R
Rehana
Guest
Është mase e ditur për ne dhe Bashkësinë ndërkombëtare se pengesë për pavarësimin e Kosovës janë Beogradi dhe Moska. Para disa ditësh Sekretari gjeneral i OKB-së Ban Ki Moon i kishte dhënë një intervistë gazetës italiane "La Republica" i cili kishte thënë se Çeshtja e Kosovës është shndërruar në luftë globale mes SHBA-së dhe Rusisë, mirëpo disa intelektual dhe gazetar kosovar mendojnë ndryshe. Ata konsiderojnë se njëra nga pengesat e pavarësisë së Kosovës na qenka praktimi dhe veshja e myslimaneve në Kosovë Fjala është për tri nxënëset nga rajoni i Drenicës te cilat edhe pse kanë dëshmuar me suksesin dhe mirësjelljen e tyre te larte ato duhet të largohen pasi na qenka problem për ecurinë dhe mbarëvajtjen e mësimit dhe kjo do pengonte pavarësimin e Kosovës. Mbulesa apo Hixhabi është urdhër i dhënë në Kur'an edhe pse të njëjtin petk e mbante edhe Nënë Tereza që të tillët sot ndjehen krenar me veprën e saj.
Të gjendur në një situate jo të volitshme dhe duke u përballur me probleme të brendshme partitë politike në vend se ta luftojnë krimin dhe korrupsionin ata merren me çështjen e shamisë. Të mos i luftosh dhe ndeshkosh kriminelet dhe hajdutet do të thotë të u bashkohesh në krim dhe korrupsion.
Nëse Ztr Ylber Hysa dhe partia e tij Ora synojnë që Kosovës të ja sjellin pavarësinë dhe ta anëtarësojnë në instancat më të larta ndërkombëtare ata duhet ti përshtaten parimeve që ato i kërkojnë dhe për të qenë anëtare e OKB-së Kosova duhet ti respektoj të drejtat e çdo individi. Çdo qytetar i Kosovës do duhej të gëzonte lirinë e shprehjes, mendimit. Këto të drejta dhe liri në asnjë rast nuk do mund të zbatoheshin kundër parimeve të Kombeve të Bashkuara.
Ne si qytetarë të Kosovës duam apo nuk duam do jemi të detyruar ta pranojmë minoritetin serb si pjesë e shoqërisë Kosovare . Ata do gëzojnë të drejta në lirinë e mendimit, shprehjes dhe fesë, kemi shembullin e 800 hektarë tok ë dhënë kishave serbe ndërsa muslimanet sot nuk kanë vendfalje dhe këtë e bëjnë në ambient te hapur edhe ne temperatura të ulëta.
Sot pseudopatriotët të shtyre për ta pranuar realitetin e ri nuk marrin guximin të ndeshen dhe kundërshtojnë perëndimoret kur vihen në pah të drejtat e pakicave serbe në Kosovë por ngurojnë të prekin dhe cenojnë të drejtat fetare Islame te bashkëkombësve te tyre.
Neve na është thënë te mos përzihemi në çështjet e brendshme të ministrisë së Arsimit dhe drejtoria e Arsimit në Skenderaj merr vendime pa u konsultuar fare me Ministrinë e Arsimit edhe pse për këtë veprim ata nuk kanë mbështetje ligjore ngase për këtë nuk ekziston ligji por para se ta sjelle vendimin Drejtoria e Arsimit në Skenderaj ata do duhej se bashku me Ministrinë e Arsimit ta elaborojnë por gjithnjë duke respektuar pikat që vijojnë më poshtë:
Deklarata për Eliminimin e të gjitha formave të intolerances dhe të diskriminimit që mbështeten në fenë ose binden që është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me 25 nëntor 1981 ( Rezoluta 36/55)
Neni 1
1. Çdo njeri ka të drejtën e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes dhe të fesë. Kjo e drejtë parakupton për të pasur një fe ose çdo besim që e zgjedh vetë, si dhe lirinë për të manifestuar fenë ose besimin, individualisht ose bashkërisht , si në publik ashtu edhe privatisht, përmes kultit dhe kryerjes se riteve, praktikave dhe mësimdhënies.
Neni 2
1. Askush nuk mund të bëhet objekt diskriminimi nga një Shtet, nga një institucion, nga një grup ose një individ i çfarëdoshëm për arsye të fesë ose të besimit të tij.
DEKLARATA E PËRGJITHSHME MBI TË DREJTAT E NJERIUT
Neni 18.
<>
Nëse synoni te jeni pjese e shoqërisë evropiane do duhej të keni parasysh se nesër mund të ndesheni me pakica të kombësive të ndryshme ashtu siç mund të kemi në institucione arsimore nxënës të kombësive te ndryshme nga India, Kina etj ashtu qe do ju duhej te ja respektoni religjion dhe praktikimin e turbanit Indian ose përndryshe do sanksionohemi nga Bashkësia Evropiane.
Shumë shkolla amerikane dhe angleze sot praktikojnë mësimin e ndarë ne gjini, sipas një raporti të bërë në shtator të vitit 2006 nga Stateline në SHBA-te ky sistem është në rritje e sipër sipas tyre kjo ndarje e gjinive ka ndikuar pozitivisht në suksesin e nxënësve prandaj edhe mbulesa në këtë rast sinjalizon se ajo vijon shkollimin për të përfituar dituri e jo të jetë objekt i gjysmëzhveshjes tek profesorët dhe bashkëmoshatarët e saj siç jemi dëshmitar i të sotshmës.
Kosovaret sa herë qe zënë në gojë demokracinë kujtojnë SHBA-te dhe Britaninë si modele të demokracisë dhe miqësisë por ata duhet ta din se me këtë rast hixhabi tek institucionet e tyre nuk paraqet pengesë në procesin mësimor, edhe pse gazetari Nebi Qena kishte përmendur Anglinë si një nga shtetet që ndalon hixhabin e që nuk është aspak e vërtetë nëse vërtetë ndodh një gjë e tillë atëherë le ta sjell dëshminë, ndërsa sa i përket Turqisë ajo nën udhëheqjen e re gëzon përkrahje nga Bashkësia Evropiane dhe mu kjo udhëheqje kërkon mbajtjen e shamisë në institucionet publike.
Tani kjo me kujtoi një ngjarje ne vitin 2004 kur në Oklahoma ( SHBA) iu ishte ndaluar një vajze muslimane 11 vjeçare të vijoj mësimin si pasojë e shamisë. Ajo arriti të vazhdoj mësimin me vendimin e vet Departamentit të Drejtësisë se SHBA-së. Si dhe raporti i mëpastajmë i Kenneth Roth drejtor ekzekutiv i Human Rights Watch kur thotë citoj "Hixhabi nuk është vetëm pasqyrim i besimit por edhe një obligim ndaj vet besimit Islam"
Drejtorët e gjimnazeve Muhamed Bajraktari dhe Bekim Latifi duhet ti preokupoj problemi me reformat që ata duhet ti zbatojnë në shkollat që drejtojnë. Bashkëqytetaret dhe familjarët e nxënësve në përgjithësi janë në dijeni se në institucionet arsimore sillen vagabond që në të shumtën e rasteve viktimë e kësaj janë vet femrat.
Këto probleme datojnë qe nga viti 1991 dhe ende vazhdojnë, profesorët ende kanë probleme dhe telashe me vet nxënësit, shume nga ta janë rrahur e kërcënuar për arsye te ndryshme prandaj është nonsens tu merret e drejta e shkollimit këtyre vajzave për një pjesë mëndafshi, ajo që këto vajza posedojnë në karakterin e tyre, edukata dhe zulmi për të përfituar dije është më me vlerë se ana sipërfaqësore, mos ua merrni këto të drejta , femra ne Islam vlerësohet për diturinë,devotshmërinë dhe kontributin e saj ne shoqëri e jo për pamjen e saj, sikur mendojmë se pavarësimi i Kosovës dhe hyrja në BE bëhet me anë të lakuriqësisë e jo modestisë
I sugjeroj Ylber Hysës dhe Nebi Qenës te merren me çështje madhore dhe të mos merren me gjëra që nuk e pengojnë procesin e pavarësisë, apo ndoshta keni frikë se mund të bini viktimë si në rastin e Milaim Zekës para pak ditësh
Të thuash sot se muslimanët pengojnë pavarësimin e Kosovës është i njëjtë si ti bashkëngjitësh propagandës serbe kur sulmojnë shqiptarët për nga besimi islam sa për ti bërë lajka SHBA-se dhe Evropës por që fatkeqësisht ju keni rënë pre e tyre.
I sugjeroj akademik Rexhep Ismajlit, Ylber Hysës dhe Nebi Qenës të merren me dukuritë negative që na kanë kapluar ta luftojnë krimin e organizuar, Korrupsionin, KEK-un, Infrastrukturën, Mbindërtimet ilegale që ja kanë zënë frymën Prishtinës e të kenë respekt dhe nder për këto vajza sepse ato nuk po e prishin rendin dhe qetësinë, ato vetëm po e kryejnë një obligim parësor ndaj Zotit. Nëse keni frikën ndaj Zotit mendoni se një ditë do përgjigjeni.
Malcolm X pat thënë " E vërteta është gjithmonë në anën e të shtypurit" kjo të jep përshtypje se sot në Kosovë të veprosh mirë dënohesh dhe të kundërtën shpërblehesh rastet e fundit e vërtetojnë këtë.
Sot ne përballemi me gabime fondamentale në shoqërinë tonë në të cilën jetojmë. Kemi nevojë të jashtëzakonshme për kulturë të modestisë, në veshmbathje në sjellje dhe në fjalë, përndryshe statistikat e keqtrajtimeve dhe divorceve do të keqësohen gjithnjë e më shumë dhe femrat do të jenë ato të vetmet që do ta paguajnë çmimin.
Njerëzit vlerësohen për intelektin e tyre dhe jo për tiparet sipërfaqësore fizike, Nxënëset në këtë gjimnaz e kanë dëshmuar intelektin e tyre me suksesin e treguar prandaj mos ua ndalni ketë.
Naim Berisha