Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Sporti Kosovar/Kosovo Sport

Daćo;1394855 schrieb:
Das sind genau die gleichen Provokationen die man von euch jeden Tag liest, muss ehrlich sein mir macht das mehr Spass, als der unsinnige Versuch mit euch zu disskutieren.


wenn ein paar kinder hier rumalbern, dann musst du auf das gleiche niveau abfallen? wow:rolleyes:

du diskutierst doch erst gar nicht sondern kommst gleich mit so ner scheisse ich hab von dir noch keinen gescheiten beitrag gesehen...
 
Heshtin serbët
Drejtuesit e futbollit kosovar po presin vetëm konfirmimin e datës për t’u takuar me presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter, dhe me udhëheqësit e futbollit serb. Por, këta të fundit ende nuk dihet se a janë të gatshëm për ta bërë një gjë të tillë. Pala serbe po hesht rreth kësaj çështje........

Gazeta Express
 
Kosova në “Grand Prix Ostrava” Nga Boxalb E Hene, 12 Tetor 2009 14:24


Një ekip i përbërë nga tre boksierë kosovarë do të marrë pjesë në turneun prestigjioz “Grand Prix” që zhvillohet në Ostrava të Çekisë duke filluar prej ditës së mërkurë më 14 tetor.
Ky turne konsiderohet një nga më prestigjiozët në kalendarin e turneve të Federatës Evropiane të Boksit Amator (EABA) dhe në edicionin e sivjemë, që është i 38-ti me radhë, do të marrin pjesë boksierë nga 18 vende të botës, ndër të cilat edhe superfuqitë e boksit botëror si: Kuba, Rusia, Skocia, Irlanda, Italia, Gjermania, etj.
Liridon Zeqiri (kategoria deri 57 kg), Mahmut Gorda (kategoria deri 60 kg) si dhe Agron Nushi (kategoria deri 75 kg) do të jenë ata që do të mbrojnë ngjyrat e shtetit të Kosovës në këtë turne. Sëbashku me ta pjesë e delegacionit do të jenë edhe kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës, Ramadan Selimi, selektori i përfaqësueses së Kosovës, Mehmet Haxhani, si dhe referi Latif Demolli i cili do të ndajë drejtësinë në këtë turne.
 
Kombëtarja e Kosovës në hendboll për në Turqi u nisën për rezultat pozitiv, por sa shihet në dy ndeshjet e para nuk iu shkon hiq me turqit. Hendbollistët tanë pësuan edhe humbjen e dytë brenda ditës së dytë me rezultat të lartë 21:30. Dy humbje radhazi që kanë gol-dallimin minus 24 gola gola (43:67) në disfavor të Kosovës. Turqit luajnë hendboll të hapur, janë më të përgatitur, më të shpejt dhe më të shkathët në sulm. Këtë herë të gjithë hendbollistët e Turqisë u dalluan dhe efikasiteti më i mirë ishte te dy henbdollistët Tolga e Ufuk me nga pesë gola. Besnik Shala edhe në ndeshjen e dytë dëshmoi zemër të madhe, duke shënuar shtatë gola ose për dy ndeshje ka shënuar gjithsej 17 gola. Edhe Besfort Bilalli u mundua, shënoi pesë gola, por assesi të nxjerrin rezultat më pozitiv. Përzgjedhësi Alfred Llazari lirisht mund të thuhet se i ka parë të gjitha mangësitë e kombëtares sonë. Dhe deklaratat e tija të mëhershëm se është rritur cilësia e hendbollit të Kosovës bien në ujë me dy ndeshjet e deritashme. Duhet kujtuar Llazarit se para dy viteve në Prishtinë Kosova luajti baras (22:22) me Turqinë. Tashmë përballë Turqisë në dy ndeshje pësoi dy humbje madje me shifra të larta. Faji nuk është te Llazari, sesa është te trajnerët e shumicës së klubeve që pak kanë punuar me hendbollistët dhe përgatitja fizike është shumë larg asaj që dëshirojmë të gjithë. Llazari duhet ta di se kombëtarja nuk krijohet për rezultate brenda natës, por i duhet shumë punë e punë për të bërë një kombëtare të denjë për të ardhmen. Nota më pozitive që kanë bërë përzgjedhësi është ftesa e disa hendbollistëve të rinj në kombëtare, të cilët duhet kalitur për ndeshjet e ardhshme. Humbjet me rezultate te larta janë të mirëseardhura për faktin se kanë zbritur më këmbë në tokë trajnerët e përfaqësueses së Kosovës sepse kanë pasur bindje se janë më të fortë se Turqia. Do të ishte e tepër të thuhet se kësaj here turqit nuk ua bën qejfin trajnerëve tanë, por iu treguan se duhet shumë për të punuar për ndërtimin e një kombëtare të denjë për të ardhmen.

Turqia-Kosova 30:21 (15:12)
Turqia: İbrahim, Alperen 4, Çağlayan, Müjdat, İdris 2, Ömer Aslan 1, ªenol Boyar 1, Efe 4, Durmuº 2, Gökhan, Ufuk 5, Emre Keskin 3, Ramazan 3, Tolga 5, Hüseyin.
Kosova: Curri, Krasniqi, Shala 7, Bilalli 5, Zekaj 1, Kastrati, Cimili, Mjeku, Kabashi 3, Maloku 3, Kusari, Trajkovski 1, Zhubi, Bislimi 1, H. Dobroshi.
 
kickbox-490x320.jpg




Kthehen me 8 medalje


Nga Express më 04.11.2009 në ora 9:47

Të martën ka përfunduar kampionati botëror në kick-box, i cili është mbajtur në Spanjë, ku ka marrë pjesë edhe përfaqësuesja e Kosovës. Kick boksierët kosovarë nga ky eveniment nuk janë kthyer duarthatë.

Në këtë kampionat botëror, përfaqësuesja e Kosovës në kick-box ka arritur të fitojë tetë medalje: dy të arta, tri të argjendta dhe tri të bronzta

Ilir Canolli, në kategorinë 80 kg, ka arritur ta marrë një medalje të artë dhe një të argjendtë. Në kategorinë 63 kg, Egzon Ahmeti është stolisur me medalje të argjendtë, sikurse Ilir Menxhiqi (60 kg), i cili arriri të fitojë edhe një medalje të bronztë.

Edhe kick-boksieri i kategorisë 75 kg, Armend Shala i ka fituar dy medalje të bronzta në këtë botëror. Kurse Bekim Bejta e ka fituar medaljen e artë në kategorinë për veteran - mbi moshën 35 vjeç.

Në këtë botëror nuk kanë marrë pjesë kick-boksieret femra nga Kosova, sepse ato janë të reja dhe pa përvojë të duhur.
 
Zurück
Oben