lupo-de-mare
Gesperrt
Das ist eine spannend Geschichte über die verdeckte CIA Operation um Enver Hodscha zu liquidieren.
Der damalige Albanische Ministerpräsident Mehmet Shehu, wurde damals während ein Kabinetts Sitzung erschossen und später hiess es schon damals er sei CIA und KGB Agent.
Der CIA hatte ein Abkommen mit Mehmet Shehu zur Ermordung von Enver Hodscha.
Tetor 20, 2004
DOSSIER I
EKSKLUZIVE / Ish-ambasadori shqiptar në Argjentinë, Pirro Andoni zbulon operacionin sekret. Si u urdhërua nga Tirana, për të grabitur dokumentin e marrëveshjes së amerikanëve
"Unë, ambasadori që rrëmbeva paktin e CIA-s me Mehmet Shehun"
--------------------------------------------------------------------------------
Fatos Veliu
Një pakt mes Mehmet Shehut dhe CIA-s për të eleminuar Enver Hoxhën dhe për të ndryshuar gradualisht kursin e vendit komunist. Një marrëveshje e tillë, e nënshkruar sipas dokumentave rreth viteve '60, është zbuluar 26 vjet më vonë në ambasadën amerikane në Buenos Aires. Një argjentinas, kryetari i shoqatës së miqësisë Shqipëri-Argjentinë, arriti ta rrëmbejë këtë dokument sekret dhe ua ofroi autoriteteve shqiptare. Teksti i plotë i dokumentit sekret, i cili ruhet ende edhe sot ne arkivin shtetëror, u bë publik për të gjithë lexuesit e Gazetës pas publikimit të tij në 15 korrik të këtij viti. Ndërkohë, sot ne po sjellim dëshminë e njërit prej personazheve kryesore të kësaj loje spiunazhi, ish-ambasadorit shqiptar në Buenos Aires, Pirro Andonit. Pas zbulimit të këtij dokumenti, të cilësuar nga vetë Ramiz Alia si i besueshëm dhe i rëndësishëm, mbeten ende shumë hipoteza rreth tij. Sa i vërtetë mund të jetë ai plan i CIA-s, në qendër të të cilit është tradhëtia e ish-kryeministrit të hekurt dhe më jetëgjatë të Shqipërisë, Mehmet Shehu? Kjo detyrimisht, për kushtet e reja politike dhe ideologjike të sotme, vlen për t'u diskutuar. Gjithçka që mund të jetë servirur si e vërtetë, mjegulluhet nga pikëpyetje të tilla si: A është e vërtetë se ajo letër është përpiluar nga vetë CIA dhe kishte me të vërtetë qëllimet e parashtruara në të? Sa qëndron ideja se ajo mund të ishte sajuar nga vetë Ramiz Alia, për ta përdorur për kredo politike mes anëtarëve të tjerë të Byrosë Politike, në një kohë që ajo i ishte lëkundur disi, sidomos pas vdekjes së Enver Hoxhës dhe fjalëve fyese që kishte lënë Mehmet Shehu në letrën e fundit të lamtumirës, të shkruar vetëm pak minuta para se të vdiste? Për nga mënyra dhe thjeshtësia me të cilën u mor ajo letër me atë karakter sekreti në zyrat e një ambasade me rregulla të hekurta, a mund të kundërshtohet një ide e tillë se gjithçka është servirur nga vetë CIA për një qëllim të caktuar, kryesisht për të ndihmuar në forcimin e pozitave të vetë Ramiz Alisë, i cili, në njëfarë mënyre, kishte marrë një iniciativë të tillë, siç po përshkruhej së fundmi në letër. A mund të qëndrojë fakti se argjentinasi që është paraqitur si "mik i Shqipërisë" mund të jetë afruar edhe nga Sigurimi i Shtetit pranë ambasadorit Andoni, i cili duhej të sillte letrën zyrtarisht për shkak të postit diplomatik që mbante etj.? Këto dhe të tjera pikëpyetje e hamendje mund të ngrihen për të vërtetën e asaj letre që doli së fundmi në mënyrën më të papritur në skenën politike dhe mediatike. Sot kemi vendosur të publikojmë rrëfimin e ambasadorit Andonit, duke u munduar të sjellim një tjetër dëshmi mbi misterin e dokumentit sekret të CIA-s. Gjithnjë duke u përpjekur që të hedhim më tepër dritë mbi këtë ngjarje, por duke ua lënë vetë lexuesve në dorë për të zbuluar të vërtetën.
Pirro Andoni e kujton mjaft mirë atë ditë të largët të vitit 1986 kur zbriti në Rinas së bashku me dokumentin sekret të CIA-s. Ndërsa zbriste shkallët e avionit, ambasadori i Shqipërisë në Argjentinë, shtrëngonte fort pas vetes çantën diplomatike ku ruhej dokumenti intrigues. Atë ditë për herë të parë, nuk pati kohë të çmallej as me fëmijët që e shihnin pas disa muajsh mungese. Ashtu me shpejtësi, u nis menjëherë në zyrën e ministrit të jashtëm të atyre viteve, Reiz Maliles, i cili kishte ndjekur gjithë udhëtimin e tij dhe po e priste me padurim mbërritjen në Tiranë. Pas pak minutash, në zyrën e Maliles, ambasadori Andoni do të finalizonte misionin më të rëndësishëm të jetës së tij, duke i dorëzuar autoriteteve shqiptare dokumentin që vërtetonte tradhëtinë e kryeministrit Mehmet Shehu.
Sot, kur kanë kaluar plot 18 vjet që prej asaj dite, ish- ambasadori ynë në Argjentinë Pirro Andoni, tregon për herë të parë të vërtetën e marrjes së dokumentit. Si i ra në vesh ekzistenca e tij, lidhja që bëri me argjentinasin që konsiderohej "mik i Shqipërisë" dhe si e angazhoi atë në detyrën e sofistikuar për të shtënë në dorë dokumentin e fshehtë. Njoftimet me kodet tepër sekrete që bëri ai me autoritetet më të larta të Shqipërisë dhe urdhrat e vazhdueshëm që merrte prej tyre gjatë kryerjes së operacionit të veçantë. Mënyra si arriti të merrte gjithë përmbajtjen e letrës sekrete dhe sinjali urgjent që i dërgoi Tiranës për të vërtetën e zbuluar befasisht. Urdhri i Reiz Maliles për të mundësuar marrjen e letrës së plotë dhe porositë e veçanta të tij për të pasur vëmendjen në logon amerikane në krye të shkresës sekrete të përpiluar nga CIA, si dhe shumë hollësi të reja me tepër interes për ngjarjen misterioze, do t'i lexoni pikërisht në intervistën e mëposhtme të vetë zotit Pirro Andoni, dhënë ekskluzivisht për "Gazetën Shqiptare".
Zoti Pirro, është e vërtetë se ju keni sjellë një nga dokumentet më sekrete të CIA-s për sa i përket ndërhyrjes së saj në Shqipëri?
Ka qenë viti 1886 kur unë, si kisha dy vjet në detyrën e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë në Argjentinë, mësova për ekzistencën e një materiali me karakter tepër sekret për punët e CIA-s, dhe që ishte ndërkohë me tepër rëndësi për çështjet e brendshme të vendit tonë. Këtë dokument, pas shumë peripecish dhe sforcimesh, arritëm ta shtinim në dorë sipas urdhrit që kishim marrë nga zyrtarët më të lartë të Shqipërisë së atyre viteve. Pastaj, nën një konspiracion të jashtëzakonshëm, e mora shkresën e shkruar në spanjisht dhe, si e përktheva duke punuar vetë me makinën e shkrimit që kisha në tavolinën e zyrës, e vendosa në valixhen diplomatike. Pastaj, sipas urdhrit, e solla dorazi, madje vetë deri në Tiranë, ku e lashë në dorën e ish-ministrit të Jashtëm të Shqipërisë së atëhershme, Reiz Maliles. Në fillim u pa me dyshim vërtetësia e saj, por pas dy ditësh, që siç duket i janë dashur udhëheqjes për balancim faktesh, unë u thirra nga autoritetet më të larta dhe u falënderova me fjalët dhe respektin më të madh për shërbimin që i kisha kryer atdheut. Megjithëse, për ta arritur këtë gjë, nuk ishte dhe aq shumë kontributi im direkt, sesa ai i miqve tanë në Argjentinë, ku unë kryeja detyrën e lartë diplomatike, të cilët e kishin treguar jo vetëm me fjalë se ishin "miq të Shqipërisë".
Si vijoi puna juaj derisa ratë në gjurmët e shkresës sekrete të CIA-s, e cila kishte objekt Shqipërinë?
Sa fillova punën, më vjen në ambasadë një shtetas argjentinas, për të cilin mësova nga shokët e punës se ishte një mik i sinqertë i Shqipërisë. Ai ishte një tregtar i suksesshëm, por që kishte një respekt të veçantë për vendin tonë. Për këtë, edhe para se unë të merrja detyrën e ambasadorit, ai kishte shkuar rregullisht në ambasadën tonë dhe kishte krijuar prej kohësh një shoqëri tepër të afërt dhe konfidenciale me të gjithë punonjësit. Jo vetëm kaq, por ai kishte ndihmuar që ambasada jonë të krijonte lidhje me qarqe të ndryshme tregtarësh argjentinas për interesa të shtetit tonë. Kur mora informacionin e nevojshëm për të, nuk e bëra të gjatë, por e prita menjëherë. Emrin e kishte Gerardo Farrani. Me kalimin e kohës edhe unë u lidha shumë me këtë person, i cili me të vërtetë, ashtu siç më kishin folur, ishte njeri tepër pozitiv dhe një mik i vërtetë i Shqipërisë.
Si shpjegohet që ai argjentinas ishte i apasionuar kaq shumë me vendin tonë të vogël, madje dhe shumë larg vendit të tyre?
Argjentinasi Gerardo Farrani, i cili më vonë do të bëhej emri më i njohur në zyrat e administratës së lartë të Tiranës për aktin që kreu dhe për besnikërinë që tregonte vazhdimisht për vendin tonë, që në vitet '50 ishte njohur me shqiptarët që kishin emigruar në vendin e tij. Nga ata kishte krijuar një vizion për Shqipërinë dhe traditat tona. Pastaj, duke u shoqëruar vazhdimisht me ta dhe me punonjës të ambasadës sonë, kishte krijuar një vlerësim dhe një simpati të madhe për sistemin politik që ishte te ne. Këtë për faktin, siç thoshte edhe vetë, se e çmonte shumë pavarësinë politike të shtetit nga aleancat dhe nga shtetet "padronë".
Pse, edhe emigrantët e vlerësonin sistemin komunist që kishte nën kontroll Shqipërinë?
Emigrantët për të cilët po flasim, ishin emigrantë politikë të ikur që nga koha e Zogut për t'u shpëtuar ndëshkimeve të tij, kështu që vetvetiu për këdo që do të ishte kundër Zogut ata do të krijonin simpati, aq më shumë që ambasadat atëherë merreshin edhe me shpërndarje materialesh propagandistike apo duke bërë gojarisht në mënyrë tepër intensive një punë të tillë. Kështu që në atë kohë jo vetë Farrani, por edhe shumë argjentinas të tjerë, kishin krijuar simpati për vendin tonë, aq sa në vitin 1985 kishin krijuar edhe shoqatën e miqësisë Argjentinë- Shqipëri. Në këtë shoqatë pikërisht Gerardo Farrani ishte zgjedhur kryetar. Pas kësaj ai njihej zyrtarisht si mik i Shqipërisë. Puna e tij prej tregtari të suksesshëm bënte që ai të ishte një pjesëmarrës i rregullt në seminare apo në mbledhje të ndryshme biznesi, në të cilat merrnin pjesë edhe shumë diplomatë të huaj, kryesisht punonjës të ambasadave të akredituara në atë vend. Pas marrjes së pozicionit shoqëror të kryetarit të shoqatës së miqësisë me vendin tonë, Gerardo filloi të bëhej i njohur më shumë edhe në qarqe të ndryshme shoqërore, madje edhe diplomatike. Pikërisht në njërën prej ditëve të vitit 1986, kur kisha dy vjet me detyrën diplomatike në atë vend dhe që gjatë kësaj kohe isha njohur shumë, jo vetëm me Farranin por edhe me shumë miq të vërtetë të vendit tonë, mësoj nga ai për letrën tepër sekrete të ndodhur në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku bënte fjalë për planin e CIA-s për të përmbysur regjimin e Enver Hoxhës në Shqipëri.
Në ç'mënyrë e mësuat dhe çfarë morët vesh në momentet e para?
Siç të thashë, kur e mora vesh një gjë të tillë ka qenë viti 1986. Unë kisha dy vjet në detyrën e ambasadorit në atë vend dhe ndërkohë ish-kryeministri Mehmet Shehu kishte plot pesë vjet i vetëvrarë. Mbaj mend që deri në ato momente jo vetëm nga autoritete të larta të vendit tonë, por edhe nga liderë të partive komuniste të shumë vendeve kishte aludime për të vërtetën e akuzës për Mehmet Shehun, që ishte agjent i shërbimeve të huaja. Ka qenë një ditë kur sa kishte afruar muzgu. Mësoj se më kërkon Farrani për një takim tepër urgjent. Nuk kisha ndërmend ta prisja në atë orë të papërshtatshme, në qoftë se nuk do të më kishte treguar se kishte një problem urgjent dhe që duhej ta bisedonte vetëm me mua, madje menjëherë. Lamë pikën e takimit në një nga kafet e qytetit dhe shkova menjëherë. Sa u takuam, duke mos pritur as për të bërë dhe përshëndetjet e para, ai më tregon se kishte qenë në një bisedë intime me një punonjës të ambasadës amerikane. Unë, ca me të qeshur dhe ca me të vërtetë, i thashë se si kishte mundësi që Miku i Shqipërisë bëhej mik dhe me shtetas të shtetit që konsiderohej Armik i Shqipërisë. Ai nuk e bëri të gjatë dhe më tha se nuk kishte pasur ndonjë dëshirë që të takohej me punonjësin e ambasadës amerikane, po të mos e kishte ndaluar ai vetë i pari. Konkretisht, i nxitur nga një padurim dhe një kuriozitet i madh, madje pa vënë re se çfarë po i thoja unë, më thotë: "Më ndali një punonjës i ambasadës amerikane, teksa ishim në një takim biznesi dhe më pyeti se çfarë më lidhte aq shumë me ju shqiptarët. i thashë se asgjë tjetër përveçse çështjeve të mia të biznesit. Pas kësaj më thotë: 'Në ambasadën tonë është një material tepër sekret i përpiluar nga CIA-a, i cili flet për një plan operacional të shkallës më të fshehtë dhe që në të është përfshirë edhe një nga udhëheqësit më të mëdhenj të Shqipërisë. Në qoftë se dëshiron të njihesh me këtë gjë, për kuriozitet, mund të të ndihmoj'. Kjo është e gjitha, nuk di si të veproj, si mendoni juve se duhet të bëjmë? A ju intereson si shtet të njiheni me këtë gjë?".
Si reaguat në një situatë të tillë, kur papritur po mësonit një informacion të tillë?
Mua menjëherë më shkoi mendja se flitej për Mehmet Shehun, për të cilin ishte e njohur tashmë akuza për të, se ai kishte qenë agjent, madje jo i një por i disa agjenturave dhe për këtë ishte shpallur armik. Por në një rast të tillë, kur ekzistonte konkretisht një dokument real dhe aq më shumë që ishte në ambasadën e shtetit ku unë shërbeja, më erdhi fare e papritur dhe të them të drejtën u shokova për disa çaste, por që nuk e dhashë veten. E pyeta Farranin se çfarë pune bënte në amabsadën e shtetit të tij amerikani që po servirte një lajm të tillë. Përgjigjja e tij ishte se ai punonte pikërisht në arkivin e ambasadës, madje më tha dhe emrin e mbiemrin, por që mua më kujtohet vetëm emri i tij që quhej Mendes. Mbiemrin nuk e mbaj mend.
Çfarë bëtë në këtë rast?
Unë, si mora një informacion të tillë, sipas detyrës sime ligjore dhe të padiskutueshme, si për çdo veprim që lidhej me probleme sekrete, aq më shumë kur në to përfliteshin emra të shtetarëve të lartë, njoftova menjëherë Ministrinë tonë të Jashtme, madje vetë ministrin Reiz Malile, të cilit i bëra të ditur informacionin e marrë.
Nuk kishit të drejtë të vepronit me iniciativë, për të zbuluar gjithçka, para se të njoftonit Tiranën?
Jua shpjegova pak më lart se ishin rregulla tepër strikte dhe me përgjegjësi të madhe, që në të tilla raste, kur flitej për materiale të rëndësive të këtilla, duhej të njoftoje me patjetër Tiranën. Pra unë nuk kisha të drejtë të bëja zbulime të tilla, të kësaj natyre dhe që lidheshin jashtë profilit të detyrës sime diplomatike, pa marrë aprovim për çdo veprim. Pra, unë pyeta nëse duhej të interesohesha apo jo.
Ja plani i CIA-s për eleminimin e Enverit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Buenos Aires - Argjentinë
Përkthim i teleteksit nr.321-40-60 Nëntor 1975.
Objekti: Për t'uvendosur në biblotekën e ambasadës. Shumë sekret. Vetëm për njohje të zotit Ambasador.
Çështja: Shqipëria.
Në shtatorin që porsa kaloi, u zhvillua në Nju Jork një mbledhje me një mik, të cilin po e quajmë M-008, udhëheqës i qeverisë shqiptare. Me atë u arritën një sërë përfundimesh: M-008 u zotua të marrë pushtetein, të zëvendësojë plotësisht Enver Hoxhën dhe pasuesit e tij. Agjenti ynë ka vetëm një pjesë të pushtetit.
Propozon të veprojë kështu:
Të ftojë për drekë Hoxhën dhe t'i hedhë në pije helm me veprim të vonuar për të shkaktuar vdekjen e tij. Agjenti ynë na tha se kjo është e vetmja rrugë. Për më tepër është e domosdoshme të bëhet sepse Hoxha jeton duke pasur një dashuri të madhe nga masat të njëjtë si ajo e Gandit. Miku ynë, e konsideron plotësisht të mundshme, se do të zgjidhet për të vazhduar Hoxhën dhe me kohë, afërsisht një vit, do të fillojë të zëvendësojë vazhduesit e Hoxhës, duke vendosur në vend të tyre njerëzit e tijë të besuar. Në rast se do të fitojë lëvizja, kemi diskutuar një program minimum, i cili vazhdon si më poshtë:
1. Vendosjen e mardhënieve zyrtare me të gjitha vendet e Perëndimit më të rëndësishme: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Anglinë. Konflikti i arit shqiptar do të zgjidhet nga gjyqi ndërkombëtar i Hagës.
2. Shqipëria do të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare të ekonomisë: Fondit Ndërkombëtarë dhe organeve të tjera të krijuara me këtë qëllim.
3. Të bëjë paqe me fqinjët e tij (Jugosllavinë dhe Greqinë) për të zhdukur me të parën të gjitha kundërshtimet e ardhura nga lufta personale dhe ideologjike e Enver Hoxhës dhe e grupit të tij dhe duke firmosur me të dytën një traktat të paqes, miqësisë e kooperimit që hap nëpër të rastet kufijtë e vendit.
4. Qeveria do të jetë socialiste,nuk do të kthehet në regjimin e pëparshëm. Nuk do të njihen dëmshpërblimet e pronarëve të mëparshëm të tokave, por Shqipëria do të braktisë politikën e saj të izolimit ndërkombëtar.
5. Qeveria e re do të zgjidhet brenda një kohe prej 3/5 vjetësh duke pranuar rilindjen e të gjitha partive politike, në formë të gjerë. Në qoftë se do të dështojë në tentativën e tij e do të zbulohet, agjenti ka kërkuar dhe për këtë është siguruar se do ti jepet strehim politik në SHBA, në mungesë të këtij në ndonjë vend mik. Për këtë ai ka kërkuar dhe është siguruar se do ti jepen 3.000.000 dollarë amerikanë.
Me këtë rast është zotuar të denoncojë të gjithë llojet e krimeve që ai parashikon se do të zhvillohen në Shqipëri nga ana e Hoxhës e vazhduesve të tij.
Po japim një shpjegim mbi agjentin për ta patur në kujtesë në të ardhmen:
Bëhet fjalë për një njeri shumë ambicioz. i tillë është edhe plani i tij. Nuk ka ndryshuar në ideologjinë e tij. Ai vetëm na bashkohet me çështjen e bashkëekzistencës me perëndimin dhe me fqinjët e tij. i kemi sygjeruar, që deri sa të kryhen veprimet të jetë i bindur ndaj Hoxhës dhe vazhduesve të tij. Në rast të kundërt mund të zbulohet. Kjo do të ishte fatale për suksesin e planit. Të gjitha këto duhet të mbahen parasysh, në funksion të suksesit të planit. Duhet të përgatitemi të kemi mardhënie diplomatike të plota. Tema është e një karakteri shumë sekret. Nuk do ti jepet ambasadave të tjera. Ambasadori i Buenos Airesit ( për këtë njoftoheni nëpërmjet këtij) do të jetë i caktuar ambasador në Tiranë në rast suksesi.
Buenos Aires 1960
"Enveri më bëri ambasador pas librit mbi konfliktin në ishujt Malvine"
Para se të emërohej ambasador i Shqipërisë në shtetin e largët të Argjentinës, Pirro Andoni ka qenë në detyrën e shefit të sektorit të jashtëm të Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, i cili ishte në përbërje të aparatit të Ministrisë së Jashtme. Drejtor i këtij instituti në ato vite ka qenë pikërisht Sofokli Lazri, zyra e të cilit ishte në selinë e Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Në institut ai kishte shkuar në vitin 1979, bashkë me shumë kuadro të tjerë, si njohës i mirë i politikës së vendeve në zhvillim, si atyre të Afrikës, Amerikës Latine etj. Deri në atë vit Pirro Andoni kishte qenë për 15 vjet në sektorin e jashtëm të Radio-Tiranës. Atje, si njohës i shkëlqyer i gjuhës spanjolle, kishte mundësuar bërjen e qindra e qindra artikujve dhe komenteve në lidhje me shumë vende të Perëndimit, të cilat udhëheqja e atëhershme i dëgjonte në radio ose i lexonte nëpër faqet e gazetave apo dhe në buletinët e posaçëm që dilnin çdo muaj. Ndërkohë që gjatë 5 vjetëve që shërbeu në institutin më të rëndësishëm politik të shtetit, ku punonte së bashku me Muhamet Kapllanin, Pirro Andoni i pasuroi shumë njohuritë e tij në lidhje me çështjet ndërkombëtare, sidomos për vendet e Perëndimit. Për sa më sipër, pas një pune të gjatë studimore, ai arriti të bënte një libër analitik me karakter diplomatik, që ia kushtonte çështjes më aktuale me karakter ndërkombëtar të asaj kohe, dhe pikërisht konfliktit të armatosur që kishte shpërthyer mes Anglisë dhe Argjentinës për çështjen e ishujve Malvine, të ndodhura në jug të Argjentinës. Në këtë libër ai u jepte të drejtë argjentinasve për vendosjen e kontrollit në ishull, duke aluduar se kishte ikur koha e mbajtjes së zonave koloniale. Një sasi librash të këtillë i mori ambasada jonë në Argjentinë, të cilat i përktheu dhe ua nisi të gjitha institucioneve zyrtare të shtetit të atjeshëm, të cilat kishin shumë nevojë për mbështetje nga jashtë. Por në të njëjtën kohë Shqipëria po përdorte edhe forma për të përfituar kredo politike. Deri në atë periudhë nuk kishte shkruar ndonjë i huaj një libër të posaçëm për çështjen në fjalë, gjë për të cilën Argjentina zyrtare kishte shumë nevojë, kështu që libri i analistit nga Tirana ishte i pari deri në ato momente. Ndaj të shkruarit e një libri të tillë nga një shtetas i huaj i një shteti të largët dhe të vogël siç ishte Shqipëria, bëri përshtypje të madhe në Argjentinë. Detyrimisht atij iu bë një jehonë e jashtëzakonshme në atë vend. Këtë vlerësim që i bëhej nga qarqet e atjeshme zyrtare, udhëheqja jonë komuniste e mësonte nëpërmjet informacionit që i vinte nga burimet e saj diplomatike. Në këto momente, për të ndikuar disi në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, Enver Hoxha propozoi që pikërisht autori i atij libri, që tashmë ishte bërë i famshëm, të shkonte ambasador në Argjentinë.
(vijon nesër)