiß nicht viel von Rama er hatte auch bis jetzt noch nicht die richtige Möglichkeit sich zu beweisen .. wir werden in Zukunft sehen wer Rama ist
 
Berisha konnte nie beweisen, was Edi Rama anscheinend zum Griechen machen soll. Edi Rama ist patriotischer als Berisha und langsam muss man das im Kosovo auch verstehen können.

Edi Rama wurde kritisiert, als er sich u.a. mit einer Griechen-Partei bei den Wahlen zusammenschloss. Die Medien verbeiteten das Gerücht, dass Edi Rama einen Minister mit griechischen Wurzeln ernennen wird, aber dazu kam es nicht. Alle Minister sind 100% Albaner.
 
Zurück
Oben