da passt diese nachricht:
UNMIK-u redukton stafin në mbi 70 për qind deri në fund të vjeshtës
UNMIK-u do të reduktojë stafin në mbi 70 për qind deri në fund të vjeshtes rikonfirmoi sot zëdhënësi Aleksandër Ivanko. Ai tha se paralelisht do të zgjerohet misioni i EULEX-it, i cili gjithashtu është nën ombrellën e OKB-së. Ivanko hodhi poshtë konstatimet se shefi i UNMIK-ut Lamberto Xanieri të ketë prishur raportet me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, duke përsëritur se deklaratat e Xanierit rreth krijimit të një policie autonome serbe brenda policisë së Kosovës janë keqkuptuar.
Misioni EULEX do të zgjerojë kapacitete në Kosovë, ndërkohë që UNMIK-u ka filluar reduktimin e tij. Deri në fund të vjeshtës UNMIK-u do të reduktojë stafin në mbi 70 për qind për t’i lënë hapësirë veprimi misionit EULEX, i cili gjithashtu do të veprojë nën ombrellën e OKB-së. Zëdhënësi i UNMIK- ut Aleksandër Ivanko tha se ky është një proces që po zhvillohet paralelisht.
“Siç e dini EULEX-i vepron nën ombrellën e OKB-së dhe derisa UNMIK-u është duke u reduktuar EULEX-i do të zgjerohet. Sa do të zgjasë ky proces nuk mund të them tani, ndoshta disa muaj, ndoshta në vjeshtën e vonë. Atëherë supozojmë se ne do të kemi reduktuar numrin në mbi 70 për qind të UNMIK-ut dhe EULEX-i do të ketë një zgjerim substancial, por nuk mund të jap më shumë hollësi sepse është ende shumë herët”, tha Ivanko.
Ivanko tha se reduktimet e UNMIK-ut do të përfshijnë të gjitha zyrat rajonale në Kosovë.
“Do të përfshijë të gjitha zyrat e UNMIK-ut përfshirë edhe zyrën rajonale në Mitrovicë, do të jetë një reduktim, saktë prej 71.5 për qind të stafit.
Prej të hënës departamenti i administratës civile do të pushojë së funksionari”.
Ivanko nuk komentoi qëndrimet e zyrtarëve të Kosovës, të cilët janë shprehur kundër deklaratave të Xanierit, lidhur mundësinë e krijimit të një policie autonome serbe brenda policisë së Kosovës. Ivanko ritheksoi se shefi i tij është keqkuptuar dhe se ai ka raporte të mira me autoritetet e Kosovës. Ai përsëriti se polica e Kosovës, pavarësisht përbërjes etnike e ka vetëm një zinxhir komandues, Qendrën kryesore të policisë në Prishtinë.
RTK
ü= bis ende herbst dieses jahr werden über 70% der unmik-mitarbeiter aus dem kosovo abziehen.
wurde auch mal zeit