SkyNet
Gesperrt
Die Türkei bekräftigt die Unterstützung Kosovas. Das Land werde sich für weitere Anerkennung Kosovas einsetzen sowie in anderen Bereichen das bestätigte Cemil Cicek und der Präsident der Türkei Abdullah Gül. Die Beziehungen zwischen Kosova und der Türkei sind sehr gut und eine Unterstützung wird es weiterhin in allen Aspekten geben. Morgen wird sich die kosovarische Delegation des Parlaments auch mit Recep Erdogan treffen.
Turqia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën
View attachment 10085
TRUQI- Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën edhe në të ardhmen në procesin e njohjeve, por edhe në fushat tjera. Konfirmimi vjen nga kryetari i Kuvendit të Madh të Turqisë, Cemil Çiçek dhe Presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gül, në takime të ndara me delegacionin e Kuvendit të Kosovës, i cili i udhëhequr nga kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, po qëndron për vizitë të Turqi.
Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës njofton se kryetari i Kuvendit të Madh të Turqisë, Cemil Çiçek, gjatë takimit me delagacionin kosovar theksoi se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Turqisë janë shumë të mira, ndërsa këtë vizitë e cilësoi si mundësi shumë të mirë për thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve në përgjithësi e në veçanti thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve. Ai theksoi se Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në të gjitha aspektet, si në vazhdimin e konsolidimit te institucioneve, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik të saj.
Delegacioni parlamentar i Kosovës është pritur në një takim të veçantë edhe nga presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gül. Kryeparlamentari Krasniqi e njohu presidentin Gül me zhvillimet e fundit në Kosovë, me përparimet që ka bërë Kosova dhe me sfidat me të cilat ajo po përballet, duke kërkuar vazhdimin e mbështetjes së Turqisë si në procesin e njohjeve ndërkombëtare, ashtu edhe në proceset e tjera. Presidenti Gül theksoi se Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën edhe në të ardhmen në procesin e njohjeve, por edhe në fushat të tjera.
Duke folur për raportet me fqinjët dhe integrimet rajonale, Krasniqi theksoi se Kosova ka raporte të shkëlqyera me fqinjët, përveç Serbisë, e cila nuk e ka njohur Kosovën dhe vazhdon t'i krijojë pengesa zhvillimit dhe afirmimit ndërkombëtar të vendit. Në këtë vështrim ai kërkoi nga autoritetet turke që në takimet me zyrtarët serbë të ushtrojnë ndikimin e tyre për ndërrimin e qasjes së Serbisë ndaj Kosovës.
Pasdite delegacioni kosovar do të ketë takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu. Nesër, delegacioni parlamentar i Kosovës, i kryesuar nga Krasniqi, do të ketë një takim me kryeministrin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan
(el.me/BalkanWeb)
Balkanweb | Turqia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën - Kosova
Habe nichts gegen albaner.
Aber die türkei sollte erst Kurdistan anerkennen und dann fremde Provinzen "unterstützen"

Nein, du bist nicht ehrlos, wenn du Türken als Brüder siehst, sondern lächerlich. Denn i huaji kurr nuk t'bahet vlla, kurr.
keine Worte hierfür.