CrazyDardanian
Gesperrt
Superstari i Gjermanisë?
Nga Express më 29 prill 2011 në ora 19:55
Ardian Bujupi, 19 vjeç, me prejardhje nga Kosova jeton në Heidelberg të Gjermanisë. Bashkëqytetarët e tij janë absolutisht të entuziazmuar nga talenti i tij si kandidat në spektaklin televiziv gjerman DSDS për Superstar
DW: Ardian, kur ke filluar të këndosh për herë të parë?
Ardian Bujupi: Qysh i vogël kam qenë i lidhur me muzikën, sepse edhe prindërit janë marrë me muzikë dhe në shtëpinë tonë për fat nuk kanë munguar instrumentet e shumta që kanë qenë për mua edhe lojërat më të afërta që kam pasur si fëmijë. Dhe kjo atmosferë më ka bërë që qysh fëmijë të filloja të këndoja. Më pas kam kënduar edhe në shkollë ku edhe kam pasur sukses me këngët që këndoja. Duke parë dëshirën time për të kënduar dhe pasionin e madh pas muzikën, babi më bleu më vonë një studio muzikore në shtëpi. Kjo më ndihmoi që t'i përkushtohesha më shumë muzikës dhe këngës, të praktikoja zërin tim, të dëgjoja më shumë këngë, të ushtroja më shumë.
DW: Si lindi ideja për të konkurruar në spektaklin “Deutschland sucht den Superstar”? Rastësisht apo ishe i bindur që tashmë kishte ardhur koha të provoje aftësitë e tua edhe në këtë fushë?
Ardian Bujupi: Një rol të madh kanë luajtur shokët. Ata më kanë shtyrë më së shumti për këtë. Ata shpesh më thonin: Pse nuk po shkon ta provosh? Ti e ke zërin shumë të mirë, etj. Ata më kishin vlerësuar në shumë koncerte që unë kisha dhënë si dhe nëpër mbrëmjet festive që zhvillonim në shoqëri. Unë aty isha protagonist i muzikës që mbahej në këto raste. Edhe vetë mendova që ta provoja veten duke menduar se është një shans që të jepet dhe ky shans duhet shfrytëzuar.
DW: Me siguri nuk ka qenë e lehtë për të marrë një hap të tillë. Së pari duhej guxim dhe besim në vetvete. A të mjaftonte vetëm kurajoja e shokëve?
Ardian Bujupi: Sigurisht që ishte guxim i madh, por familja ime ishte gjithmonë pas meje dhe më jepte kurajo. Madje ata ishin shumë neutralë, edhe nëse unë do të humbisja qysh në fillim konkurrencën, pra nuk do të klasifikohesha si kandidat i mundshëm për këtë garë. Ata e shihnin si arritje edhe hyrjen në garë, pavarësisht se mund të humbisja qysh në fillim. Dhe ja sot kam arritur në treshen favorite për Superstarin e Gjermanisë….. këtë s’e kisha menduar kurrë. Madje kam menduar se shanset e mia këtu në Gjermani si i huaj janë shumë të vogla për të arritur deri këtu.
Krenar me Kosovën
DW: Por fakti që je nga Kosova duket se të ka ndihmuar, apo jo?
Ardian Bujupi: Po, dhe mund të them që më ka ndihmuar shumë, sepse këtu në Gjermani, në Austri dhe në Zvicër ka shumë shqiptarë dhe jam i bindur që ata më duan dhe me shumë zemër më votojnë përmes telefonave. Unë ndjehem mirë në Gjermani edhe për faktin, sepse vetë gjermanët nuk kanë asgjë kundër shqiptarëve. Unë e ndjej për krenari që jam me origjinë nga Kosova.
DW: Ardian, ju keni një juri që ju ndjek në çdo shou, në çdo këngë, vallëzim, apo në paraqitjen tuaj skenike. Çfarë mendimi keni për vlerësimet e tyre? A janë treguar objektivë ata me prezantimin tuaj deri tani? A ju ka ndihmuar juria?
Ardian Bujupi: Për mua nuk është se ka qenë juria një ndihmë e madhe. Unë mendoj se vlerësimet e tyre janë në një farë mënyre taktike.
DW: Megjithatë, ti je kritikuar dhe ke qenë në rrezik, siç qe rasti para dy javësh, dhe përsëri arrite të fitosh.
Ardian Bujupi: Po, sepse njerëzit që dëgjojnë dhe e shikojnë vetë shfaqjen nuk janë 100% të sigurtë nëse unë jam mirë apo keq në interpretimin e këngës. Juria luan rol patjetër, sepse nëse flet Dieter Bohlen, ata e kanë parasysh që flet mbreti i muzikës këtu në Gjermani dhe kjo bën që ata të influencohen nga kjo. Nëse ai thotë që je keq, atëherë edhe gjysma e popullit mendon njëjtë. Por jo gjithmonë kjo përkon me numrin e telefonatave.
DW: Por kur për ty Dieter Bohlen ka thënë që je keq, a je i vetëdijshëm që vërtet ke qenë keq?
Ardian Bujupi: Jo, kurrë nuk kam qenë ashtu siç ka thënë ai, sepse unë e di që kam dhënë maksimumin për atë këngë. Sigurisht që ka raste që vlerësimi i jurisë përkon me vlerësimin e shikuesve siç ishte rasti para një jave ku të tre anëtarët e jurisë i vlerësuan në maksimum këngët e mia dhe po ashtu numri i teleshikuesve për kandidaturën time ishte aq i madh sa bëri që unë të jem kandidat në gjysmëfinalen e këtij spektakli të madh.
I gatshëm për sfidë
DW: Ardian si e ndjen veten tani përballë dy konkurrentëve të tjerë, Sarah dhe Pietro? Ke besim që mund t'i sfidosh këtë të shtunë (30.04)?
Ardian Bujupi: Të dy janë talentë shumë të mëdhenj, shumë të mirë dhe kjo e bën garën konkurruese edhe më të vështirë. Por kam besim te vetja ime, sepse ky besim më ka bërë që të jem një nga tre kandidatët top të DSDS. Por shpresoj edhe te gjithë shqiptarët që jetojnë në Gjermani, Zvicër dhe Austri. Kam besim se ata do t' më ndihmojnë me telefonatat e tyre.
DW: E gjitha kjo Adrian nuk ka qenë e lehtë për ty dhe për familjen tënde, të afërmit dhe shokët e tu. Jo vetëm stres, por edhe angazhim për të qenë pranë fizikisht dhe moralisht. Ti kujt do t'ia dedikoje këtë arritje deri më tani?
Ardian Bujupi: Të gjithën ia dedikoj prindërve. Ata janë angazhuar shumë, veçanërisht babai që ka qenë edhe kritik në performacën time. Më ka ndjekur me vëmendje dhe më ka tërhequr vëmendjen sa herë që unë nuk kam qenë në nivelin e duhur. Më ka treguar konkretisht kur kam qenë mirë dhe kur keq. Kjo më ka ndihmuar shumë që unë të përmirësohesha vazhdimisht për të arritur maksimumin. Ndërsa mamin do ta veçoja për dashurinë dhe afërsinë e saj, për fjalët e ngrohta dhe të sinqerta që patjetër mua më bëjnë me krahë.
DW: Ju jeni në garë për gjysmëfinale dhe urojmë që të jesh kandidat edhe në finale dhe pse jo edhe Superstari i Gjermanisë. A do të thotë kjo që e ardhmja e Ardianit është arti, muzika? Apo e gjitha kjo do të mbetet thjesht një hobi dhe ti do të vazhdosh studimet dhe do t'i japësh jetës një drejtim tjetër?
Ardian Bujupi: Nëse unë do të isha nesër Superstar, sigurisht që më pas vijnë edhe aktivitetet ekstra për këtë siç është punë me firmat për të bërë një album. Fillimisht do të shoh se ku shkoj me këtë përvojë, pra me muzikën.. sepse muzika është e ardhmja ime, është jeta ime. Unë tërë jetën time kam bërë muzikë dhe nëse tani kam shansin që ta bëj këtë muzikë në mënyrë profesionale, kjo është një arritje shumë e madhe. Të bësh atë që e do me zemër, nuk ka më mirë. Dhe unë për muzikën do të kisha punuar ditë e natë, sepse për mua muzika është në vend të parë. Të fitosh para me muzikë, është fantazi. Unë konkurrova në një moment shumë të përshtatshëm. Sepse gjithmonë kam menduar të kem një bazë arsimi, të mbaroj njëherë gjimnazin e më pas t'i përkushtohem muzikës. Në qoftë se nuk funksion si duhet muzika atëherë do të vazhdoj studimet .
DW: Ti ke kontakte me pjesëtarët e tjerë të familjes në Kosovë dhe me siguri që në këtë kohë ata po të ndjekin, apo jo?
Ardian Bujupi: Çdo verë unë shkoj bashkë me familjen në Kosovë, tek njerëzit e babit në Prishtinë dhe të mamit në Drenicë, pra unë jam gjithmonë aty dhe kemi shumë lidhje të mira si dhe marrëdhënie shumë të ngushta me njerëzit e familjes sonë. Me këtë rast dua të vlerësoj po ashtu shumë të rinj e të reja me origjinë nga Kosova që kanë marrë pjesë në shumë spektakle në Gjermani, sikurse edhe në DSDS ku ka pasur gjithmonë konkurrentë, pavarësisht se ata janë skualifikuar herët. Vlerësoj kurajon e tyre që kanë marrë pjesë në këto gara, sepse vetëm kështu mund të tregojnë talentin e tyre, aftësitë e tyre. Dhe këtë duhet ta bëjë secili këtu në Gjermani apo kudo ku jeton. (Deutche Welle)
Superstari i Gjermanisë? - Roze - Lifestyle - Gazeta Express