Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren
  • Friedliche Feiertage, egal was Ihr feiert, wünscht Euch
    Euer Balkanforum-Team

Vor 86 Jahren. "Rexhina Margerita" versenkt

lupo-de-mare

Gesperrt
Das Frack dieses Italienischen Kriegs Schiffes, welche 1916 vor Sazan versenkt wurde, wurde jetzt in Albanischen Küsten Gewässern wieder entdeckt. Es liegt auf 70 Meter Tiefe in der Nähe der Militär Insel Sazan, bei Vlore - Valona

Zbulohet pas 89 vjetësh anija italiane "Rexhina Margerita"

Vlorë, 70 metra thellë anija e luftës me 674 kufoma

Granit Sokolaj


VLORE

Ndodhej vetëm 2 milje larg bregdetit shqiptar, por megjithatë për 89 vite më rradhë asgjë nuk dihej rreth fatit të anijes luftarake italiane "Regina Margherita". Vendndodhja e anijes së mbytur në 11 dhjetor e vitit 1916, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, së bashku me 674 ushtarë, është zbuluar vetëm pak ditë më parë nga një grup zhytësish italianë dhe shqiptarë. Relikja ndodhet në thellësinë e 70 metrave dhe është gjendur në një pjesë të detit mes Kepit të Gjuhëzës dhe Sazanit. Pas zbulimit të saj, do të hidhet jo vetëm më tepër dritë për një pjesë të errët të Luftës së Parë Botërore në Shqipëri, por njëkohësisht familjet e ushtarëve të mbetur në ambientet në brendësi të anijes, mund të shpresojnë për të rimarrë atë që mbetet nga trupat e të afërmve të tyre.

Zbulimi

Mund të quhet pa frikë si një nga tragjeditë më të mëdha të historisë së marinës italiane, por njëkohësisht edhe një nga zbulimet më të rëndësishme nënujore në brigjet e detit Adriatik. Zbulimi i anijes që mbante në barkun e saj plot 674 ushtarë, por edhe gjeneral Bandinin, nënkomandantin e trupave italiane në Shqipëri gjatë luftës së Parë Botërore, ka grishur kureshtjen e shumë shkencëtarëve italianë. Si rrjedhojë, ambasadori italian në Tiranë Attilio Massimo Iannucci, konsulli italian në Vlorë, Lorenzo Tomasoni, komandanti i "Grupit të 28 Naval", Alberto Fiorentino, si dhe presidenti i shoqatës të zhytësve profesionistë IANTD, Fabio Ruberti, kanë organizuar jo vetëm kërkime shkencore në arkivat historikë, por edhe një ekspeditë për të kërkuar reliken në afërsi të brigjeve të Vlorës. Të dhënat historike nuk flisnin me saktësi për vendin e mbytjes së "Regina Margherita", ndërkohë që historia shqiptare nuk kishte asnjë të dhënë për këtë tragjedi. Si rrjedhojë, zhytësve italianë u janë dashur kërkime të shumta për të arritur deri te anija e mbytur në 1916. Falë këtyre kërkimeve, pak ditë më parë nënoficeri i marinës italiane Cesare Balzi, arriti të shquante dhe fotografonte emrin e anijes në thellësinë e 70 metrave. Pas këtij zbulimi, me një bashkëpunim të ngushtë me autoritetet shqiptare si dhe me shoqatën e Vlorës "Ekspedita Blu", e drejtuar nga Pajtim Spata, u arrit të kryheshin jo vetëm fotografimet e detajuara të "Regina Margherita", por edhe anijes tjetër italiane "PO", e cila u mbyt në vitin 1941 në afërsi të Orikumit. Lajmi i zbulimit të anijes është konfirmuar dje nga burime të sigurta të Gazetës, të cilat kanë sqaruar se të gjitha hapat e mëtejshëm për anijen pritet që të merren në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane.

Mbytja
Edhe sot nuk është shumë i qartë shkaku i mbytjes së anijes. Siç është mësuar nga të dhënat e arkivit të Marinës italiane, anija është mbytur nga shpërthimi i ndodhur për shkak të përplasjes me një minë. Ajo ishte hedhur aty po nga ushtria italiane. Një prej versioneve të mundshme është se anija, mund të ketë dalë në det më 11 dhjetor 1916 nga Porti i Vlorës. Në atë kohë, pasi deti ishte minuar, mjetet lundruese italiane ndiqnin një trajektore të sigurt, e cila njihej vetëm prej tyre dhe në të nuk kishte mina. Por, si pasojë e motit të keq dhe e stuhisë, anija ka dalë nga trajektorja dhe është përplasur në mina. Një tjetër version është se anija, mund të jetë hedhur në erë e më pas fundosur nga silurë të lëshuar nga ndonjë nëndetëse gjermane. Kjo pasi gjatë Luftës së Parë Botërore, në rajonin e Adriatikut ka patur përleshje detare midis Gjermanisë e Austro-Hungarisë, nga njëra anë dhe kundërshtarëve të tyre, në radhët e të cilëve forcën kryesore detare e përbënin njësitë e marinës ushtarake italiane.

Rëndësia
Zbulimi i anijes së marinës luftarake italiane, e mbytur në Adriatik më 11 dhjetor të vitit 1916, ka një rëndësi mjaft të madhe për historinë e Italisë dhe të Shqipërisë. Por, më kryesorja është se familjet e 674 njerëzve, do të kërkojnë të marrin eshtrat e të afërmve të tyre, mes të cilëve ndodhej edhe Nënkomandanti i Forcave italiane në Shqipëri, Gjeneral Bandini. Deri në momentin që do të vendoset se çfarë do të bëhet më tej me anijen, grupi i zhytësve ka vendosur ta mbajë sekret vendndodhjen e saj për të evituar çdo të papritur. E vetmja shenjë që tregon koordinatat e relikes është një bovë e kuqe e vendosur mes Kepit të Gjuhëzës dhe Sazanit.
 
Zurück
Oben