Haradinaj vizitoi veriun e Mitrovicës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u shpreh i bindur se "koha e tij për të marrë pushtetin në Kosovë po afrohet.
Haradinaj qëndroi në lagjen e Boshnjakëve në pjesën veriore të Mitrovicës prej nga u bëri thirrje banorëve shqiptarë të veriut që mos ti shesin pronat por të qëndrojnë në atë pjesë pasi siç tha ai po afrohet koha kur do të kujdeset për ta nga pozicioni i kryeministrit. Kreu i AAK-së adresoi kritika për qeverinë Thaçi duke thënë se që nga ardhja e tij në pushtet ka ndodhur degradimi i Kosovës. Vizita e Haradinajt në veri të Mitrovicës bëhet vetëm dy ditë para se atje të mbahen zgjedhjet e Serbisë për komunën paralelel të Mitrovicës. Ai tha se dëshironte të ishte më afër shqiptarëve të veriut para provokimit të radhës që Serbia po e bënë në këtë pjesë. Gjatë qëndrimit në Mitrovicë, kreu i AAK-së ka biseduar për situatën e sigurisë edhe me drejtuesit policisë së Kosovës . Po ashtu në agjendën e tij është edhe një takim me kryetarin e Mitrovicës, Avni Kastrati i cili është nga Partia Demokratike e Kosovës. Të gjitha këto aktivitete Hardinaj tha se janë në kuadër të përgatitjeve që po bëhen për të marrë drejtimin e qeverisë së Kosovës ne zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Lideri i AAK-së i ka quajtur genjeshtra pohimet e djeshme të disa deputetëve të PDK-së se gjoja ai është i lidhur me kontrabandën në veri të Kosovës. Gjendja këtu dëshmon se është e kundërta, pohoi Haradinaj.
Kurze Übersetzung:Ramush Haradinaj hat Nord-Mitrovica 2 tagen vor den illegalen serbischen Wahlen besucht im Teil wo die Bosniaken leben.Dabei hat er die Albaner dazu aufgefordert nicht ihr Eigentum zu verkaufen und wegzuziehen,sondern da zu bleiben,weil wie er meint die Zeit immer näher gekommt ist indem er Premierminister des Kosovo wird.
Ich finds gut,endlich interessiert sich mal jemand für die Albaner in Nordkosovo.