Pjetër Balsha
Malësia e Madhe
Shqiptari që “turpëroi” Tadiçin dhe Jeremiçin në “Harward”

Faton Bislimi është një nga shqiptarët e pakët që kanë bërë studime në Universitetin më prestigjioz në botë - në Harvard, në lëmin e Zhvillimit Ekonomik Ndërkombëtar dhe Administrimit Publik.
Në këtë universitet ai është ballafaquar edhe me ish ministrin e Jashtëm serb, Vuk Jeremic, dhe me ish presidentin serb, Boris Tadic. Jeremic në fakt ishte student i të njëjtit program në Harvard, bashkë me Bislimin.
Në Shtator të vitit 2005, në një ligjëratë të organizuar nga Shkolla Postdiplomatike e Qeverisjes John F. Kennedy të Harvardit, presidenti serb, Boris Tadic, po mbante një fjalim ku ai po fliste për problemet që shqiptarët e Kosovës kinse po ia shkaktojnë jo vetëm Serbisë, por krejt rajonit! Tadic nuk e kishte idenë se ne mesin e studentëve është dhe një shqiptar nga Kosova, i cili natyrisht se po ndjehej i prekur për fjalët që po dëgjonte.
“Unë isha tejet i prekur. Ngrita dorën për pyetje, i përmenda të gjitha krimet që unë i vlerësoja gjenocidiale që kishte bërë Serbia në Kosovë, duke përfshire edhe mijëra të pagjetur që dyshohen të jenë ende në Serbi”, tregon Bislimi.
“Zoti President, ju që pretendoni të jeni lideri i prosperuar, a e keni guximin për të kërkuar falje për krimet e bëra nga Serbia në Kosovë? Përgjigja e tij ishte: ‘No comment’”, thotë Bislimi.
Ai tregon se kjo përgjigje bëri që studentët e Harvardit në audiencë të fillojnë ta fishkëllejnë dhe të gjuajnë me letra në drejtim të Tadicit, duke bërë që dhe të mbyllet ligjërata para kohe, raporton xlpress.tv.
Bislimi tregon se kjo ngjarje dramatike bëri të marrë përkrahjen e kolegëve studentë dhe profesorëve dhe, për çudinë e tij, në librin e gjeneratës të Harvardit është shkruar dhe piketuar pikërisht kjo ngjarje. Aty shkruan: “Faton Bislimi, remembered for grilling the Serbian President”, që do të thotë: “Faton Bilsimi, që mbahet mend për ‘përzhitjen’ e Presidentit Serb”.
Drejtoresha e Programit, Carol Finey, i ka përkushtuar edhe mirënjohje Faton Bislimi, ku ai vlerësohet “si student i gjeneratës me potenciale për tu bërë lider”.
Por, puna e zellshme dhe e përkushtuar e Faton Bislimit në Harvard, ka pasur edhe të tjera ballafaqime dhe përplasje. Bislimi dhe Vuk Jeremic, gjatë studimeve në programin e njëjtë në Harvard, shpesh herë janë sfiduar në debate të ndryshme për Kosovën.
Andre Stein, duke përcjellë nga afër punën e studimeve të Fatonit, në artikullin me titull “Harvard Grad is Running to Become Kosovo’s First Ambassador to the US”, botuar në Korrik 2009 në Harvard Gazette, shkruante: “Kolegët e mbajnë mend Fatonin si njeriun që ka sfiduar fuqishëm dhe ka fituar çdo debat me Vuk Jeremicin. Ai kishte edukuar jo vetëm kolegët, por edhe profesorët për çështjen e Kosovës. Fatoni ishte një avokues i jashtëzakonshëm i legjitimitetit të kërkesës së kosovarëve për pavarësi dhe shtetësi për Kosovën!.
Por, ironia ballkanase natyrisht se do t’ia kthejë shpinën avancimit të Faton Bislimit, karshi kolegut të tij Vuk Jeremic. Jeremici, fill pas përfundimi të studimeve, do të emërohet ministër i Jashtëm në Qeverinë e Serbisë dhe më pas Kryetar i Asamblesë së OKB-së, ndërsa Bislimi, përkundër gatishmërisë së tij për tu kthyer në Kosovë, nuk gjeti përkrahjen e institucioneve të vendit. Kështu, Bislimi do t’ia “mësyjë” shkollimit të mëtutjeshëm të tij në Kanada, ku do të bëjë punën e profesorit dhe të studentit të doktoratës.
Albeu.com - Shqiptari që “turpëroi” Tadiçin dhe Jeremiçin në “Harward”

Shtuar më 25/08/2013, ora 20:41
Tage: faton bislimi harvard serb jeremic Albeu.com - Shqiptari që “turpëroi” Tadiçin dhe Jeremiçin në “Harward”