What's new
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Schwer bewaffnete Kosovopolizisten in Serbien festgenommen

H3llas

οἶδα οὐκ &#94
waren sicher auf dem weg richtung belgrad um das Parlament zu stuermen und serbien an kosovo anzugliedern.
 

FloKrass

Dvoglavi orao
Policët e arrestuar nga Serbia janë kthyer në Kosovë

f1_qeveria-policia1333367944.jpg


Lajmin për lirimin e dy policëve të Kosovës, Shukri Bunjaku e Sami Beiqir, të arrestuar të shtunën nga forcat serbe në kufirin me Kosovën, ia konfirmoi “Kohës Ditore” Arbër Beka, zëdhënës i Policisë së Kosovës. Ata tashmë kanë hyrë në Kosovë dhe ndodhen në Stacionin Policor të Lluzhanit.

Policët e arrestuar nga Serbia i janë dorëzuar EULEX-it

Prishtinë, 2 mars - 13:15 - (E plotësuar) - Janë liruar dy policët e arrestuar të shtunën nga Policia Kufitare Serbe. Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në ministri i brendshëm, Bajram Rexhepi. “Dy policët i janë dorëzuar EULEX-it”, ka thënë ministri Rexhepi. Rexhepi ka thënë gjithashtu se të dy policët pritet të kthehen në Kosovë sot pasdite. Ai gjithashtu ka thënë se lajmin ia ka përcjellur shefi i EULEX-it Xavier Bout De Marnhac.


Shpresat për lirimin e policëve, te ndërkombëtarët

Prishtinë, 2 prill - 09:00 - Qeveria e Kosovës po shpreson që përmes presionit të faktorit ndërkombëtar Beogradi t’i lirojë dy policët e saj të arrestuar të shtunën në rajonin e Merdarit.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë të dielën se çështja për lirimin e Shkuri Bunjakut dhe Sami Beqirit është ngritur tek instancat ndërkombëtare për të bërë presion ndaj Serbisë.

“Këtë çështje e kemi ngritur edhe në raport ndërkombëtar e edhe në pozicionin tonë si Qeveri përballë këtij veprimi makabër që e ka bërë Serbia, i cili është provokim i hapur dhe ndikon negativisht në raportet në tërësi”, ka thënë Kuçi. “Ne do të jemi të koordinuar plotësisht me faktorin ndërkombëtar, do të bëjmë presion që ata të lirohen pa asnjë kusht”, ka shtuar ai.

Kuçi ka thënë se populli shqiptar i Kosovës nuk ka arsye të bjerë, siç e ka quajtur ai, në histeri për rastin e së shtunës. “Është një veprim që paraqet një incident të rëndë për raportin ndërmjet dy shteteve, por në asnjë rrethanë populli shqiptar i Kosovës dhe institucionet e edhe politika e Kosovës nuk guxojnë që të bien në histeri për këtë rast, por do t’i marrim të gjitha veprimet si shtet”, ka thënë ai. “Unë po ju them që Kosova do të jetë e përgjegjshme për veprimet e veta, edhe Qeveria e edhe qytetarët; rruga e zgjidhjes së këtyre problemeve është institucionale dhe është përmes mekanizmave ndërkombëtarë”.

Në fotografitë në të cilat dy policët e Kosovës shiheshin të shtrirë përtokë, të lidhur e me armë përskaj, Kuçi nuk ka parë poshtërim. “Poshtërimin nacional s’mund t’ua bëjë shqiptarëve askush, s’ka mundur Serbia kurrë që t’ua bëjë dhe ne nuk e marrim si poshtërim atë”, ka thënë ai. “Këso veprimesh u ndodhin edhe ushtarëve amerikanë diku, këto veprime i bëjnë ata njerëz që nuk e respektojnë rendin edhe të vendit e edhe të ndërkombëtar dhe këto veprime i bëjnë terroristët përballë ushtrive të rregullta që mund t’i keni vërejtur diku tjetër”. Sipas zv.kryeministrit, sa për poshtërim Kosova e ka poshtëruar Serbinë me luftën e fituar ndaj saj.

Kuçi e ka arsyetuar mosreagimin me dhunë të Policisë së Kosovës dhe i ka thirrur subjektet politike që të mos rrahin gjoks në kurriz të këtij incidenti. “Policia e Kosovës edhe individët duhet që ta respektojnë ligjin në çdo rast dhe tani nuk është koha e rrahagjokësisë ku të themi se a është dashur të luftohet a jo”, ka thënë ai. “Them se është koha e zgjidhjeve përmes rrugëve diplomatike dhe ndikimit ndërkombëtar”.

Aktualisht një komision ushtarak i KFOR-it ka dalë në vendin ku ka ndodhur ngjarja për të vërtetuar dhe hetuar rastin, meqë pas arrestimit të policëve, ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, kishte deklaruar se këta dy policë kishin shkelur zonën e gjelbër, me çka, sipas tij, ata edhe kishin shkelur Marrëveshjen ushtarako - teknike të Kumanovës të nënshkruar nga Serbia dhe NATO-ja më 1999, sipas së cilës në këtë brez mund të lëvizin të armatosur vetëm KFOR-i dhe forcat serbe.


Fraglich bleibt, ob die Verhaftung rechtmäßig war.
 

FloKrass

Dvoglavi orao
Nach Angaben der zwei verhafteten und inziwischen freigelassenen kosovarischen Polizisten sollen sie sich 130 m innerhalb kosovarischen Territoriums befunden haben, als sie verhaftet worden sind. Sie sollen durch 13 serbischen Polizisten überwältigt und abgeführt worden sein, nachdem sie in eine Falle getappt waren, die durch Serbien gestellt wurde. Heute wurden sie in das Polzeihauptquartier in Prishtina einberufen und über den Zwischenfall befragt worden sein.


Ausser dass Serbien gegen die kosovarische Verfassungsordnung verstoßen hat, hat sie auch die Menschenrechte der beiden Polizisten schwer verletzt.


Dagegen sollte Kosovo eine Klage gegen Serbien von dem internationalen Gerichtshof anstrengen und die beiden Kosovarischen Polizisten eine andere Klage gegen Serbien vor dem europäischen Gerichtshof für Menschenrechte! Das kann nicht so weiter gehen, dass Serbien auch 13 Jahre nach ende des Kosovokrieges immer noch mit beiden Füßen auf unsere Rechte trampelt!


Policët u rrëmbyen 130 metra brenda territorit të Kosovës - Lajme - Koha Net
 

Paokara90

Pleite-Grieche
Ich werde das Gefühl nicht los, das beide Länder solange weiter machen bis es wieder kracht.....ich versteh es nicht....als ob der Krieg nicht genug Leid mitgebracht hätte...:(
 
Top