Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Wirtschaft Albaniens - Ekonomia e Shqipërisë - Economy of Albania

  • Ersteller Ersteller Bloody
  • Erstellt am Erstellt am
Erwerb der Interalbanian mit einem Prämienvolumen von zuletzt 6,1 Mio. Euro


Die Vienna Insurance Group (im Bild: CEO Günter Geyer) kauft in Albanien zu: Am 21. Oktober wurde in Tirana der Vertrag über den Erwerb der albanischen Versicherungsgesellschaft Interalbanian SHA (Interalbanian) unterzeichnet, teilt die VIG am Donnerstag mit.

Im Zuge der Transaktion übernimmt die VIG 75% der Anteile plus eine Aktie der Gesellschaft. Die Vienna Insurance Group ist mit der Nichtlebensversicherung Sigma bereits seit dem Jahr 2007 in Albanien aktiv. Durch den Erwerb der Interalbanian erhöht der Konzern seinen Marktanteil auf rund 25% und nimmt den zweiten Marktrang ein. Details zum Kaufpreis werden in der Aussendung nicht genannt.

Die Interalbanian wurde im Jahr 2004 gegründet und ist als Nummer 3 auf dem Nichtlebensversicherungsmarkt vor allem im Segment Kfz-Versicherungsmarkt tätig. Mit einem Gesamtmarktanteil von rund 10% hält die Interalbanian insgesamt die vierte Position auf dem albanischen Markt. Im Geschäftsjahr 2009 betrug das Prämienvolumen rund 6,1 Mio. Euro, das Ergebnis vor Steuern belief sich auf rund 0,6 Mio. Euro. Die Interalbanian unterhält 34 Vertriebsbüros in den grösseren Städten des Landes und beschäftigt 132 Mitarbeiter.




Börse NewsVienna Insurance Group kauft in Albanien zu | boerse-express.com
 
Katari tërheq investimin nga Greqia për në Shqipëri



20katar4.jpg




Athinë, 20 tetor - Katari ka shokuar Greqinë kur ka vendosur të tërheqë një investim prej 1.5 miliardë eurosh për ndërtimin e një termocentrali.

E veçanta e kësaj tërheqje është që qeveria e Katarit do ta dërgojë investimin në Shqipëri, raporton gazeta Start.

Sipas ekspertëve të kompanisë ndërtuese, Shqipëria është një vend më i përshtatshëm, duke qenë më afër Italisë, ndërkohë që tregu italian shihet si tregua më i mirë për eksportin e energjisë.

Ndërtimi i TEC-it do të bëhet në Malin e Robit në Vlorë dhe për këtë studimi i fizibilitetit është i gatshëm nga pala shqiptare, çka për kompaninë është një plus i madh.

Qeveria shqiptare sipas firmës ndërtuese të cituar nga mediat greke, ka krijuar lehtësira dhe hapësira të mëdha për këtë investim.




Katari tërheq investimin nga Greqia për në Shqipëri - Ekonomi - Koha Net
 
Wechselkurse des Albanischen LEK.

€ EUR

138.37
poshte.gif
-0​


$ USD
100.07
lart.gif
0.5


£ GBP
157.41
poshte.gif
-0.9



Quelle:
Banka e Shqiperisë, 22/10/2010
 
Çelet tuneli i dytë, tani lëvizjet lirshëm drejt Kukësit


Që prej ditës së sotme të gjithë udhëtarët në drejtim të Kukësit dhe anasjelltas do të lëvizin lirshëm, pasi është hapur edhe tuneli i dytë i Kalimashit. Ashtu sikurse edhe në dy rastet e tjera, edhe gjatë ditës së sotme është bërë një ceremoni inaugurimi, ku të pranishëm ishin Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha, përkatësisht ministër i Transporteve dhe ministri i Brendshëm.

"Çelja e këtij tuneli do të mundësojë afrimin më të madh të shqiptarëve mes tyre", tha Olldashi. Ministri i Transporteve, shtoi se të tjera investimet në infrastrukturë do të realizohen në veri dhe jug të vendit. "Ndërtimi i kësaj autostrade mundëson edhe një kontroll më të mirë dhe eliminim të rasteve të kundraligjshme dhe ndihmesë më efikase ndaj personave që kërkojnë ndihmën e policisë", tha nga ana e tij Basha.

Tuneli i dytë ka një gjatësi prej mbi 5,6 kilometrash. Edhe ky tunel ka sistemin e kontrollit që përfshin 26 ventilatorë të mëdhenj ajrimi, 71 kamera CCTV, sistemin kundër zjarrit, sistemin telefonik, sistemin e alarmit në rast emergjence etj.




Gazeta Start: Çelet tuneli i dytë, tani lëvizjet lirshëm drejt Kukësit
 
Kabllo me fibra optike nëndetare Shqipëri-Itali


Midis Italisë dhe Shqipërisë do të shtrihet një kabllo me fibra optike që do të kalojë përmes detit. Qeveria ka miratuar mbrëmë vendimin për kalimin në ujërat tona territoriale të kabllos nëndetar ndërkombëtar me fibër optike Bari (Itali) - Gjiri i Lalzit (Shqipëri), projekt i “Balkans-Italy Network”.

Studimi do të kryhet nga shoqëria UNIFI Holdings Inc, e cila më pas do të shtrijë edhe linjën optike. Afati i ndërtimit të kësaj linje nëndetare do të jetë 12 muaj, periudhë e cila nis që nga hyrja në fuqi e vendimit.

Autorizohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave për dhënien e lejeve e të informacioneve përkatëse për pikën hyrëse, në Gjirin e Lalzit, të Kabulit nëndetar ndërkombëtar sipas rregullave në fuqi.

Ndërkohë, ngarkohen ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.




Gazeta Start: Kabllo me fibra optike nëndetare Shqipëri-Itali
 
Autostrada e re Tiranë - Elbasan, starton tenderi për kilometrat e para

Shkruan: Blerina Hoxha
Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka hapur tenderin për ndërtimin e dy kilometrave të para të Autostradës së re Tiranë-Elbasan me një vlerë 12 milionë euro. Në buxhetin 2011 janë programuar 70 milionë euro të tjera. Ja të gjitha detajet e projektit

Një nga projektet infrastrukturore të dekadës, autostrada Tiranë- Elbasan, është futur në proces tenderimi për dy kilometrat e para. Burimet në Ministrinë e Transportit bënë të ditur për MAPO-n se në dispozicion janë 12 milionë euro, të vlefshme për dy kilometra, për të cilat kanë shprehur interes firmat më të mëdha të infrastrukturës rrugore në vend. Të njëjtat burime njoftojnë se, me këtë ecuri, punimet në segmentin e parë të aksit të ri do të nisin në fundin e këtij viti ose në fillim të vitit që vjen. Ndërkohë që në buxhetin e vitit 2011 Ministria e Financave ka akorduar 9 miliardë lekë ose 70 milionë euro për ndërtimin e kësaj vepre, nga më të rëndësishmet në infrastrukturën rrugore, e cilësuar edhe si sfida e mandatit të dytë të qeverisë Berisha.

Të njëjtat burime, sqaruan se duke qenë se autostrada e re do të shtrihet në një pjesë fushore dhe pa ndërlikime, mësohet se prioritet në gara do të kenë firmat shqiptare, përveçse pjesës së tunelit, gjatësia e të cilit është 4.3 kilometër për të dy tubat, e cila do të ndërtohet nga një kompani e huaj. Ndryshe nga rruga e re Durrës-Kukës, e cila kaloi në një proces të gjatë debatesh dhe akuzash në organet e Prokurorisë, për shkak se punimet nisën pa patur një projekt zbatimi, për rrugën e Elbasanit projekti tashmë është gati qysh në fillim të këtij viti. Kostoja e rrugës është 260 milionë euro dhe do të jetë një investim total i buxhetit të shtetit, sqaruan burimet në Ministrinë e Transportit. Më shumë se një e treta e punimeve do të mbulohet me fondet që do të akordojë buxheti i shtetit gjatë 2011-s. Edhe pse ky do të jetë një investim tepër i kushtueshëm i qeverisë, leverdishmëria ekonomike e kësaj rruge për banorët e Tiranës, Elbasanit dhe të zonave ku do të kalojë kjo rrugë, do e justifikojë këtë çmim. Fakti që kjo rrugë do të kalojë në më shumë se gjysmën e sipërfaqes së saj në zonë urbane, do sjellë mundësi për zhvillim aktiviteti për banorët e zonave. Segmenti i parë prej 2,3 km, i cili është përfshirë në tender kalon në zonë urbane, duke qenë kështu një impuls zhvillimi ekonomik për zonën. Autostrada Tiranë - Elbasan, e zgjedhur në trajektoren më të shkurtër të saj, ka një rëndësi kapitale për zhvillimin dhe fuqizimin ekonomik jo vetëm të Elbasanit, por të vendit në tërësi. Kjo autostradë e shndërron Elbasanin në qytetin më të afërt, ose pothuaj në një pjesë integrale të metropolit shqiptar, Tiranës. Kjo autostradë shkurton ose u kursen së paku 40 minuta kohë jo vetëm qytetarëve të Elbasanit, por edhe të gjithë qytetarëve të Shqipërisë juglindore dhe jugore, sepse me ndërtimin e Boshtit të Jugut, segmenti i parë i të cilit është autostrada Tiranë-Elbasan, rruga kryesore drejt kryeqytetit për qytetarët e Sarandës, Konispolit, Delvinës, Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Skraparit, Beratit, Gramshit do të jetë kjo autostradë. Po e tillë do të jetë ajo për Kolonjën, Korçën, Pogradecin, Librazhdin. Projekti për këtë rrugë ka nisur prej më shumë sesa një viti dhe është kryer nga studio italiane “Bonifika”, një ka studiot më të mira të vendit fqinjë.

Autostrada, të dhënat teknike:

Shpejtësia e projektimit është 100-120 km/h
Gjerësia e një vije kalimi është 3.75 m
Gjatësia e rrugës në mbushje 18.5 km
Gjatësia e rrugës në gërmim 17.4 km
Gjatësia totale e viadukteve 4.65 km
Gjatësia totale e tunelit për të dy tubat 4.3 km
Numri i mbikalimeve 7
Numri i nënkalimeve 4
Numri i viadukteve 21
Numri i kryqëzimeve në disnivel 3

http://www.mapo.al/index.php?z=lexo&...ometrat-e-para
 
Freihandelsabkommen mit Albanien tritt in Kraft



Im Handel zwischen der Schweiz und Albanien fallen zahlreiche Schranken weg. Ab dem 1. November treten sowohl ein Freihandelsabkommen der EFTA als auch ein bilaterales Landwirtschaftsabkommen mit dem Balkanstaat in Kraft.

Mit dem Freihandelsabkommen zwischen den EFTA-Staaten und Albanien werden Zölle auf Industrieprodukte sowie auf Fisch und Meeresfrüchte aufgehoben.



Der Wegfall der albanischen Zölle lasse Schweizer Exporteure mit ihren Hauptkonkurrenten aus der EU gleichziehen, hält das Staatssekretariat für Wirtschaft (SECO) fest. Bislang gewährte die Schweiz Albanien wegen dessen Status als Entwicklungsland Zollvorteile, die umgekehrt nicht galten.


Das bilaterale Landwirtschaftsabkommen bringt der Schweiz zudem Zollkonzessionen auf gewisse unverarbeitete Landwirtschaftsprodukte. Unter anderem können künftig mehrere Käsesorten zollfrei nach Albanien eingeführt werden.

Öl und Würste für die Schweiz


Im Gegenzug gewährt die Schweiz präferenziellen Marktzugang für Landwirtschaftsprodukte, die für Albanien von besonderem Interesse sind, namentlich Olivenöl und Trockenwürste. Ansonsten wird der Schweizer Agrarmarkt aber weiterhin durch Zölle geschützt.


Der Handel mit dem Balkanland ist bescheiden. 2009 beliefen sich die Schweizer Ausfuhren auf 39,7 Millionen Franken. Eingeführt wurden Waren im Wert von 1,6 Millionen Franken.




Freihandelsabkommen mit Albanien tritt in Kraft - Schweiz - Tagesschau - Schweizer Fernsehen
 
Russia might include Albania in gas pipeline project that rivals US and EU-backed one

Russia's deputy foreign minister says Moscow might include Albania in the South Stream gas pipeline, which will carry Russian gas to southeastern Europe .

Vladimir Titov says Russia will consider extending the planned pipeline to the small Balkan country, according to an Albanian government statement. Albania is not currently linked to any international gas pipelines.
Titov spoke after talks Friday with Prime Minister Sali Berisha.


South Stream will deal a blow to the rival Nabucco pipeline, which is supported by the U.S. and the European Union.


Austria, Serbia, Hungary, Slovenia, Greece, Italy, Bulgaria and Croatia have signed onto South Stream, which will lead under the Black Sea to Bulgaria. The joint venture between Russia's Gazprom and Italy's Eni will open in 2015.



Russia might include Albania in gas pipeline project that rivals US and EU-backed one - Winnipeg Free Press
 
Albania's Berisha defends waste imports' policies



Prime Minister Sali Berisha is defending the government's controversial new decision to import waste from EU countries for domestic processing and recycling. From a long list of 166 suggested products, the government has accepted only 55 for import, Berisha told a cabinet meeting Thursday (October 21st). Environmentalists and members of the opposition have called for the decision on waste to be annulled. But Berisha says Albania's European integration requires a law on waste, and he urged all parties involved to participate in the process.


Environment Minister Fatmir Mediu says that none of the waste categories is considered dangerous, after criticism from the opposition that the policy opens the door to imports of toxic waste too.


Albania's Berisha defends waste imports' policies (SETimes.com)
 
Meta në Londër: Shqipëria, vendi i mundësive të mëdha


Zv/kryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ilir Meta mori pjesë në sesionin e dytë të Forumit të Investimeve Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri, i cili u zhvillua në Londër. Meta kryesonte delegacionin e Shqipërisë në këtë Forum, në përbërje të së cilit është dhe një grup biznesmenësh shqiptarë që përfaqësojnë rreth 50 kompani të vendit tonë.

Në fjalën e tij, Meta theksoi faktin se ka një interes të veçantë të investitorëve britanikë në Shqipëri dhe u shpreh se klima e biznesit në vendin tonë është atraktive falë reformave që ka ndërmarrë qeveria shqiptare.

“Vetëm në pak vite Shqipëria ka transformuar dhe modernizuar infrastrukturën rrugore nga Veriu në Jug. Vitin e kaluar, ne inauguruam një nga autostradat më të rëndësishme në rajonin e Ballkanit (Durrës-Kukës), e cila nuk do të shërbejë vetëm për të lidhur më shpejt dhe lehtë Shqipërinë me Kosovën, por më e rëndësishmja për të aktivizuar shkëmbimet ekonomike, duke e kthyer Portin e Durrësit në një port të mundshëm rajonal për tregti dhe transportin e mallrave në drejtim të Evropës Perëndimore dhe anasjelltas.” tha gjatë fjalës së tij z. Meta.

Më tej zv.Kryeministri bëri një panoramë të mundësive që ofron Shqipëria për investime në fushën e energjisë së rinovueshme dhe mundësinë e pafund të shfrytëzimit të mineraleve në vendin tonë.

“Unë do të doja ta mbyll fjalën time duke iu drejtuar një apel miqësor, në veçanti për investitorët britanikë, të mendojnë seriozisht për të investuar në Shqipëri, në këtë vend të vogël ku potenciali i tij energjik në energjinë e ripërtëritshme, mundësitë e jashtëzakonshme të saj të turizmit, pasurimin e saj të burimeve natyrore dhe minerale, barrën më të ulët të saj fiskale në kontinent, dhe punës të aftë të të rinjve - të gjitha këto, - unë besoj se krijojnë një natyre të veçantë të tregut të biznesit e gatshme për t'u eksploruar nga secili nga ju”, përfundoi ekspozenë e tij Meta.

Në Forumin e Investimeve Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri morën pjesë anëtarë të kabinetit të qeverive të të dy vendeve, ndërsa të ftuar ishin personalitete të huaj të politikës, të botës së biznesit ndërkombëtar, të institucioneve ndërkombëtare financiare, etj. Gjithashtu në takim kishte përfaqësues të rreth 100 kompanive të huaja të interesuara për investime në fusha të ndryshme të ekonomisë në vendin tonë.

Gjatë zhvillimit të Forumit të Investimeve Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri, Zv. Kryeministri Meta pati një bisedë me Zv. Presidentin e BERZH-it, Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Jan Fisher. Fisher shprehu vlerësimet për performancën e ekonomisë shqiptare dhe mbështetjen e BERZH për investimet në Shqipëri.





Gazeta Start: Meta në Londër: Shqipëria, vendi i mundësive të mëdha
 
Zurück
Oben