Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Wahlen in Ferizaj !! 29.4.2012 !!

Naim Ferati nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK;
Ramadan Hasani nga Aleanca Kosova e Re, AKR;
Ramadan Emini nga Lëvizja për Bashkim, LB;
Adem Salihaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK;
Bujar Ademi nga Partia e Drejtësisë, PD;
Agim Aliu nga Partia Demokratike e Kosovës, PDK;
Faton Topalli nga Lëvizja Vetëvendosje;
Rrahim Sadiku, kandidat i pavarur.

---------------------------------------------------------------------------------------
VETËVENDOSJE! Albin Kurti: 23 është numri. Fatoni është njeriu. Vetëvendosje është fitorja . - YouTube
 
[h=1]PDK FITON NË FERIZAJ, MË 40.7% TË VOTAVE[/h]( E plotësuar) Reporterja e Gazetës Express nga Ferizaj raporton se simpatizantët e PDK’së kanë nisur festimet nëpër rrugët e qytetit.
Sipas saj, pritet që para masës të dalë edhe Kryeministri Hashim Thaçi, i cili njëherësh është Kryetar i PDK’së.
Disa çaste më parë, organizatat joqeveritare, INPO dhe D4D, kanë publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve për Kryetar të Ferizajt.
Sipas tyre, Agim Aliu i PDK’së ka marrë 40.7 përqind të votave, Adem Salihaj i LDK’së 24.1, Faton Topalli i Vetëvendosjes 16 përqind të votave, Naim Ferati i AAK’së ka marrë 10.9, kandidati i AKR ka marrë 4.8, ai i PD’së 2.6, Rrahim Sadiku (i pavarur) 0.5, derisa kandidati i LB Ramadan Emini ka marrë 0.4 përqind të votave.
Këto janë rezultatet të votave të numëruara në 117 qendra të votimeve. Ende nuk janë numëruar 7 qendra, ashtu sikurse nuk janë numëruar as votat me kusht.
PDK shpall fitoren, në balotazh me LDK’në
Kandidati i PDK’së për Kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, ka deklaruar se është fitues i zgjedhjeve të sotshme.
Sipas tij, në bazë të rezultateve preliminare ai prin kundrejt rivalit të tij nga LDK’ja, Adem Salihaj.
Pra, në balotazh do të përballet Agim Aliu dhe Adem Salihaj, sipas të dhënave të Shtabit Zgjedhor të PDK’së.
Vetëm 30.55% dolën në zgjedhje, kandidatët pa ankesa të mëdha
Kandidatët për Kryetar të Komunës së Ferizajt, menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, janë shprehur të kënaqur përgjithësisht me rrjedhën e procesit të sotshëm zgjedhor në këtë komunë.
Agim Aliu i PDK’së tha se parregullsitë e sotshme nuk do të mund ta prishin rezultatin final të zgjedhjeve.
Adem Salihaj i LDK’së deklaroi se PDK nuk ia ka dalë ta prish këtë proces, por ai ka shtuar se komisionerët e partisë së tij do ta ruajnë deri në fund votën e qytetarëve.
Kandidati i Vetëvendosjes, Faton Topalli, ka thënë se subjekti i tij politik do të deponojë rreth 20 ankesa në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa. Sipas tij, ka pasur një përpjekje të partisë në pushtet që ta prish këtë proces zgjedhor, por ai nuk ka folur nëse parregullsitë kanë qenë aq të mëdha se vënë në dyshim e gjithë procesin.
Ana ana tjetër, Naim Ferati i AAK’së është shprehur i kënaqur, për siç ka thënë ai, “kulturën që demonstruan qytetarët e Ferizajt ditën e sotshme”.
Daka: Pjesëmarrja në zgjedhje 30.55%
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka deklaruar se 29190, apo 30.55% e qytetarëve iu kanë përgjigjur thirrjes për të dalë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Ferizajt.
“Kjo është pjesëmarrje shumë më e ulët se sa ajo në zgjedhjet e kaluara”, ka deklaruar Daka, në një prononcim për RTK’në.
Ajo ka konfirmuar se tashmë janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit në këtë komunë.
Vetëm 26% e ferizajasve dolën në zgjedhje
Procesi zgjedhor në Ferizaj është në përfundim e sipër.
Sipas koalicionit "Demokracia në Veprim", vetëm 26% e qytetarëve të kësaj komune iu kanë përgjigjur thirrjes për të dalë në zgjedhje.
“Sipas nesh, kjo është një pjesëmarrje shumë e vogël dhe befasuese”, tha Bardhyl Metaj nga koalicioni “Demokracia në Veprim”.
LDK: Deri në orën 16:00 votuan 21.14 %
Shtabi zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj (LDK), në konferencën e radhës për media ka pohuar se zgjedhjet në Ferizaj, po përcillen me parregullsi të shumta.
Sipas përfaqësuesve të shtabit zgjedhor të LDK-së, deri në orën 16:00, pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje është 21.14 për qind. Kjo, sipas tyre, është një pjesëmarrje shumë e vogël, e cila është si pasojë e ndryshimeve të vendvotimeve, gjë që ka bërë që pjesëmarrja e qytetarëve, në zgjedhje lokale në Ferizaj të jetë tejet e ulët.
Shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së Milaim Kozhani tha se shtabi zgjedhor i kësaj partie, gjatë ditës së sotme nëpër vendvotime të ndryshme, ka vërejtur parregullsi të mëdha.
Kurse më herët edhe zëdhënësi i shtabit zgjedhor të PDK-së, Hajdin Abazi, në një konferencë shtypi, ka thënë se deri në mesditë janë evidentuar disa mangësi dhe shkelje, pavarësisht faktit se procesi i votimit ka pasur rrjedhë të mirë dhe është për t'u admiruar. Ai ka thënë se mangësitë i takojnë rrafshit organizativ nga KQZ-ja apo KKZ-ja, ndërsa shkeljet lidhen me subjektet politike.
Edhe Lëvizja Vetëvendosje, përmes komunikatave të mëhershme për media, ka njoftuar se që prej fillimit të procesit zgjedhor në ora 7:00 janë vërejtur disa shkelje nga vëzhguesit dhe komisionarët e saj.
KQZ: Deri në orën 15:30 votuan 19.54 %
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në konferencën e tretë për media të mbajtur në orën 16.00, raportoi të dhënat e daljes në votim, deri në orën 15.30. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se, 18655 votues ose 19.54 % qytetarëve të Ferizajt, kanë dalë në votime.
“Deri më tani, edhe Pilot- projekti “K-vote”, të cilin KQZ është duke e përdorur në këtë proces zgjedhor, ka funksionuar mirë dhe sipas këtij projekti, deri në orën 15.00, kanë votuar 18.54% ose, 17700 votues votues. Ndërsa, nga raporti të cilin e kemi pranuar nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Ferizaj, disa cështje të ngritura në ndërkohë janë trajtuar nga KQZ, dhe kemi marrë konfirmime se këto cështje tashmë janë evituar. Deri më tani, nuk është raportuar asnjë incident, i cili do ta dëmtonte imazhin e këtij procesi zgjedhor”, tha në këtë konferencë për media, kryetarja Daka.
KQZ njofton opinionin dhe qytetarët e komunës së Ferizajt se, mund t’i shtrojnë pyetjet e tyre apo edhe t’i ngrisin shqetësimet eventuale, në telefonat: 038. 211-152 dhe 038. 200 23 254
Demokracia në Veprim: Deri në ora 13 votuan vetëm 13 %
Sipas, koalicionit të OJQ-ve ‘Demokracia në Veprim’ i cili është duke monitoruar procesin zgjedhor në Ferizaj, me 34 monitorues, deri në orën 13:00, kanë votuar 12 738 votues, apo mbi 13 për qind.
Kurse, sipas OJQ-së, ‘Demokraci për zhvillim’ në shumë vendvotime komisionerët nuk janë të informuar për procedurat që duhet ndjekur. Ata nuk janë të informuar me shkrim për ndryshimin që vëzhguesit mund të qëndrojnë prapa komisionerit që kontrollon letërnjoftimin. Ata po ashtu nuk janë të informuar se cilat dokumente janë te vlefshme dhe kanë lejuar persona që të votojnë me kopje të dokumenteve identifikuese.
Më heret zyrtarë të KQZ-së kanë njoftuar se deri në ora 11:30, në zgjedhjet që janë duke u mbajtur për kryetar të Ferizajt, kanë votuar 8971 persona, ose 9.04 për qind e votuesve me të drejtë vota. Po ashtu, sipas tyre deri më tash nuk është raportuar për ndonjë incident, i cili do të dëmtonte imazhin e këtij procesi, ndërsa të gjitha rastet e raportuara në KQZ janë trajtuar dhe evituar.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka gjatë konferencës së dytë për media, deklaroi se sipas raportimit nga Komisioni Komunal Zgjedhor, deri në orën 11:30 dalja ka qenë 9.04 % ose 8971 votues, dhe krahasuar me vitin 2009 ka një rënie të votuesve deri në këtë kohë.
Ajo theksoi se deri më tani pilot projekti i tyre KIVOT ka funksionuar plotësisht, pasi që sipas saj deri në orën 11:00 kanë dalë për të votuar 8.03 %, ose 7924 votues, raporton Kosovapress.
Zëdhënësi i shtabit zgjedhor të PDK-së, Hajdin Abazi në një konferencë shtypi ka thënë se deri në mesditë janë evidentuar disa mangësi dhe shkelje, pavarësisht faktit se procesi i votimit ka pasur rrjedhë të mirë dhe është për t'u admiruar. Ai ka thënë se mangësitë i takojnë rrafshit organizativ nga KQZ-ja apo KKZ-ja, ndërsa shkeljet lidhen me subjektet politike.
"Në vendvotimin 'Kuvendi i Arbërit' janë 5 fletëvotime më pak sesa është numri i votuesve, kurse tek qendra 'Tefik Çanga' janë 3 fletëvotime më pak. Një fenomen tjetër brengosës që është manifestuar në këtë qendër të fundit është se një numër i caktuar i votuesve nuk është lejuar të votojë, për shkak se letërnjoftimet i kanë pasur me afat të skaduar. Ne jemi konsultuar me KQZ-në dhe ata thonës e kjo është një e drejtë, pavarësisht se letërnjoftimi nuk ka afat, por kanë të drejtë të votojnë." ka thënë Abazi
Më herët shtabi zgjedhor i Degës së LDK-së në Ferizaj, përkatësisht Haxhi Bajrami përgjegjës i sektorit për marëdhënie me medie, në një konferencë me gazetarë, publikoi disa parregullësi që janë duke e karakterizuar procesin zgjedhor për kryetar të Komunës së Ferizajt.
Edhe e Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media ka njoftuar se që prej fillimit të procesit zgjedhor në ora 7:00 janë vërejtur disa shkelje nga vëzhguesit dhe komisionarët e saj.
Kurse koalicioni i OJQ-ve, ‘Demokracia në Veprim’ që po monitoron zgjedhjet komunale për kryetar të Ferizajt ka mbajtur konferencën e parë për media. Ismet Kryeziu përfaqësues i kësaj organizate tha se përveç disa problemeve të vogla teknike, procesi zgjedhor deri tani ka shkuar në rregull.
Në listat e votuesve edhe emra të vdekurish para 10 vitesh
Edhe gjatë zgjedhjeve për kryetar të Ferizajt, që po mbahen sot, vërehet se në Listat e zgjedhore figurojnë emrat e personave të vdekur, madje edhe të atyre që kanë vdekur para dhjet vitesh, një rast të tillë e ka konstatuar edhe reporterja e Express-it nga Ferizaj, në shkollën fillore “Gjon Serreqi”.
Ka vdekur para 10 vitesh, në vitin 2002, por bashkëshorti e ka gjetur emrin e gruas në listën e votuesve, në piken e votimit në shkollën fillore, “Gjon Serreqi”në Ferizaj.
Plaku rreth të tetëdhjetave, i cli me vete kishte edhe çertifikatën e gruas së vdekur, u është drejtuar vëzhguesve në këtë qendër të votimit, me pyetjen se ku mund të votonte gruaja e tij, pasi ajo gjendet në listë të votimit, për të verifikuar se me të vërtetë bashkëshortja e tij, tashmë e vdekur para 10 vite, gjendet edhe në listat etyre të votimit.
Vëzhguesit e kanë pohuar, se emri i saj është në listat e votimit dhe se ajo mund të votojë, në këtë pikë të votimit.
Ai pohon se edhe përkundër faktit se e ka çregjistruar gruan e vdekur dhe për këtë ka çertifikatën e vdekjes, emri i saj figuron vazhdimisht tash e dhjet vjet në listat e votuesve, tashmë për të tretën herë.
Pasi që bashkëshorti u tregon anëtarëve të Komisioneve të zgjedhjeve, se gruaja e tij ka vdekur tash e dhjetë vjet, ata thonë se nuk dinë asgjë për këtë, sepse për komisionerët ajo nuk ka vdekur, pasi që gjendet në listën e votuesve.
KQZ: Procesi zgjedhor deri tash pa probleme
Zyrtarë të KQZ-së kanë njoftuar se deri në ora 11:30, në zgjedhjet që janë duke u mbajtur për kryetar të Ferizajt, kanë votuar 8971 persona, ose 9.04 për qind e votuesve me të drejtë vota. Po ashtu, sipas tyre deri më tash nuk është raportuar për ndonjë incident, i cili do të dëmtonte imazhin e këtij procesi, ndërsa të gjitha rastet e raportuara në KQZ janë trajtuar dhe evituar.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka gjatë konferencës së dytë për media, deklaroi se sipas raportimit nga Komisioni Komunal Zgjedhor, deri në orën 11:30 dalja ka qenë 9.04 % ose 8971 votues, dhe krahasuar me vitin 2009 ka një rënie të votuesve deri në këtë kohë.
Ajo theksoi se deri më tani pilot projekti i tyre KIVOT ka funksionuar plotësisht, pasi që sipas saj deri në orën 11:00 kanë dalë për të votuar 8.03 %, ose 7924 votues, raporton Kosovapress.
Kryeziu: Shqetëson pjesëmarrja e ultë në votime
Zyrtarë të KQZ-së kanë njoftuar se deri në ora 11:00, në zgjedhjet që janë duke u mbajtur për kryetar të Ferizajt, kanë votuar 7924 persona, apo 8.30 për qind e votuesve me të drejtë vota, në 124 vend vendvotime. Është shqetësues fakti se deri në ora 10:00 në votime kanë dal vetëm 3 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.
Koalicioni i OJQ-ve, ‘Demokracia në Veprim’ që po monitoron zgjedhjet komunale për kryetar të Ferizajt ka mbajtur konferencën e parë për media. Ismet Kryeziu përfaqësues i kësaj organizate tha se përveç disa problemeve të vogla teknike, procesi zgjedhor deri tani ka shkuar në rregull. Sipas Kryeziut shqetësues është fakti se deri në ora 10:00 në votime kanë dal vetëm 3 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.
Shtabi zgjedhor i Degës së LDK-së në Ferizaj, përkatësisht Haxhi Bajrami përgjegjës i sektorit për marëdhënie me medie, në një konferencë me gazetarë, publikoi disa parregullësi që janë duke e karakterizuar procesin zgjedhor për kryetar të Komunës së Ferizajt.
Sektori përkatës i shtabit zgjedhor të Degës së LDK-së në Ferizaj, ka bërë ankesë në KKZ, dhe me insistimin e vëzhguesve dhe komisonerëve tanë, në atë qendër të votimit, ka ndërhyrë policia e Kosovës duke e larguar personin në fjalë nga kjo qendër e votimit.
Në Ferizaj janë 25 qendra votimi me 124 vendvotime, ndërsa të drejtë vote, në këtë zgjedhje, kanë rreth 95 mijë qytetarë.
Zgjedhjet do të vëzhgohen nga 1 mijë e 514 vëzhgues, përfshirë vëzhgues nga OJQ vendore e ndërkombëtare dhe të subjekteve politike. Për të parin e Ferizajt garojnë 6 parti politike, një koalicion dhe një kandidat i pavarur.
Gati për Ferizaj
Qytetarët e Ferizajt që nga ora shtatë e mëngjesit sot do të mund t’iu drejtohen kutive të votimit për të vendosur rreth të parit të tyre.
Këtë, sipas Kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ferizajasit kanë mundësi ta bëjnë deri në ora nëntëmbëdhjetë, kur edhe pritet të mbyllen vendvotimet.
"Të gjitha përgatitjet, ashtu siç parashihen me ligj për zgjedhjet lokale, janë bërë nga ana e KQZ’së. Janë 25 qendra të votimit, kurse 124 vendvotime me gjithsej 95.449 votues, aq sa i përmban lista votuese. Pritjet tona janë që me siguri që nuk do të ndryshojë dalja e votuesve, krahasuar me zgjedhjet paraprake”, ka njoftuar Daka të shtunën për media. Ndërkaq për të vëzhguar tërë procesin e votimit, KQZ’ja ka certifikuar mbi një mijë vëzhgues, prej të cilëve vetëm gjashtë janë ndërkombëtarë.
“Të tjerët u përkasin partive politike dhe organizatave joqeveritare”, ka thënë Daka.
Po ashtu, sikurse herëve të tjera, vëzhgues do të jenë edhe koalicioni i organizatave joqeveritare- Demokracia në Veprim, të cilat ende pa filluar votimi, gjatë fushatës elektorale ka vërejtur disa parregullsi.
Sipas Besnik Ramadanit nga Demokracia në Veprim, asnjëra nga to nuk e dëmtojnë procesin zgjedhor.
“Ne i kemi evidentuar edhe disa parregullsi, të cilat janë më shumë vazhdimësi e përvojës së kaluar si përdorimi i fëmijëve në fushatë, pjesëmarrja e fëmijëve nëpër takime, pastaj parregullsi shqetësuese ka qenë shfrytëzimi i resurseve publike, si dhe vendosje të posterëve në objekte publike dhe dëmtim të posterëve”, ka thënë Ramadani për Radio Europën e Lirë.
Ndërkohë që ka njoftuar se në ditën e zgjedhjeve në fokus do të kenë ecurinë e procesit zgjedhor si dhe shpalljen sa më të shpejtë të rezultateve. “Demokracia në Veprim ka akredituar gjithsej 34 vëzhgues”, njoftoi Ramadani të shtunën.
Ndërkohë, thirrje për vëzhgim të procesit zgjedhor kanë bërë edhe subjektet politike që garojnë për kryetar të Ferizajt.
Zgjedhjet për Kryetar të Ferizajit mbahen për shkak të largimit të Bajrush Xhemajlit nga ky post, pasi që Gjykata e ka gjetur fajtor për një aksident në të cilin një person ka humbur jetën
 
REZULTATET PRELIMINARE NË ZGJEDHJET E SOTME NË FERIZAJ, TË CILAT I DHA PARA KA ÇASTEVE KOMISIONI QENDROR ZGJEDHOR I KOSOVËS (KQZ):

PDK: 40.74%
LDK: 24.09%
VV: 15.96%
AAK: 10.86%
AKR: 4.87%
PD: 2.60%, dhe
dy kandidatët e pavarur me nga 0.05%
që nuk çojnë kurrfarë peshe.

Merrni me mend miq të dashur, dhe vlerësoni vetë këto zgjedhje, kur nga 95.000 votues të regjistruar, në votim kanë dalur vetëm 28.000 votues, pra me një pjesëmarrje prej vetëm 29%..!?
Nuk ka dyshim, se kjo përqindje kaq e vogël e pjesëmarrjes së qytetarëve në votimet e sotme në Feriazj, flet qartë për gjendjen shpirtërore dhe fizike të qytetarit shqiptar të Kosovës. Më mirë me thënë, flet për zhgënjimin masovik të qytetarëve në qeverisjen e vendit, ku gjendja e rënd ekonomike e tyre është madje përcaktusei kryesorë i mos daljes së tyre në votime, pa cekur këtu edhe shumë shkaqe tjera të natyrës politike, jo vetëm në këtë qytet, por edhe nëpër komunat tjera dhe në gjithë vendin, sidomos gjendjen në veri të Kosovës..!



Von 95.000 Wahlberechtigen sind nur 28.000 wählen gegangen . Ein sehr starkes Argument was die KS - Albaner von der Politik halten !!

​Bravo Ferizaj !
 
Was für Scheiß Vetefundosje die gehen eh bald unter mit ihrer Kindergatenpolitik .
Ich find es nur Super das ein 2/3 der Wahlberechtigen in der Ferizaj gar nicht wählen gegangen sind .

Glaub mir wären mehr wählen gegangen hätte die Vetefundosje noch schlechter abgeschnitten.
Anhänger neuer, kleiner oder nationalistischer Parteien verschenken ihre Stimmen nie Anhänger der VV wollen die Politik umkrempeln
kämpfen dafür und gehen auch fleißig wählen während Anhänger großer Parteien seltener ihre Stimmen abgeben.
 
Glaub mir wären mehr wählen gegangen hätte die Vetefundosje noch schlechter abgeschnitten.
Anhänger neuer, kleiner oder nationalistischer Parteien verschenken ihre Stimmen nie Anhänger der VV wollen die Politik umkrempeln
kämpfen dafür und gehen auch fleißig wählen während Anhänger großer Parteien seltener ihre Stimmen abgeben.

Das ein 2/3 nicht wählen gegangen sind zeigt mir eher das die Menschen in Kosovo nicht mehr auf die Lügen der Politiker reinfallen , und das sie kein Bock mehr auf sie haben . Jede Partei im Kosovo ist gleich jede haltet nicht ihre Versprechen ein . Die Leute haben ganz andere Sorgen wie Arbeit , wie sie ihre Familie ernähren können . Du weißt wie viele Menschen in Kosovo arbeitslos sind . Die absolute Mehrheit will raus aus Kosovo ....
 
40 % PDK :lol:
wo ist die Vetefundosje jetzt ?


:emir:

jetmiridrizi_Ferizaj_Zgjedhjet_19_50440.JPG
 
Zurück
Oben