Kosova fillon me pagimin e borxheve të jashtme në shtator Pas anëtarësimit të Kosovës në dy institucionet shumë të rëndësishme financiare ndërkombëtare siç është anëtarësimi në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore, Kosova merr përsipër edhe obligimet e veta ndërkombëtare, siç është shlyerja e borxhit, të cilin e ka trashëguar nga ish-Jugosllavia. obligime të cilat kanë qenë të investuara në Kosovë në periudhën e viteve 70 dhe 80. Kosova fillon me pagimin e borxheve të jashtme në shtator të këtij viti, bëjnë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave.
mbrapa