Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Serbische Kinder von Serbien ermordet!

Adem

********
Serbia vrau serbët në lokalin “Panda” në Pejë, për të akuzuar UÇK-në dhe për të arsyetuar sulmet në Kosovë

serbia-vrau-serb-euml-t-n-euml-lokalin-ldquo-panda-rdquo-n-euml-pej-euml-p-euml-r-t-euml-akuzuar-u-ccedil-k-n-euml-dhe-p-euml-r-t-euml-arsyetuar-sulmet-n-euml-kosov-euml_hd.jpg


Ish shefi i Sigurimit të Brendshëm serb (DB), jep dëshmi se si gjashtë të rinj në kafenenë “Panda” në Pejë janë vrarë nga njësitet e paramilitarit Milorad Ulemek - Legija, derisa ish komandanti i Njësiteve Speciale Operative (JSO) thotë se gjithçka është bërë me urdhrin e DB-së, në krye me Radomir Markovicin.

Autoriteteve serbe u janë ofruar dëshmi se vdekja e gjashtë të rinjve serbë në lokalin “Panda” në Pejë, më 1998, është kryer nga shërbimet serbe, raporton Kurir, transmeton Telegrafi.
Një burim i afërt me Qeverinë e Serbisë pretendon se Radomir Markovic, ish-kreu i DB-së, u ka ofruar dëshmi autoriteteve se sulmin e ka bërë Legija, sulm ky për të cilin serbët akuzonin shqiptarët, përkatësisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Markovic ka dëshmi për këtë, derisa gjithçka është organizuar nga JSO. Qëllimi ishte që në sytë e ndërkombëtarëve UÇK të dilte si organizatë terroriste dhe të arsyetojnë sulmet në Kosovë.

“Megjithatë , nga ana tjetër, Ulemek është i gatshëm të dëshmojë për përgjegjësinë direkte të Radomir Markovicit për këtë krim. Ulemek ka zbuluar se urdhri është kryer nga strukturat serbe të sigurisë, pra se për vrasjen në Pejë urdhri ka ardhur nga kreu i DB-së, post të cilin e kishte Rade Markovic. Ata tash akuzojnë njëri-tjetrin. Ende nuk e dimë se çfarë dëshmi kanë, por shteti serb është përgjegjës, pra DB”, thotë burimi i gazetës serbe.

panda1.jpg



“Ky është problem për Serbinë. Për vite ky krim u atribuohej ekstremistëve shqiptarë. Dhe, jo vetëm kaq. Ky krim, vrasja e fëmijëve serbë, ishte arsye për sulme në Kosovë. Nëse këto dëshmi dalin relevante, kjo është shuplak e rënd. Si t’ua shpjegosh prindërve serbë që fëmijët e tyre janë vrarë për të arsyetuar veprimet e DB-së. Në anën tjetër, ne si shtet duhet të pastrojmë hijet nga e kaluara dhe të zgjidhim këto krime, pa marrë parasysh rezultatin”, thotë burimi.
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vucic, tha kohë më parë se ajo çfarë ka ndodhë në lokalin “Panda” mund të shkaktojë dhembje koke dhe se duhet parë dëshmitë për të treguar kriminelët.


“Duhet të demantoj se në vrasjen e fëmijëve serbë në lokalin ‘Panda në Pejë kanë marrë pjesë MI6 ose SAS (shërbime të huaja - v.j.). Kjo e dëmton vendin tonë. Ne me ta kemi marrëdhënie të mira, e ata nuk kanë lidhje me këtë. Këtu ka gjëra të çuditshme dhe është e vështirë të flas sot për këtë. Kur kemi më shumë detaje, do ta informojmë opinionin”, ka thënë ai.
Më 14 dhjetor 1998, në lokalin “Panda” në Pejë janë vrarë: Ivan Obradovic (15), Vukota Gvozdenovic (18), Svetislav Ristic (17), Zoran Stanojevic (17), Dragan Trifovic (17) dhe Ivan Radevic (25). Nikola Rajovic, miku që gjatë masakrës ishte në lokal, ka thënë: “Kam dëgjuar një zhurmë të madhe. Në dyer ishin dy terroristë me rrobe të zeza dhe kapele në kokë që pa mëshirë na gjuanin. Plumbi i parë goditi Ivanin, që ra tek unë”.
Për këtë krim organet serbe fajësuan shqiptarët dhe kurrë nuk kanë kryer hetimet.

Übersetzung:

Der ehemalige Chef des serbischen Geheimdienstes bietet Beweise dafür, dass die serbischen Kinder in dem Kaffee "Panda" in Peja von der paramilitärischen Einheit von Milorad Ulemek - Legija getötet worden sind, während der ehemalige Kommandeur der serbischen Spezialeinheiten sagt, dass der Auftrag für den Mord vom serbischen Geheimdienst kam, geleitet von Radomir Markovic.

Serbischen Behörden wurden Nachweise dargelegt, die belegen sollen, dass der Mord an den sechs serbischen Jugendlichen von Serbien durchgeführt worden ist, berichtet Kurir.

Legija hat diese Kinder getötet (die Serben haben damals die Albaner beschuldigt insbesondere die UCK, dass sie die Tat begangen haben sollen).
Das Ziel Serbiens war es, der internationalen Gemeinschaft zu zeigen, dass die UCK eine Terrororganisation ist und dass man somit die Angriffe auf Kosovo rechtfertigen kann.

Eine nahe Quelle der serbischen Regierung sagt zudem, dass das ein Problem für Serbien ist.
Dieser Mord wurde bis jetzt immer extremistischen Albanern in die Schuhe geschoben und auch als Grund dafür genommen Angriffe im Kosovo zu rechtfertigen.

Ein Monat vor diesem Bericht hatte Aleksander Vucic gesagt, dass es keine Beweise dafür gibt, dass Albaner den Mord ausgeführt haben und das dieses Thema dem serbischen Volk Kopfschmerzen bereiten würde, wenn die Wahrheit ans Licht kommt.

Kurz zum Vorfall:

Am 14.Dezember 1998 wurden sechs serbische Jugendliche im Kafee Panda in Peja von zwei maskierten Männern niedergeschossen.
Ivan Obradovic (15), Vukota Gvozdenovic (18), Svetislav Ristic (17), Zoran Stanojevic (17), Dragan Trifovic (17) dhe Ivan Radevic (25).

Für dieses Verbrechen wurden automatisch Albaner verantwortlich gemacht obwohl serbische Behörden Untersuchungen nie begonnen haben...

Albanische Quelle: Serbia vrau serbët në lokalin “Panda” në Pejë, për të akuzuar UÇK-në dhe për të arsyetuar sulmet në Kosovë

Serbische Quelle: Rade Markovi

Eine weitere Quelle zu dem Vorfall wo Briten den Mord angeblich durchgeführt haben sollen, was von Vucic aber demantiert worden ist: UVOD ZA POGROM SRBA: Britanska slu

tizer-17012014-1389916984-429153.jpg

 
Zurück
Oben