Vdiq veprimtari Azem Hajdini – XANI
Sot, më 20 shtator 2010, në moshën 87 vjeçare, në Prishtinë vdiq luftëtari, përjetuesi dhe denoncuesi i zëshëm i Masakrës së Tivarit, AZEM HAJDINI – XANI, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Në “Kohën e Shqipërisë” (1941 – 1943), librin e zëvendësoi me pushkë, duke marrë pjesë aktive në forcat e armatosura të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, nën udhëheqjen e komandantit Shaban Palluzha. Pas rënies heroike të komandantit Shaban Palluzha, Azem Hajdinin e mobilizojnë dhe e dërgojnë për në rrugën e ferrit, në Tivar, ku edhe i përjetoi masakrat e 31 marsit 1945.
Azem Hajdini – Xani, si anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës deri më tash ka botuar 8 libra që i kushtohen kryesisht Masakrës së Tivarit, luftës së Shaban Palluzhës për liri dhe çlirim kombëtar si dhe ngjarjeve me peshë të Lëvizjes sonë kombëtare. Për kontribut të veçantë në jetën tonë shoqërore e politike është nderuar me mirënjohje të veçanta nga institucionet dhe shoqatat kombëtare të Kosovës.
R.I.P
Guter Mann.