Peyo
Kry madh
Përfaqësuesja “A” e Kosovës në Hendboll nga data 28 Tetor deri më 1 Nëntor me ftesë të Federatës së Hendbollit të Turqisë , do të jetë pjesë e një turneu që do të organizohet në Ankara. Në kryeqytetin Turk Kosova pritet të zhvilloj dy apo tri ndeshje miqësore. Njërën prej tyre do ta ketë kundër Kombëtares Turke ndërsa dy të tjerat me ndonjërën prej përfaqësueseve të cilat jenë prezentë në Ankara. Përgatitjet nën udhëheqjen e përzgjedhësit Alfred Llazari do të fillojnë më 25 tetor në Prishtinë dhe do të zgjatin tri ditë. Të ftuar janë gjithsej 16 lojtar prej të cilëve 4 nga skuadra e të rinjve. Pjesë e përfaqësueses së Kosovës në këto ndeshje miqësore do të jenë edhe Besfort Bilalli , Fatlum Ahmeti , Besnik Shala dhe Alban Bislimi të cilët paraqiten në ligën e Zvicrës Suedisë përkatësisht Gjermanisë. Pjesë e këtij turneu përveç Kosovës dhe nikoqirit Turqisë , pritet të jenë edhe Bosnja , Greqia dhe Egjipti.