KFOR: S’e bastisëm Policinë
KFOR ka reaguar me anë të një komunikate për shtyp, në lidhje më atë se ata gjatë natës së mbrëmshme kanë monitoruar dhe përcjell policinë e Kosovës.
Sipas komunikatës, ky është rasti i tretë që ka lajme të pasakta sa i përket punës së KFOR-it, vetëm gjatë kësaj jave.
KFOR konsideron se paraqitja e mjeteve të tyre nëpër zonën ku gjendet njësia speciale ROSU është vetëm patrullë e zakontë që e bën kjo forcë ushtarake në Kosovë.
“KFOR e ka rutinë për të mbikëqyrur prezencën e patrolave në tërë zonën e saj, përfshirë edhe bazat që janë afër tyre”, thuhet në komunikatë.
Sipas KFOR-it, Policia e Kosovës konsiderohet “partneri i jonë më i besueshëm kur është puna për të siguruar ambient të qetë për të gjithë”.
“Ky bashkëpunim shkon krahas bashkëpunimit tonë të afërt me EULEX-in. KFOR asnjëherë nuk ka pasur nevojë të kontrolloj apo monitoroj bazat e Policisë së Kosovës, kështu që raporti sot në media është krejtësisht i pa vërtet”, thuhet në komunikatë, përderisa shtohet se lajme të këtillë vetëm synojnë minimin e bashkëpunimit të KFOR-it më partnerët e saj më të ngushtë.
Kuçi: Askush nuk mund ta ndalë ROSU'n
Paralajmërimet se KFOR-i ka bastisur Njësinë Speciale ROSU, janë hedhur poshtë nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, i cili ka thënë se një informacion të tillë nuk e ka ekzekutivi i vendit, por ka shtuar se nëse ka ndodh një gjë e tillë do të kërkohen informacione nga komandanti i KFOR-it. Gjithashtu, ai ka thënë se nëse merr vendim Qeveria e Kosovës për dërgimin e ROSU-së në atë pjesë askush nuk mund ta ndal atë.
Numri dy i ekzekutivit pas mbledhjes së qeverisë, ka mohuar të ketë pasur një bastisje të tillë në Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës - ROSU.
“Me bastis nuk e kanë bastis dhe nuk ka të drejt. Edhe KFOR-i e dinë që ROSU janë e një shteti sovran dhe të pavarur dhe që KFOR-i është i ftuar dhe ROSU nuk janë të ftuar. Në anën tjetër besoj që KFOR-i duhet të kryej detyrën e vet me i ndal kriminelët në territorin, me kontrolluar territorin tonë dhe kufirin tonë”, ka thënë Kuçi, siç transmeton Kosovapress.
Për më tepër Kuçi nuk beson që KFOR-i do të trembet nga deklaratat e tija, por nga kriminelët atje.
Ai ka shprehur zotimin se çdo veprim kushtetues dhe ligjor do të kryejnë përball kriminelëve dhe nuk do të dorëzohen.
Për informacionet që kanë dal në media se ka pas bastisje apo kontroll të Njësisë ROSU, nga KFOR-i, Kuçi ka thënë se do të kërkohen sqarime nga komandanti i KFOR-it.
“Nuk ka pas incident. Nuk jemi të informuar për një incident të tillë, por nëse ka pasur KFOR-i ndonjë observim që po e thuani ju ne do të kërkojmë sqarime prej komandantit të KFOR-it dhe po ashtu po e them që KFOR-i duhet të merret me ruajtjen e rendit, me ballafaqimin e kriminelëve atje dhe me ruajtjen e qytetarëve dhe pronave atje dhe jo në raport me ROSU-në”, ka theksuar ai.
Sipas Kuçit, problemi kryesor atje është se nuk ka qasje jo vetëm qeveria, por edhe faktori ndërkombëtar dhe ajo pjesë është e zaptuar nga një grup i kriminelëve, duke shtuar se çdo afrim me Qeverinë e Kosovës pa heqjen e atyre zaptuesve do të ishte rrezik për ata qytetarë që do të bashkëpunonin.
Ai nuk ka dashur të jap ndonjë datë se kur mund të pritet një aksion tjetër i Njësisë ROSU në atë pjesë, por ka thënë se nëse merr vendim Qeveria e Kosovës për një aksion të tillë ROSU-në nuk ka kush që do të mund ta ndal.
“Atë moment që merr vendim Qeveria e Kosovës, Ministria e Brendshme, komandanti i policisë nuk ka kush që e ndal ROSU-në. Dhe mos të mbaj kush atë mendje që mundet me kriju përshtypje tjetër”, ka deklaruar Kuçi.
Gjithashtu, ai ka thënë se nuk janë në konflikt me KFOR-in, edhepse sipas tij, KFOR-i dhe EULEX-i kanë dështuar që nuk kanë ofruar siguri më të madhe për qytetarët.
KFOR'i nuk e ka bastisur ROSU'n
Lajmi se ushtarë të shumtë të KFOR-it dhe njësi të EULEX-it kanë bastisur selinë e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, i cili ka qarkulluar nëpër disa media, për zyrtarët policorë të Kosovës është një gënjeshtër që s’ka të bëjë asgjë me të vërtetën.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, i ka thënë Kosovapress-it nëpërmjet telefonit, se informata e fundit e cila është plasuar nëpër disa media dhe portale të lajmeve, nuk është e vërtet.
Në lajmin e demantua nga zëdhënësi i Policisë, ndër të tjera thuhej se intervenim i KFOR-it ka ardhur pas informacioneve të tyre se "ROSU është duke planifikuar të intervenoj në veri për t’i arrestuar disa kriminelët serbë, kryesisht të dyshuar për largimin e pikës statike të policisë të vendosur tek ‘Tre Rrokaqiejt’".
Por, bastisja e pohuar është mohuar në mënyrë kategorike nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu.
“Absolut nuk është e vërtet se njësia speciale e Policisë së Kosovës në Mitrovicë është bastisur nga KFOR-i dhe EULEX-i. Kjo dhe është një gënjeshtër që ka qarkulluar nëpër disa media dhe portale të lajmeve”, ka thënë Sadriu.
Die ROSU hat niemand beobachtet , ich kenne einen aus der KP , der bei der ROSU arbeitet.
Der hat gesagt , die KFOR hat sie nicht beobachtet oder ausspioniert oder sonst was.
Zitat: " Po qfar , ata veq po ehnen neper rruge , ksajde edhe anej , mos u tut , se skan qka na bajne.