Ciciripi
Sfiduesi Demokrat
Tre komunitetet kryesore fetare në Shqipëri, ai mysliman, katolik dhe ortodoks, kanë kërkuar që në shkollat publike të futen lëndë për njohuritë fetare.
Ata ishin të thirrur në komisionin parlamentar të Arsimit dhe Medias ku po diskutohet projektligji i ri për arsimin parauniversitar në vend.
Gjithashtu, përfaqësuesit e komuniteteve fetare kanë kërkuar që të ketë më shumë hapësirë për simbolet fetare për nxënësit që ndjekin shkollat publike në vend.
“Asnjë nxënësi nuk i lejohet të propagandojë dhe të shpjegojë me të tjerët, por kemi theksuar që në bazë të ligjeve tona në fuqi dhe konventave ndërkombëtare, qofshin ato të Bashkimit Evriopian, qofshin ato të Kombeve të Bashkuara, që asnjë nxënës në botë, as gjinia, as raca, as feja nuk e pengon që të shkollohet edhe në shkollat publike. Një lëndë që mund të futet në të ardhmen është ajo që në mënyrë përmbledhëse të japë një kulturë fetare”, tha Bujar Spahiu, nënkryetar i Komunitetit Mysliman.
“Mendojmë që shteti është mirë të ndihmojë të mbështesë, sepse është në të mirën e formimit të qytetarëve të tij, edhe arsimin privat, në veçanti atë që është pa qëllim fitimi, por nuk duhen vendosur kritere mbi ekselencën e nxënësve dhe më tepër mbi përdorimin e këtyre fondeve. Ndoshta një nxënës i shkëlqyeshëm nuk ka nevojë për fondin ekonomik, por një tjetër më pak i mirë, do të kishte nevojë për një ambient që e ndjek më së afërmi”, tha përfaqësuesja e komunitetit katolik.
Edhe në ligjin e ri, cilësohet që shkollat janë laike, dhe për kryetaren e komisionit, socialisten, Valentina Leksaj, simbolet fetare nuk mund të lejohen në shkollat publike. “Jo vetëm që duhet të mbetet laik, por në radhë të parë duhet të kemi parasysh që flasim për një kategori arsimi, siç është arsimi parauniversitar që ka të bëjë me një grupmoshë, që nuk është në zotësi për të marrë vendime të pavarura. Pra këtu përfshihet që nga kopshti, deri te arsimi i mesëm, i lartë. Do të thotë që kemi të bëjmë me një kategori fëmijësh, të cilët nuk zgjedhin dhe nuk vendosin dot vetë, përsa i përket vendimmarrjes. Ndaj edhe në raportet me simbolet që u diskutua këtu, duhet të kemi parasysh laicitetin e shkollës”, tha Leskaj.Projektligjit për arsimin parauniversitar është kontestuar nga shumë grupe interesi duke nisur nga prindërit, sindikatat e arsimit dhe së fundi nga komunitetet fetare./Start/
In Albanien verlangen alle 3 Religiösen Kommunitäten ( Muslime , Orthodoxe , Katholiken ) das es in den Schulen Religionsunterricht geben soll .
http://ekuiliber.com/?p=10284