What's new
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Thaci: Anschluß an Albanien, Druckmittel gegen Brüssel

berisha22

Balkaner
Thaçi: Shqiptarëve u mbetet të akomodohen në një shtet - Lajme - Koha Net

Publikuar: 14.02.2013 - 11:32Prishtinë, 14 shkurt - Kreu i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi duke kritikuar ashpër Brukselin sa i përket raporteve me Kosovën, ka paralajmëruar mundësinë e bashkimit kombëtar si përgjigje ndaj politikave të BE-së, që i ka quajtur të padrejta.

“Nëse vazhdon të sillet kështu Brukseli sa i përket liberalizimit të vizave, atëherë shqiptarëve nuk iu mbetet tjetër hapësirë, vetëm të akomodohen si një shtet i vetëm në Bruksel”, ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi në Kuvend, në përpjekje për të larguar përgjegjësin e Qeverisë për mosarritjen e liberalizimin e vizave.

Thaçi ka deklaruar se ka shumë burokratë në Bruksel që e trajtojnë Kosovën me nostalgjinë e ish-Jugosllavisë, duke shtuar se problemi i liberalizimit të vizave nuk qëndron në Prishtinë, por te mosuniteti i vendeve të BE-së. Kryeministri Thaçi ka thënë se kriteret janë plotësuar në afat rekord nga ana e Prishtinës.

Por lëvizja Vetëvendosje thotë se raporti i dytë për liberalizimin e vizave nuk është vetëm një dokument më shumë që evidenton ngecjet dhe regresin nëpër të cilin po kalon vendi ynë, por është certifikatë e dështimit të Hashimit dhe njoftim për izolim.

“BE-ja, përmes Komisionit Evropian dhe përmes Raportit të fundit mbi liberalizimin e vizave e tha fjalën e vet, dhe është e qartë: Qytetarët e Kosovës duhet të zgjedhin në mes të qeverisjes së Hashimit dhe liberalizimit.

Ky pasqyrim përmban fakte për korrupsion, krim të organizuar, sistem të munguar gjyqësor, stagnim në të drejta të njeriut, më pak fjalë tregon se kjo qeverisje ka dështuar për të ndërtuar shtet funksional”, thuhet në reagimin e VV-së.

Në kuadër të pikës Deklarime të lira jashtë rendit të ditës, deputeti i AAK-së, Ardian Gjini u shfaq kritik ndaj dukurisë së braktisjes së mbledhjeve të Kuvendit, edhe pse në mbledhjen e fundit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vetë e braktisi sallën, duke mos u pajtuar me propozimin e Qeverisë së Kosovës për anëtarët e Bordit të Bankës Qendrore.

Siç u shprej ai, AAK-ja është zotuar se nuk do ta lëshojë më sallën e Kuvendit, cilido qoftë emër i propozuar nga Qeveria për çfarë do problemi.


Übersetzung:
Thaci sieht es Möglichkeit den Kosovo mit Albanien zu vereinen, falls Brüssel keine Zugeständnisse bezüglich der Visafreiheit für die Bürger des Kosovos macht.

 
G

Gast829627

Guest
das juckt keine sau was der da kräht...................
 
T

tetovë1

Guest
Jeder Albaner hat doch das Recht einen Albanischen Pass zu beantragen?

Werft KS Pass weit weg!
 
K

Karim-Benzema

Guest
Ich finde nicht wieso Kosovo-Albaner einen albanischen Pass kriegen sollten.

Eher nach einer Vereinigung.
 

Marcoo

Gesperrt
Oder ihr geht einfach nach Albanien zurück und dann habt ihr auch einen Albanischen Pass ;-)
 

Kyrie Eleison

Administrator
Staff member
Kurz gesagt Thaci erpresst Brüssel mit ner Vereinigung falls es keine Visafreiheit für Kosovo Bürger gibt..
 
Top