Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Serbin erhält erste ID-Karte in KS

graue eminenz

globetrotter
LETERNJOFTIMI_foto_10-10.JPG
Serbja nga Prishtina, Divna Filipoviq, pranoi që të jetë e para qytetare e Republikës së Kosovës për t'u pajisur me letërnjoftim që mban vulën e shtetit të Kosovës, por jo edhe të japë ndonjë koment se si ndihet pas gjithë kësaj. Madje, edhe me insistimin e ministrit Zenun Pajaziti për një fotografi të përbashkët me qytetaren serbe që pati privilegjin të pajiset e para me një dokument që Kosova kurrë s'e ka pasur, ishte i kotë. Divna Filipoviq, qytetarja serbe nga Prishtina, preferoi që të mos flasë para kamerave. Ai që pranoi të flasë, madje të thotë se ndjehet shumë i lumtur që më në fund po merr një dokument të shtetit të Kosovës, është Gëzim Bajrami nga nacionaliteti ashkali. Pajisja e qytetarëve të parë të Kosovës me dokumente identifikuese është bërë në mënyrë solemne, ku qytetarë nga të gjitha komunitetet, por edhe persona me aftësi të kufizuara kanë pasur fatin të jenë të parët. Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, ka thënë se pajisja me dokumente identifikuese shënon një hap drejt krijimit të identitetit të qytetarëve të Kosovës. Tetë qytetarë kanë qenë të parët që janë pajisur solemnisht me letërnjoftimet e Kosovës.
 
Zurück
Oben