Ciciripi
Sfiduesi Demokrat
[h=3]Rreziku nga lëvzijet ekstremiste fetare në Kosovë[/h]
Burim Ramadani
Rreziku kryesor afatgjatë i Kosovës dhe i kombit shqiptar është aktiviteti i lëvizjeve ekstremiste islamiste. Ashtu sikurse po rritet numri i incidenteve qoftë në rrugë apo qoftë në xhami, ashtu është duke u rritur edhe rreziku për të ardhmen demokratike të Kosovës dhe kombit shqiptar
Jo shumë muaj më parë, thuajse u bë nami i zi për shkak se Kuvendi i Kosovës votoi kundër hyrjes së shamive nëpër shkollat publike parauniversitare dhe kundër mësim-besimit në këto shkolla. Dolën në media, dolën në protesta, shanë e çka nuk lanë pa thënë. Madje, na krahasonin me majmunë e na quajtën edhe antiislam.
Disa njerëz që vetes i thonin hoxhallarë apo të tjerë që quanin veten liderë të grupeve të caktuara, por që në fakt mundoheshin që të marrin rol politik në shoqërinë kosovare, nuk lanë të zezë pa drejtuar kah një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Thua se ne ishim më të kqijtë e botës dhe se ne ishim penguesit më të mëdhenj të historisë së përhapjes dhe praktikimit të fesë. Kjo në asnjë moment fare nuk ka përfaqësuar qëndrimet dhe pozicionet e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), që është i vetmi organizim fetar islam i Kosovës.
Tashmë, disa muaj më pas, këta njerëz “harruan” këtë çështje. Dhe, kjo tregon qartë se motivi i tyre ka qenë krejtësisht politik. Flamuri i zi në qendër të Prishtinës, po ashtu, ka pasur motiv dhe qëllim politik, për të shkatërruar Kosovën dhe për të shkatërruar të ardhmen evropiane të fëmijëve tanë.
S’do mend se këto ishin sulme me motive politike dhe assesi fetare. Sepse, feja nuk i lejon askujt të keqpërdorë ndjenjat e të tjerëve. Dhe, këta që hidhnin vrerë mbi ne, nuk ishin asgjë tjetër pos të dërguar politik të një fryme antidemokratike, antishqiptare dhe antiperëndimore. Këta ishin dhe janë njerëz që asnjëherë nuk mendojnë mirë për kombin shqiptar, as për Kosovën dhe as për rrugën që shteti e populli i Kosovës ka zgjedhur shumë kohë më parë. Këta ishin dhe janë armiqtë e Kosovës dhe armiqtë e kombit shqiptar.
Nuk ka se si të trajtohen ndryshe këta që konsiderojnë dhe thonë se shqiptari mysliman e ka vëlla afganin, sepse është mysliman, dhe nuk e ka vëlla shqiptarin e krishterë. Apo që konsiderojnë dhe e shprehin hapur (idiotësinë e tyre!) se Nëna Tereze na paska qenë e padenjë për të shkuar në parajsë, sepse nuk e paska pranuar islamin si fe. Apo, për më keq, këndojnë këngë fetare për Bin Ladenin, kryeterroristin e epokës moderne të jetës njerëzore në rruzullin tokësor.
Si nuk kanë asnjë fije mendje dhe asnjë fije shqiptarie në tërë trupin e gjakun e tyre? Si janë verbuar kështu këta njerëz dhe shkojnë aq larg sa të pretendojnë të shpallin armik Perëndimin? Si kanë arritur në këtë nivel të ulët sa që synojnë largimin e Kosovës dhe kombit shqiptar nga rruga drejt NATO-s dhe BE-së? Por, mbi të gjitha, sa paguhen këta njerëz që të na kthejnë me shekuj prapa? Sa paguhen këta njerëz që të hedhin në humnerë të gjitha çka kemi arritur për dekada me radhë? Kush i paguan dhe interesi i kujt po mbrohet nga njerëz të tillë?
Nuk është asnjëherë e ngutshme që të thuhet qartë dhe me zë të lartë se rreziku kryesor afatgjatë i Kosovës dhe kombit shqiptar është aktiviteti i lëvizjeve ekstremiste islamiste. Numri në rritje dhe shtrirja e strukturës së rrjeteve ekstremiste islamiste po bëhet gjithnjë e më shumë shqetësim për njerëzit liridashës të Kosovës. Aftësimi i këtyre lloj grupeve fundamentaliste kërcënon direkt jetën e secilit prej qytetarëve të Kosovës. Edhe të atyre vetë!
Fushatat e tilla politike në emër të besimit fetar janë treguar në shumë vende të botës si rrezik për katandisjen e shoqërisë dhe shtetit. Lëvizje të tilla ekstremiste veprojnë me plane afatgjate dhe me qëllime disadekadëshe. Askush nuk duhet të mendojë se lëvizjet e këtilla edhe në Kosovë synojnë të arrijnë efektet për pak vite. Ato synojnë të kenë “rezultate” qoftë edhe pas gjysmë shekulli.
Pakistani ka qenë dhe mbetet një prej shembujve kryesorë të botës së tashme për qëllimet e këtilla të lëvizjeve ekstremiste. Puna e fundamentalistëve atje kishte filluar qysh pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe efektet kryesore po jep gati 60 vjet më vonë. Sot, me të drejtë, Pakistani konsiderohet si “shkolla e terrorizmit” dhe nuk është e çuditshme qysh edhe vetë Bin Ladeni ishte fshehur aty për vite me radhë.
E tëra atje kishte filluar me ofrimin e mundësisë së shkollimit falas nëpër shkolla fetare, si alternativë për çmimin e lartë të shkollimit të fëmijëve nëpër shkollat publike-shtetërore të Pakistanit në atë kohë. Dhe, me ndryshimin e gjeneratave, ai vend u kthye në eksportuesin kryesor të grupeve terroriste në atë pjesë të botës.
Qëllime të tilla të rënda mund të kenë edhe grupe të caktuara brenda kombit shqiptar. Në Ballkanin e sotëm, kur demokracia po fillon të zërë rrënjët e saj pas një periudhe të rëndë të komunizmit, lëvzije ekstremiste islamiste po mundohen për më shumë se një dekadë tashmë të investojnë në këtë lloj mentaliteti fundamentalist.
Kjo duhet të ndalet. Kësaj i duhet dhënë përgjigje shtetërore, sepse rreziku po rritet. Ashtu sikurse po rritet numri i incidenteve qoftë në rrugë apo qoftë në xhamia, ashtu është duke u rritur edhe rreziku për të ardhmen demokratike të Kosovës dhe kombit shqiptar.
(Autori është sekretar i përgjithshëm i AAK-së dhe deputet i Kuvendit të Kosovës)
Wie es ausschaut haben sich die Slawoalbaner aus Kosovo sich ihren Brüdern in Mazedonien angeschlossen !