Ciciripi
Sfiduesi Demokrat
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme të Turqisë, Naim Sahin, ndërsa ky i fundit shprehu gatishmërinë e shtetit të tij që t’i trajnojë pilotët e ardhshëm të Policisë së Kosovës.Ministri Rexhepi vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Akademive Policore, ku një numër i kadetëve gjenden në Akademitë Policore të Turqisë dhe ka gatishmëri që edhe më tutje që t’i ushtrojnë dhe të arrijnë nivelin universitar në Turqi.
Ai theksoi se Republika e Turqia ka Policinë një ndër më profesionalet në Evropë dhe përvoja e tyre është e mirëseardhur për Kosovën.
“Patëm një kërkesë specifike nga ana e jonë, që tash të na mundësojnë edhe trajnimin e pilotëve të ardhshëm të Policisë së Kosovës. Gjatë vizitës kthyese në Turqi, do të nënshkruajmë edhe marrëveshjen për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe do të iniciojmë edhe marrëveshjen për ri-pranim, që është e një rëndësi të veçantë për Kosovën që të kemi një marrëveshje të tillë me Turqinë”, tha ministri.
Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Turqisë, Naim Sahin, tha se ndërmjet Kosovës e Turqisë në bazë të trashëgimisë së përbashkët ekzistojnë marrëdhënie shumë të rëndësishme kulturore dhe të aspekteve tjera.
Ai theksoi se suksesi i Kosovës është sukses i Turqisë dhe kështu do të vazhdojmë të përkrahim zhvillimin e Kosovës.
“Integriteti territorial i Kosovës dhe pavarësia e Kosovës është shumë e rëndësishme për Turqinë dhe edhe në të ardhmen do të japin përkrahjen në të gjitha fushat, veçanërisht edukimit trajnimit dhe kulturës. Ju e dini që në kuadër të sigurisë së brendshme të shtetit tuaj, ka një numër të rafinuar të specialistëve të policisë së Turqisë që gjenden në detyrë me kënaqësi në Kosovë. Sa i përket trajnimeve të pilotëve, ne nuk e shohim si kërkesë, mirëpo e shohim si detyre të vendit tonë”, tha ministri Sahin. /Telegrafi/
http://www.telegrafi.com/lajme/turqia-do-te-trajnoje-pilotet-e-policise-se-kosoves-2-21946.html