Cameria
Top-Poster
PRESHEVË, 25 dhjetor (AIP) -Deklaratat dhe kërcimet se kryeministrit serb Ivica Dacic se përmendoren e deshmorëve të UCPMB-së në qender të Preshevës „do ta hjekim me zor, nëse ajo nu largohet nga ata vetë që e vunë“ ka shkaktuar protesta ndër popullatën shqiptare si në Luginën e Preshevës ashtu edhe në diasporë. Reagime më të ashpra rreth deklaratave të fundit të Ivica Dacicit kanë dalur sot nga luftëtarët dhe ish-komandantët e UCPMB-së të cilët edhe kanë folur për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”
Kapiten Lulzim Ibishi, i njohur në luftë si komandant “Luli” – duke i bërë thirrje për tërheqje kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç nga kërkesa e përsëritur, që “shqiptarët e Preshevës të heqin përmendoren dedikuar dëshmorëve të UÇPBM” – ka deklaruar dje, se ish-luftëtarët e UÇPBM-së, siç i kanë lënë pushkët, uniformën, shumë lehtë edhe mund t’i marrin sërish ato, nëse Serbia nuk ndryshon kursin e saj politik ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Prandaj, ne si ish-luftëtar dhe komandant të UCPMB-së për hirë të zhvillimeve të proceseve të integrimeve në Evropë i kemi dhënë prioritet dialogut dhe problemet t’i zgjidhim përmes bisedimeve me shprsë se do të ndal turrin e represionit Serbia mbi shqiptarët etni në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Por, nisur nga provokimet e vazhdueshme të xhandarmerisë dhe deklaratave kërcnuese të Dacicit duket se Beogradit nuk është kah ju intereson dialogu as stabilieti në rajon…“, ka pohuar komandant Luli.
Se cfarë mendon për situatën aktuale të brishtë në Luginën e Preshevës oficeri Lulzim Ibishi, thotë se se „ne ushtarakët nuk mendojmë, ja kemi lënë politikës të mendojmë. Ne zbatojmë dhe presim urdhërin e liderëve politik për të vepruar“.
Ndërsa, Shefket Hasani, komandant “Poeti” ka thënë se, në rast se preket përmendorja e UÇPMB-së, Daçiç do të ballafaqohet me 500 ushtarë të gatshëm nga Perëndimi”, raportoi agjencia “Presheva Jonë”.
Hasani, i cili i pati kthyer i pari pushkën Serbisë para 13 vitesh në Dobrosin, paralajmëroi autoritetet serbe, që t’i japin përparësi dialogut, për t’u takuar më mirë sot në tavolinën e bisedimeve, se sa nesër në mal.