Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Sefulla Kabashi, aktori kosovar

TheAlbull

Extrem Spitzen Poster
Sefulla Kabashi, aktori kosovar i famshëm në Gjermani



Shqiptarët që jetojnë në Europë, por edhe në vende tjera të botës, tashmë shihet së po i ngjiten shkallët e suksesëve në fushën e artit dhe muzikës. Jo pak talentë nga Kosova, shohim çdo ditë që po arrinë të depertojnë e të bëjnë famë nëpër botë. Njëri nga ta është edhe Sefulla Kabashi, talenti kosovar që prej vitësh është një super aktor i filmave të metrazhit të shkurtër, serjaleve dhe dokumentareve televiziv në Gjermani.



main_sefulla-kabashi.jpg





13 tetor 2011

Ekonomisti



Në Gjermani, Kabashi ka migruar në vitin 1992, dhe pas një përkushtimi të madh në punë, ai ka sfiduar vetën duke i’u future edhe botës së artit. Duke treguar talentin e tij në këtë fushë, Kabashi ka krijuar famë dhe tashme ai mburret se ka çfarë të tregoj nga të arriturat në jetën e tij.
Në një bisedë për Ekonomisti, ai tregon se rolet e tij të shumta e kanë formuar si aktor, pavarësisht që nuk ka pasur fatin të ushtroj këtë zanat nga femijëria.
Ai ndjehet krenar që tani në mesin e profesionistëve gjerman, aktorëve regjizorëve, producentëve dhe show-menave të famshëm, prezantohet si shqiptar nga Kosova. Kjo thotë që e benë të ndihet krenar, i ofronë kenaqësi dhe e benë të mburret kur i ipet rasti t’i flet atyre për vlerata, kulturen dhe historinë e shqiptarëve.
“Jam i lindur në fshatin Studenqan të komunë së Suharekës. Kam migruar në Gjermani, sikur edhe shumë shqiptarë të tjerë, në vitet e persekutimeve dhe ndjekjeve që i behëshin shqiptarëve në atë kohë. Tani jetoj në qytetin Hückeswagen. Këtu fillimisht kamë punuar punë fizike dhe me pas i kam hyrë aktrimit. Ky profesion me ka dhenë mundësin që të mund të loboj sadopak ose të të paktën të ju flas atyre që kanë fam në këtë shtet për vendin tim, për vlerat e popullit tim, për historinë e shqiptarëve, kulturen dhe zakonet tona”, thotë Kabashi, duke treguar me pas historinë e tij se si i kishte ardhur shansi që të i hynte aktrimit.
Në vitin 2005, aktori kosovar tregon se kishte lexuar në gazetë qe po kërkoheshin aktor amator për disa role.
“Shkova ta provoj vetëm mbase ky ishte profesioni që më kishte pelqyer gjithmonë. Bera disa prova para profesionistëve të kësaj fushe. U ktheva në punën time të zakonshme dhe pas tre muajsh, me morën në telefon dhe me treguan që isha përzgjedhur në mesin e më të mirëve.
Shkova në studiout e tyre dhe pasi bisedova me producentët me ofruan një rol te vogël. Duhet të lueja një rol në një show i cili është shumë i popullarizuar në Gjermani, quhet “Barbara Salesch”. Në paraqitjet e para në këtë show dhash maksimumin dhe kjo dha efektet e veta. Menjëhere me ftuan të luaja një rol në një emision që shfaqej çdo muaj në kanalin “Sat1”. Kështu vazhdova të luaj role të ndryshme për filma dokumentar, serjale dhe emisione tjera në disa televizione,si në RTL, Pro7 etj”, tregon aktori Kosovar Kabashi.
Rolet e tij të shumta janë ato që ai i luan në emisionin e famshem të realizuara nga produksioni “FILMPOOL gmbh” e që për tematik kanë gjithmonë një ngjarje të vertetë e cila me pas dramatizohet duke u shendrruar në një film të metrazhit të shkurtër.
Roli i fundit për të cilin tregon që e ka luajtur aktori Kabashi, ka një histori shumë interesant dhe dramatike me tematik një familje shqiptare që jeton në Gjermani.
“Rolin e fundit që kam luajtur ka pasur tematikë një familjë shqiptare që jeton në gjermani. Unë aty kam luajtur rolin e një shqiptari me emrin Besim Bogdani dhe në role kanë qenë edhe tre aktorë të tjerë, një që ka luajtur rolin e gruas dhe dy të tjerë të femijëve. Tematika e kësaj ka qenë se si një familje shqiptare ndërron shpesh vendbanimet dhe gjithmonë mbanë të ngujuar gruan dhe femijët. Dyshimët e komshive gjerman, janë që shqiptari po keqtrajtonë familjarët e tij, gruan dhe femijët duke i mbajtur të mbyllur. Por në fund të gjithë kësaj historie del në pah një e vertetë tjetër e që është ajo me zakonet shqiptare të hakmarrjës.Pra unë i kam mbajtur të mbyllur falijarët për shkak të një belaje që në skenar është e shkruar sikur tezaku im ishte në bele me një familje dhe tek shqiptaret kjo kuptohet sikur janë të rrezikuar gjithë fare e fisi”, tregon Kabashi, duke thënë se e gjithë kjo histori është e shkruar mbi një ngjarje të vertetë që ka ndodhur më një familje shqiptarë që jeton në Gjermani.
Për gjithë ata që deshirojnë ta shohin aktorin kosovar, do të kenë rastin ta shohin të henën në kanalin gjermant RTL në ora 15:00.




...
 
Zurück
Oben