Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Rumänien erkennt Kosovo an

Adem

********
[h=2]Rumania njeh pasaportat e Kosovës[/h]
Rumania bëhet shteti i dytë pas Sllovakisë që njeh plotësisht pasaportat e Republikës së Kosovës.

Këtë lajm e ka bërë publik nëpërmjet rrjetit social "Twitter" Zëvendës Ministri i Jashtëm Petrit Selimi, i cili ka shkruar se tani mund të vizitohen miqtë rumunë pa pasur nevojë për vizë të posaçme rumune, siç ka qenë detyrim deri më tani.
Kosovarët, edhe nëse kanë pasur viza Schengen, është dashur të aplikojnë për viza në një copë letër të Rumanisë. Që nga kjo javë, ky detyrim nuk është më valid.

Zëvendësministrin Selimi e ka konfirmuar për Express këtë lajm, duke thënë se pritet shumë shpejt që njohja e pasaportës kosovare të bëhet edhe nga disa shtete tjera të rëndësishme që deri më tani nuk e kanë bërë këtë.

Pasaporta kosovare vlerësohet si valide në më shume se 150 shtete. Vitin e kaluar kosovarët kanë fituar mundësinë të udhëtojnë me pasaportë kosovare edhe në Kinë dhe Brazil, por shtetet e BE-se, si Spanja, Greqia dhe Qiproja ende kërkojnë viza të posaçme nga kosovarët duke vështirësuar kështu udhëtimet në këto shtete.

Rumänien erkennt kosovarische Pässe an und ist nach Slowakei somit der zweite Staat der dies tut und Kosovo somit indirekt anerkennt.
 
Die Überschrift ist etwas irreführend und die Übersetzung lässt zu Wünschen übrig. :D
 
Zurück
Oben